24

706 93 62
                                    




"Eja ulemi" me terheq me vete neper ate rremuje.

Sa me thelle futeshim brenda dhomes aq me shume tym thithja. Me ne fund ndalon se me terhequri. Djemt e ulur ne ato divane duhet te ishin patjeter shoket e tij (ishin te gjithe te bukur).

"Hej Karter erdhe me ne fund, zakonisht vjen me heret" foli nje bjond.

Karteri ua ben me dore dhe te dy zem vend ne divanin perballe.

Te gjithe djemt aty me shkelin syrin dhe me japin nje buzeqeshje. Te gjithe duken te embel dhe te sjellshem edhe pse ne dore mbanin birra dhe cigare.

Bjondi qe foli me ve me ne fund re dhe fillon serish:

"Po kjo kush eshte?"

"Quhet Kaila..." pastaj kthehet nga une dhe me buzeqesh "eshte e dashura ime"

"Me ndonje femije ishalla" pastaj merr ne dore disa shishe "Cfare do te pish?"

"Husky" i pergjigjet shkurt Karteri dhe pret shishen ne ajer.

"Vajza?" drejtohet nga une.

"Oh jo per ate asgje per momentin"

Nuk ndihesha aspak rehat. Fyti me acaronte, koka po me dhimbte nga muzika dhe do te doja te largohesha nje ore e m pare.

Keto sjan vende per mua, cfare dreqin kerkoja qe erdha?

"Kaila?" me pyet Karteri.

"Po" mezi them.

"Te dhemb koka?"

"Pak" them me ne fund.

Me ngre nga divani dhe can
permes njerezve.

"Ku po me con Karter?" e pyes.

"Te qetesohesh pak"

"Ku te thash"

"Ne banjo ku tjeter?"

"Oh" gjithcka qe thash. Jo per gje por ai eshte mjeshter per te abuzuar nga caste te tilla.

Me ne fund futemi ne banjo dhe veshet e mi gjejne pak paqe.

"Si rri ketu ti?" i drejtohem teksa shplaj pak fytyren.

"Ne c'menyre?"

"Tym gjithandej, muzika ne qiell, pije alkolike ne cdo cep te dhomes"

Ai ia plas te qeshurit.

"Keto jane festa zemer, thjesht ti nuk ke provuar ende gjithcka." pastaj fut doren ne xhep. "Me beson?"

C'eshte kjo tani?

"Po, pakashum."

"Pakashum?" u hoq i fyer.

"Dua te them ne fillim une mund te beja cdo gje per ty, mund te te besoja verberisht por me vone...ke...ke treguar te kunderten."

"Thithe kete"
Nderkohe ai kishte ndezur nje cigare.

"Ne asnje menyre?" kundershtoj.

"Do te bej me mire me beso. Nuk do ndjesh me shqetesime."

"Karter jo!"

"Karter po. Hajde mos u hiq sikur sdo. Nuk je aspak kurioze se pse te gjithe adoleshentet si ty e kane provuar ate tashme?"

Te them te verteten gjithmon kam dashur ta provoja. Te kuptoja se pse te tjeret nuk hiqnin dot dore prej saj.
Por te ben dem!
Ne djall shkoft cdo gje.

Une jam me Karterin tashme dhe i besoj atij. Skam askend mbi koke!

Miratoj me koke dhe ai zgjat doren drejt gojes sime.
E vendos mes buzeve dhe shikoj nga ai per udhezime.

"Mos me shih ashtu se do ja plas te qeshurit. Ok, thithe pak ne fillim."

Bej si thote ai dhe e thith tymin.

"Tani nxirre"

Shija ishte e tmerrshme por po fillonte te ambjentohej me gojen time. Hera e pare qe provoja dicka te tille dhe nuk ishte keq.
Sa me shume e thithja aq me shume kerkoja dhe aq me shume rritej admirimi ne syte e tij.

* * *

"Mendoj se kjo mjafton" ma merr nga goja edhe pse kishte ngelur ende pak ,e hedh e toke dhe e shkel me kembe.

"Shkojme pijme dicka tani mire?" me fton ai per te dal dhe une miratoj.

Gjate gjithe mbremjes vetem pija lengje qe as ua dija emrin jo me permbajtjen. Nga hici me lindte nje deshire e marre per te levizur per te folur me ze te larte apo per te kercyer si nje foke e vonuar.

Karteri kishte zen rrenje me te tjeret duke pire e duke tymosur disa cigare njeheresh.

I kerkoja shpesh te kercente me mua por ai nuk pranonte. Ama une nje gje qe e dua e dua. Ftova djem te tjere per te kercyer dhe pranuan menjehere si djem te mire qe ishin.

"Kaila eja ketu dhe pi dicka tjeter" therriste me ze te larte Karteri qe nga divani. Mund tia shihja xhelozin ne sy.

I afrohem bukroshit tim dhe shoh qe syte i kishin marre nje ngjyre te pazakonte, te kuqe.  Vras mendjen nese syte e mi kane marre po ate ngjyre pasi me digjnin dhe me mjegullonin pamjen.

Karteri me zgjati nje shishe tjeter.

"Jo nuk dua me" kundershtova "se pastaj sme mbajne me kembet dhe me ze gjumi dhe une sdua te fle, dua te kercej"

Ai e ul ate dhe hap krahet per mua.

"Do kercesh me mua tani?"

"Jo" ma kthen prere.

"Ok" them mes kraheve te tij.


🥔❤️Low key ju pelqen kjo qe lexoni? 🤔
(Mendime te sinqerta only)

Puc puc 😍

LimeWhere stories live. Discover now