23

682 96 62
                                    



"Pse me shikohesh ashtu? Je shume mire keshtu. Nuk eshte vend per fustan atje" me thote per te disaten here ai.

Kisha veshur nje bluze te gjere dhe pantallonat e mia tashme te thata.

"C'lloj feste eshte ajo saktesisht?"e shoh me dyshim.

"Feste jo per vajza si ty" ma pret shkurt.

"Atehere pse po me merr?"

"Sepse ti je prostituta ime" thote dhe qesh por nje jastek i fluturoi mbrapa kokes.

"Nese eshte vertet kjo ajo qe mendon per mua atehere mirupafshim Karter" them e xhindosur.

Por ai me vjen menjehere nga pas dhe me kap krahun.

"Hej po beja shaka dhe ti e di kete" por une e largoja me teper "Eja pra tani, po tallesha"

"Mos guxo me ta permendesh dicka te tille" e paralajmeroj.

"Ne rregull ne rregull. Ta kam thene se sa te shkon kjo bluze?"

"Ciu Ciu!" na nderpret dikush. "Do vini apo..."

"Piter" i hedh Karteri nje veshtrim. "Sa gezohem te te shoh"

"E di qe me ke xhan e di. Nese ju merr malli un do jem jashte duke ju pritur."

Ai mbyll zinxhirin e xhupit dhe ul kapelen edhe me poshte.
Me sheh, me shkel lehte syrin pastaj del.

"Ku e lam Karter?" them me nje ze joshes.

"E lam te pjesa ku thosha sesa fatlum jam qe me erdhe. E sheh ate fshesen atje? Jepi nje te fshire zemer, une po te pres jashte" me puth ne balle dhe del gjithashtu.

Cfare dreqin?
Fakti se jam femer ketu nuk do me bej sherbetore besoj. Gjithsesi perderisa une po qendroj pse mos te bej dicka.

Seriozisht, duhet ta mendoj qendrimin ketu. Kush e di se cpo ben mami tani. A eshte bere vertet merak?

O mjaft ajo vete te largoi Kaila.

Fshij shpejt e shpejt dhe dal jashte.
Nje makine e zeze ishte parkuar ne rruge. Jashte dielli kishte perenduar tashme edhe pse ora ishte vetem 5.

Afrohem per te hapur deren e pasme por nuk hapej.

"Piter dera nuk hapet!" Ankohem nga jashte.

"Karter cohu" urdheron Piteri.

"Cfare?" habitet ai.

"Te thash cohu ki respekt! Kaila eshte vajze dhe duhet te ulet para."

"Ne asnje menyre!" i kthehet Karteri vrazhde. "Le te ulet mbrapa ka plot vend."

"Karter, Kaila do ulet ne fillim keto jane rregullat e makines sime" vazhdon Piteri "Behu nje xhentellmen dhe ofroi vendin tend te dashures."

Ai turfullon. Hap deren
dhe ma ben me shenje qe ti ze vendin.

"Cili ishte plani Piter? Ti merr vajzen, ndez motorrin dhe me le mua ketu ne rruge?"

"Cfare po flet?" Kthejme te dy koken nga mbrapa.

Ai qendronte gjithe inat me duar te kryqezuara perballe deres.

"Dera eshte e bllokuar" thote gjithe inat.

"Oh! Me fal, harrova ta hapja" qesh lehte Piteri.

Smund ta mbaj dhe une te qeshuren teksa ai me ne fund futet brenda ende duke turfulluar

Pas 10 minutash xhiro me makine dhe disa kenge te radios qe i kendova bashke me Piterin me ne fund makina ndalon perballe nje godine te erret.

Nuk mu duk shume festive si godine. Nje zot e di se ca dreqin desha qe pranova.

Nderkohe qe Piteri zbriti une ktheva koken nga sediljet e erreta mbrapa.

"Karter po fle?" pyeta pasi ai nuk u ndje fare gjate rruges dhe ndoshta atmosfera aty e ka vene ne gjume.

"Jo. Dil tani se do zbresim." por ne momentin qe ngrihet Piteri i troket ne xham.

"Bukuroshe e fjetur erdhe midis nesh? Hajde dil nga karroca"

Ky Piteri eshte vertet gallat me Karterin. Duhet te jene shok te vjeter besoj edhe pse Piteri duket te pakten 2 vjet me i madh.

Karteri nuk tha gje por ngrysi vetullat dhe e perqeshi me gjuhe.

"Me qendro afer dhe mos u largo asnje moment prej meje" me drejtohet mua dhe me kap ne bel.
"Sot do te mesoj se cdo te thote te besh vertet qejf. Jo si ato festat idiote te asaj kuckes, Savanes."

Pse duhej patjeter ta permendte. Menjehere me shkoi mendja te Nova. Sonte (ne qofte se kjo gjeja mbaron shpejt) duhet te kujtohem ta telefonoj pak.

Une nuk ja leshoj doren asnje sekonde dhe ngjishem pas tij teksa me con drejt nje rruge mbrapa godines.
Tani njerez po fillonin te dukeshin rreth e qark. Ishte shume erresire megjithate mund te vija re qe mungonin apo nuk ishin shume femra verdalle.

Te gjithe nxirrnin tym nga goja dhe nuk mund te kuptohej nese po tymosnin apo ishte thjesht avulli i gojes nga i ftohti.

Ai me ferkon lehte ne shpatull dhe me fut brenda nje dere. Ne ate moment kujtohem te pyes:
"Ku perfundoi Piteri?"

Ai ose nuk degjoi ose beri sikur nuk degjoj por thjesht me udhehiqte drejt nje korridori.

Muzika buciste.

Tani vajza po beheshin te gjalla. Mund te shihje tek tuk ne korridor, qe te gjitha me sy te kuq.

"Ktu kaloj shumicen e kohes" flet me ne fund. "Ktu vij kur jam i lumtur, kur jam i merzitur apo kur skam ca bej"

Vendi ishte i madh dhe i mbushur me tym.
Po filloja te kollitesha.

"Je mire?" me pyet.

"Thjesht ky tymi" them mes kollitjes.

"Nuk ka gje. Nuk eshte dhe aq keq. Do ta provosh dhe do ta shohesh." thote teksa fytyra i cel nga nje buzeqeshje.

LimeWhere stories live. Discover now