26

650 93 50
                                    



Kaila

Pas gjysem ore perkedheljesh me njeri-tjetrin dalim nga dhoma. Piteri si shpirt qe ishte kishte ndezur oxhakun dhe kishte pergatitur disa buke te thekura.

"Si ja kalove mbreme Kaila?" Me pyet teksa te dy ulemi prane zjarrit.

"U kenaqa por nuk e mora vesh se ku perfundove ti"
Ai qesh. Edhe Karteri me duket se qeshi pak por e mbajti.

"Jam si ninja u largova drejt puneve te mia"
Nuk e zgjas me por marr nje buke te thekur dhe e kafshoj.

Tavolina filoi te dridhej papritur.
Ishte telefoni i Piterit dhe bashke me te u largua ne dhomen tjeter. Papritur u kujtova per telefonin tim, gjithashtu kisha ne plan te merrja Noven ne telefon.

Pyes Karterin dhe ai me thote se eshte ne dhome ngjitur me rrobat e mia. Ai ishte i fikur por kur u ndez u gezova qe kishte ende bateri. Shume telefonata te humbura nga mami dhe disa nga Nova dhe Aleksi madje edhe nga Xhesika.

Duhet te jene bere te gjithe merak. Per ata jam si nje person i humbur tashme.

Vendos te marr Noven menjehere.
Pa rene akoma zilja e dyte nje ze bucet forte.

"O zot Kaila ti je? Normal qe je ti! Ku je o person ne kerkim? O shpirt i humbur?"

"Nova jam mire." Me kishte marre malli per zerin e saj edhe pse 3 dite kam ketu.

"Te ka rrembyer mafia? Punon per FBI-ne?" Nga zeri dukej teper e emocionuar qe po fliste me mua.

"Jam me Karterin pa merak" i them qete.

"Pa merak? Normal, me Karterin flije mendjen, pa merak thua ti. ME KARTERIN ESHTE VETEVRASJE MOJ! Ca ben me ate moj aman, ku te coi zoti."

"Qetesohu Nova ai eshte shume i mire. Po ja kaloj mire me te. Pa me thuaj pak ti tani. Ke folur me mamin tim?"

Papritur zeri i saj ndryshon.

"Kaila mamit tend i ka vajtur tensioni ne qiell. Eshte bere teper merak per ty. Ka 3 dite qe policia te kerkon. Thoshte se ishte faji i saj, se ishte ajo qe te beri te ikje. Shkova te shtepia jote se u bera merak per ty ngaqe sma hapje telefonin kur doja te te flisja per episodin e ri te dragon ball super, dhe takova mamin tend. Ajo qendronte shtrire me duket se ishte semure. Per ta qetesuar i thash qe nuk te kishin rrembyer alienet."

Po filloja te ndihesha keq tani.

"Faleminderit Nova por per momentin mos i thuaj njeriu qe fole me mua sidomos mos i thuaj njeriu qe jam me Karterin."

"Kaila eshte? Eshte me Karterin" degjova nje ze ne anen tjeter te linjes.

"Aleksi eshte ai?" E pyes.

"Emm.. po ai eshte" me thote.

"Ok por mos i thoni gje mamit tim. Do kthehem pa merak por jo tani per momentin."

"O zot filloi!" Se c'po derrdelliste nga ana tjeter ajo "Ah po mirupafshim Kaila, flasim me vone puc"

Mbyll telefonin dhe kthehem ne sallon te Karteri. Qendronte prane zjarrit me nje shishe ne dore.
Sa me shume qe e shihja aq me shtohej deshira te qendroja me te.

"Karter pse po pi?" I prek lehte shpatullen per ti bere me dije prezencen time.

"Asnje shkak." Dhe pi nje gllenke tjeter.

"Mund te bashkohem ?" E pyes. "Te pish dhe te dehesh eshte pak qejf ne fakt"

Ai me zgjat te gjithe shishen. Pija ishte teper e forte per fytin tim ama pasi e gelltisje linte nje shije te mire.

"Khe! Khe!" Ai po kollitej forte pa pushim.

"Karter je mire?" Le shishen menjane dhe i ngre koken.

"Mire jam mire"

"Ajo kolle nuk mu duk e zakonshme" i them gjithe merak.

"Me siguri e kam nga te ftohtet" ma kthen.

"Nuk mu duk ashtu" i them.

Ai hesht per pak pastaj nxjerre nje pako me cigare nga xhepi.

"Me jep edhe nje mua" i kerkoj.

* * *

"Me ke fole?" Me pyet ai teksa nxjerre tym nga goja.

"Nova. Mami im eshte ne merak" veshtrimin e kam te ngulur ne nje cope druri qe po digjej.

"Ndoshta ben mire te kthehesh. Ajo eshte nena jote , te do."

"Une do kthehem...por jo per momentin." Pastaj mbeshtes koken ne shpatullen e tij. "Dua te qendroj edhe pak"

Ai me puth lehte ne qafe me buzet e tij te ngrohta.

E hedh cigaren pothuaj te mbaruar ne zjarr dhe e mbeshtjell te terin me krahe.

Piteri kishte dale keshtu qe ishim vetem ne te dy.

Te gjithe mbremjen e kaluam duke pire pije te tjera alkoolike. Nuk mundja ti perballoja te gjitha ato pije keshtu qe hera heres me vinte per te vjelle. Ne banjo pasi villja shihja veten time ne pasqyre. Cmenduri! Sa kisha ndryshuar...

Ly alllllll! ❤️❤️❤️❤️

Falenderoj pa mase ata qe vazhdojne ta lexojne. E di qe ky nuk eshte nje liber kushedi se cfare, aspak perfekt por eshte thjesht nje shkrim modest nga nje hopeless potato with a dirty mind! 🐣👀

Fundi po vjen niggas 💅🏻

LimeWhere stories live. Discover now