20

785 105 85
                                    


"E di cfare? Une nuk e kuptoj se c'bej ende ketu duke diskutuar me ty!" them e acaruar teksa i kthej shpinen.

"A mund ta ha une pjaten tende me patate?" Nova vazhdonte me te sajen.

Mund te ndjeja qe edhe ai po me shihte i nevrikosur. Ajo me vriste.

Eci sa me shpejt per ta lene pas ate vend.

Doja te ikja sa me shpejt per ne shtepi por ishte goxha larg!
U detyrova te ndaloja dhe te merrja nje urban.

Hipi dhe shoh qe ishte i mbushur deri ne fyt por gjithsesi pranova te ngucesha disi vetem per te arritur lagjen time.

Ajri ishte mbytes. Shoh qe perreth meje kisha shume meshkuj. Dhe tani fillon paranoja ime mbi ngacmimet seksuale ne autobuz.

Disa ndalesa dhe frenime me benin te lekundesha sa andej ketej, te humbja ekuilibrin dhe te mbahesha te dikush aty ngjitur.

Telefonin e kisha fikur por mund ta merrja me mend qe mami do kete marre nja 6 here ne telefon dhe meraku i saj do jete shtuar 10-fish.

Teksa disa blloqe me ndanin nga lagja ime dhe pasi atmosfera po behej edhe me e  sikletshme, nje dore me prek nga mbrapa.

Te lutem jo!

Kthehem per te pare nese ishte bere padashur por ai me kap shpatullat dhe mi kthen atje ku ishin.

Ne kete menyre ai ishte pozicionuar pas meje. Rreth meje njerezit nuk vinin re gje, apo kishte njerez qe shijonin skenen.

Me vinte per te qare, doja te ikja. Nuk mund te flisja, apo te kundershtoja teksa dora e tij udhetonte poshte.

Isha e dobet, gjithmon kam qene e tille. Edhe me Karterin.

Ai me ferkonte te pasmet dhe nenqeshte nga mbrapa.

Sa ndaloi autobuzi une me vrap kerkova te hapej rruga se me duhej te zbrisja patjeter.

Sa dal nga ai ferr filloj dhe mbledh veten. Sdua te shperthej ne lot ketu ne rruge.

Kjo nuk ishte aspak lagja ime por gjithcka qe doja ishte vetem zbrisja.

Filloj e eci ne ate rruge. Disa pika shiu me rane ne fytyre. Perfekt!
Shiun kisha manget.

Filloj te vrapoj si e cmendur per te arritur sa me shpejt ne shtepi.
Dreqi ta haje kete dite! Ah dhe kjo mami!

Shiu filloi me furi dhe une po behesha qull.

Si per inat nje makine me shkon afer dhe me lag me keq.

"Shiko ku shkon idiot" them ne inat e siper.

Mallkoj me veten se si arrita ketu,keshtu...

*    *     *

"Ma jam ne shtepi!" them e ngrysur pasi heq kepucet e bera qull.

"Mjaft te lutem, nuk dua te diskutoj dicka te tille"

Mami degjohej teksa fliste nga lart.

"Jo Simon!"

"Ma?"

Degjohet nje pauze dhe me pas disa hapa qe zbresin.

"Kaila? Erdhe?" me hedh nje veshtrime dhe me pas me bertet " Kam pune me ty zonjushe! Pse u vonove kaq shume? Shiko si je bere! Kujt ia mbylle telefonin atje? Ishe ne lokal! Me ke? Me Karterin? Takohesh ende me te? Kur do zesh mend vajze?"

"Mami mjaft! Isha thjesht me Noven vendosem te hanim dicka"

"Une nuk te dhash leje! Duhet te me njoftoje! Vajze ti nuk do besh me cte te doje qejfi, harroje dicka te tille!"

"Po behesh shume protektive. Edhe sa do vazhdoi kjo gje? Edhe sa do ma kufizosh lirine?"

"Ti kishe menduar me para keto vajze! Degjova edhe nje ze mashkulli per me teper"

"Por mami...Ti e di qe une nuk bej gjera te tilla"

"E ke thyer besimin. Nga ta di une qe nuk hap kembet per ndonje djale tjeter? Ndoshta ia ke marre doren ketyre puneve. Ndoshta me ke shpetuar nga duart qe ne fillim kur une nuk dyshoja tek ty."

"Mami!" i kthehem rende. "Si mund te thuash keshtu!"

"Shko nderrohu! Nuk te shoh dot keshtu. Dhe te pres ne kuzhine." thote teksa largohet.

Une qendroj e ngrire ne prag te deres. Ende duke menduar per ate c'me tha ndizem nga nervat.

Dal me vrap nga shtepia. Me nje mendim te vetem ne mendje 'te mos kthehesha kurre'.

Nga vrapi dhe nga pikat e shiut gjithcka dukej e turbullt.

Eci rrugeve pa e ditur se ku te shkoja. Nuk po arsyetoja aspak.
Oret kalonin teksa vija verdalle. Nuk e dija nese po qaja a jo. Ndihesha e lodhur dhe kisha ftohte.

Dritat e pallateve ishin ndezur dhe rruget ishin te boshatisura.

Vendos te futem ne nje rrugice te ngushte e te erret midis dy pallateve.

Si arriti marredhenia ime me mamane deri ne kete pike? Ne qe ishim te pandashme. Ne qe mbeshtesnim njera tjetren?

Dicka kercet mbrapa meje.

Nje nje dere te pasme te pallatit te parmaku i shkalleve te vogla nje djale po tymoste nje cigare.

"C'ben ketu?" pyet.

"Do largohesha gjithsesi. Ti je i fundit qe doja te takoja"

"Ti je pikerisht ajo qe doja" ma kthen ai. "Eja me mua brenda se po bie shi."

Ky nuk ishte pallati i tij.

Nje ze brenda meje me thoshte
Jo Kaila absutisht jo!
Me Karterin ka marre fund.
Me te ke vetem probleme dhe ti e di cfare tjeter.

Por per momentin pranoj ta ndjek... rruget jane te rrezikshme per nje vajze te vetme...

Ai hedh cigaren tutje dhe buzeqesh teksa me sheh.

"Ke humbur rrugen apo cfare?"

"U zura me mamin." pergjigjem teksa ai hap deren.
Tani qe e mendoj shkaku Karteri ishte.

"Kjo eshte shtepia e nje shoku tim por ai ka dal per momentin, nese po vrisje mendjen."

Teksa me fton brenda me sheh nga koka te kembet.

"Do te te thoja te uleshe por je e tera e lagur. Ben mire te nderohesh, po te sjell dicka."

Brenda ishte goxha ngrohte.

Se cfare kercet ne nje nga dhomat dhe me ne fund ai kthehet me disa rroba ne krahe.

"Vish keto o femije i humbur"

"A mund te..?" perpiqem tia bej te qarte mesazhin.

"Cfare?" hap syte "Nuk ka asgje qe skam pare"

Ishte gabim qe erdha ketu.
Totalisht.


|lots of love and potatoes|❤️🥔

LimeWhere stories live. Discover now