8

810 107 146
                                    

Kaila

Gjithcka qe mbaj mend ishte nje "Mjaft" e imja qe nuk pati asnje vlere.

* * *

Ora duhet te ishte rreth 1. Rruget ishin te qeta dhe te shkretuara. Xhamin e kisha te hapur dhe ne fytyre me binte ajri i fresket i nates.
Po me conte ne shtepi ashtu sic i kerkova dhe nuk ma prishi.

Gjate rruges asnje fjale, nuk kisha guxim as ta shihja ,apo nuk doja?
Dhimbjet nuk me kishin lene, ose me mire me ishin shtuar. Me digjte, gjithcka me digjte si jashte ashtu edhe brenda.

"Arritem" degjova zerin e tij.
Ngrita koken per te pare...shtepine time qe nuk kisha shume ore qe e kisha lene.

Hap deren e makines pa bere zhurme sikur do zgjoja pemet nga gjumi dhe dal.
"Faleminderit" peshperis dhe qendroj aty deri sa makina humbet ne kthese.

Te qendroje aty ne kembe edhe pse per pak ishte sforcim i madh per mua.
Hap deren e shtepise dhe hy brenda pa bere zhurme sepse supozohet te jem duke fjetur nga Nova.

Hena e plote sot (nuk e vura re qe ishte e plote deri tani) ndriconte me shume se kurre. Hoqa kepucet ne korridor dhe pashe veten ne pasqyren ne mur.

Dukesha per faqe te zeze.

Floke te shpupuritur, fytyre e skuqur, shenja ne qafe (Ah po, shenjat).
Dukesha jo e lumtur. Sapo humba virgjerin me djalin e endrrave. Duhet te isha ne qiellin e shtate dhe jo me kete fytyre, me keta lot te thare.
Vertet ishte dashuri? Apo perdhunim? Ti nuk e prisje, ti nuk doje. Ti nuk doje por ne nje fare menyre u dorezove.

Karter u tregua pak i dhunshem, shfaqi nje ane qe nuk ia kisha pare kurre me pare. Nuk ishte djali qe adhuroja ne fillore. Ai qe ishte shembull per te gjithe. Qe sillej mire dhe respektonte cdo kend.

Filloj te kujtoj skenen. Fjalet e tij.
Me quajti kurve dhe pasi mbaroi dhe une qendroja ende e ngrire pa kuptuar se cfare kaloi me tha "Tani thuaju te gjitheve qe e bere me Karter Hening"

Nuk ua vura veshin shume fundja ajo ishte gjeja e fundit qe me shqetesonte.

Kisha nevoje per nje banje dhe te shplodhesha. Mezi ngjis shkallet, plot renkime te mbytura per mos te bere zhurme.

Hyj ne banjo dhe filloj zhvishem. Njollat e kuqe mes kofsheve qendronin ende si prove.

Mbaroj, vesh nje fustan nate dhe katapultohem ne krevat. Vendi me dhemb si dreqi ende, Karter nuk u tregua i bute aspak si here e pare me mua.

Telefoni ndricon.

Plot mesazhe nga njeriu i vitit: Nova.
"Hey amiga e di ti qe druri quhet dru sepse eshte i perbere prej druri? Une sot po e mendoja kete gje dhe kam plot 1 ore"

Nuk ia kisha qejfin Noves tani.
Shkoj te kontaktet dhe marre Karterin ne telefon. Nuk do me zinte gjumi pa folur me te. Doja te flisja deshperimisht mbi gjithcka qe ndodhi sonte.

"Nuk nuk mund te kryeni me telefonata mbi kete numer" gjithcka qe degjoj.

* * *

Karter

Ta marrte e mira! Kaila ishte e virgjer!
Koka po me vjen rrotull, jam konfuz teper konfuz.
Te ishte aq e pafajshme valle? Ta kem pasur gabim per te? Kam njohur plot si ajo, jo ajo shtiret.

Gjithsesi edhe pse ishte bukur aq sa zgjati, duhet ti them mirupafshim asaj. Ate nuk e kam dashur ate thjesht e kam pelqyer per qellimet e mia. Por gjithsesi nata e sotme nuk do me hiqet nga mendja per ca kohe.

Numrin ia bllokova tani me mbetet ti them vetem nja dy fjale neser dhe goca do filloi te sillet mbare.

Ndaloj makinen ne shtepine e Savanes. Festat e saj te cmendura vazhdonin si zakonisht.
Kam nevoje ta gjej ate sa me shpejt. Ne fakte qe ajo qe me gjeti.
"Karter ku ishe? Ne supermarket rruges per ne Narnia?" Dhe qesh si e lajthitur pa asnje arsye. Batuta ishte e tmerrshme me qe ra fjala. Ishte tap dukej.

"Erdha per te te dhene dhuraten"
Ajo qesh dhe ma ben me shenje ta ndjek larte.

Pershendetje njerez te mire ❤️ kesaj here pjesa shkon per arta336 cutegirl28psycho ❤️❤️❤️

5 min heshtje per te gjithe ata qe nuk po duken me ne wattpad. 😂

|Lots of love and potatoes ❤️🥔|

LimeWhere stories live. Discover now