15

821 111 125
                                    




Aleks ishte shume prane meje, madje kishte vendosur edhe koken ne shpatullen time. Dritat e rruges qe nderpriteshin teksa makina ecte krijonte nje atmosfere shplodhese.

Brenda kishte rene qetesia, degjoheshin vetem rrotat qe ferkoheshin me rrugen. Nova drejtonte makinen dhe Karter kishte mbeshtetur koken ne sedilje me pamje nga dritarja. Te gjithe paksa te lodhur. Jashte ishte bere nate e plote.

Dicka bie mbi gjoksin tim.

Ishte koka e Aleksit. E kishte zene gjumi valle?

Nuk i bera asgje, e lash ashtu sic ishte dhe i ferkova floket e bute dhe te dendur. Ky veprim me habiti. Dukej kaq i embel... Kaila! Mbaje shofer!

Hoqa doren nga floket e tij dhe dicka tjeter me kapi doren. Ai po gershetonte doren e tij me te timen. Pra ai nuk ishte ne gjume ende?

Nuk e largova. Nuk i hoqa doren. Nuk bera asgje. Po me pelqente casti...


"Kacube ndaloje makinen" ndihet Karter papritur

"Cfare ke rrote? Te vjen per te vjell?"

"Me duket se ata te dy po pallohen aty mbrapa" thote Karter me ze te lodhur e te zvarritur.

Une menjehere largoj doren e tij. 

"Karter ti je me fiksime, ai ia ka fut tulle. Kete gje duhet te besh edhe ti" i jep Nova nje pamje qortuese. "Me qe ra fjala ideja e kujt ishte per klubin?"

"E imja sigurisht" pergjigjet ai plot krenari.

"Po Aleks.."

"Nuk beri gje jo, fatkeqesisht. Ama la ca leke.. ti e di c'dua te them" ai shihte nga dritarja teksa fliste.

Nova nuk foli.

Kaluan edhe disa minuta te tjera por ende nuk mberritem gjekundi.  Mbi vete ndjeja sy. Sikur po me vezhgonin...

Dallova ata sy ekzotik qe ishin ngulur tek une nepermjet pasqyres anesore. Ai mi kishte ngulur syte, po me shihte, ashtu me ate pamje te qete dhe koke mbeshtetur.
Pse nuk me sheh me keta sy gjate gjithe kohes? Pse syte e tij behen si te ndonje grabitqari?

Ula koken per ta hequr mendjen nga ai. Aleks ishte ne gjume tashme, flinte i qete ne gjoksin tim.

"Do ndalojme te kjo kthesa. Kaila zgjoje ate" me thote Nova. "Futi gishtin te veshi se ngrihet direkt"

E shkunda lehte, dhe jo, nuk i futa gje te veshi. Ate e quaj torture.

Aleksi u ngrit por ende nuk e kishte marre veten. Ishte ende paksa  i dehur. E kapa bashke me Noven dhe e ndihmuam te ecte drejt shtepise se tij.

"Jo Karter rri brenda. Ti je dru per vete" ia prish planet ajo teksa ai perpiqej te dilte.

Shtepia ku jetonte ishte e kendshme.
"Ku eshte dhoma e tij?" E pyes

"Ta cojme te dhoma ime. Eshte ajo dera e dyte atje.

"Dhoma jote?" E pyes e habitur.

"Kjo eshte shtepia ime" pergjigjet.

Nuk bera pyetje me.  Ishte e habitshme ne fakt por gjithcka doja ishte te leshonim Aleksin diku dhe te largoheshim.
Tani qe nuk isha me afer tij po ndjeja mungesen e ngrohtesise qe te falte.
E ndihmuam te shtrihej ne shtrat.

LimeWhere stories live. Discover now