Kapitulli 2

1.2K 78 111
                                    

Vraponte, vraponte sa me shume derisa fryma thuajse iu ndal dhe po ndiente djegje ne stomak. Ndaloi dhe u perkul pak mbi gjunjet, por dhimbja qe ajo ndjente brenda vetes ishte me e madhe se ajo qe po kalonte ne keto momente.

I vetmi person qe iu shfaq para syve kur mbylli syte ishte Krisi, por atje nuk mund te shkonte gjithsesi. Kontrolloi ne xhepat e xhaketes, por celin e saj nuk po e gjente.

"Ta haje dreqi, edhe kjo me duhej tani mua. Si ta marr ate ne cel? Po sikur Albi ti pergjigjet kur ai ti bjere, kush e permban me Krisin pastaj? Po sikur ai...?"

E torturuar nga mendimet , vazhdoi rrugen. Me ne ate vend nuk do shkonte kurrsesi. Edhe pse zemra I dhimbte duhet te pranonte te verteten qe asaj I dhimbte. E dinte se atyre pyetjeve qe ajo I ngrinte vetes kishin pergjigje. Nuk donte te shihte versionin qe mendja e saj i paraqiste, por ate qe ajo donte, deshironte dhe jo ate qe ekzistonte ne te vertete

******

Bipp, bipp, bipp

"Dreqi ta haje, mos me thuaj qe nuk je ne shtepi Xhes. Kam nevoje per ty, nuk kam ku te shkoj tjeter"- fliste dhe qante njekohesisht nderkohe ishte ulur ne pragun e deres

U degjua nji kercitje dere dhe Xhesi u shfaq aty me syte e pergjumur dhe me kostumin e gjumit

"Kush me prish gjumin e bukurise mua eehhh? Alandraaa cfarrr, si je kanditisur keshtu? Futu brenda, do fillojne te flasin komshinjt se kushedi cfare ka ndodhur e do shpikin thashetheme nga me te ndryshme"

Ajo vazhdoi te qante edhe kur nderkohe u ul shume rendshem ne divan

"Cfare ndodhi Alandra, pse je ne kete gjendje?"

Ajo nuk mund te fliste, e dinte qe duhet ta bente, por nuk kishte fuqi as edhe fjalet te lidhte me njera-tjetren per te thene nje fjali. Vetem vazhdoi te qante dhe te perqafonte miken e saj aq forte sic nuk e kishte bere asnjehere

Xhesi e vuri re qe ajo nuk ishte ne gjendje te jepte pergjigje pyetjeve te saj dhe e la me aq. E perqafoi shume forte ate, e kapi per dore dhe e ngriti nga divani. Dhe pse pesha e trupit te saj rendonte mbi kete te fundit qe ishte me e dobet se e para ajo nuk e leshoi dhe u nisen ne drejtim te katit te dyte

"Auççççç eshte shumeeeee I nxehte xhessss"- fliste me ze te ulet, thuajse te mekur per ujin e nxehte me te cilen mikja e saj do ti bente dush

"Ja se e rregulloj une tani ne vend pa merak"- foli me ze ndersa filloi ta zhvishte pak nga pak

"Whattt??? E vogla ime cfare ka ndodhur me ty?- pyeti duke bertitur

"Xhes ai mua me..."- filloi te qante ze

Ne ato momente ajo u tremb, nga buzet e saj u formua vetem pyetja "Kush?"
Alandra nuk mund ti thoshte. Xhesi do ndihej keq. Asnjera nuk e dinte se cfare kishte perjetuar tjetra. Alandra as qe e kishte idene se cfare kishte perjetuar ajo kohet e fundit. Nuk foli, nuk dinte cte nxirrte nga goja, por Xhesi hamendesoi. E perqafoi shume forte miken e saj sikur ti merrte nji pjese te dhimbjes se saj. Duke u laguar ashtu te dyja filluan te qanin. Alandra qe e kishte perjetuar mankthin e saj me te keq dhe Xhesi e cila qante kur shkonte shenjat mavi kudo ne trupin e saj. Ndihej keq si per te dhe per vete...

Pasi i kishte bere nji dush, me e pakta qe mund ta qetsonte pak trupin e saj, i veshi ca nga rrobat e saj dhe e mori serish ne perqafim. Donte  ta pyeste se si ndodhi, ku, kur e gjithe kjo, po pa e vene ne veshtiresi ate qe mezi ishte ne gjendje te fliste

"E di qe kerkon te dish, por nuk mund te mungoja kurresi. Krisi ishte zene me te dhe nuk donte te shkoja atje. Po Krisi zihet dhe grindet me te gjithe njerzit dhe per gjerat me te vogla, une nuk do ndjek hapin e tij. I bie qe nuk do shkoja mire me gjysmen e njerezve nese do I kisha ardhur mbas avazit per cdo gje"- iu pergjigj ajo qe e dinte mjaft mire se cfare po kalonte ne mendjen e saj

"Por kete here duhet ta kishe degjuar"

"Nuk kisha nga ta dija Xhes"- I ra kokes me dore

"Po si ndodhi, si te mori ai?"

"Vija re qe Albi po me hidhte ato shikimet e tij karektistike, nderkohe kishte ne preher nje bionde. Po beja cmos qe ta largoja shikimin e tij nga vetja dhe u afrova te banaku per te pire nji vodka po mendte filluan te me vinin verdalle dhe te gjitha gjerat po me dukeshin mjergull, mbas disa minutash. Mendova se ndoshta e kisha ngaqe nuk kisha ngrene dhe si kushtova shume rendesi. Piva dhe goten e dyte e detyruar nga njera prej shoqeve te Sares. Me vone mu mjegullua gjithcka edhe me shume, po mbahesha te banaku por ndjeva vetem doren e dikujt ne supin tim, nje dore qe me terhoqi ne drejtim te daljes se deres dhe asgje tjeter nuk mbaj mend. Nuk pata force te beja rezistence, gjithcka e shihja mjergull, vetem mbahesha tek ai personi"- ndersa e tha po mundohej te kujtonte me shume nga vetja e saj, por sikur dikush I kishte fshire me qellim qe asaj te mos I ktheheshin me momentet me te rendesishme qe ajo duhet ti kujtonte

"Ai qe te mori ishte Albi?"

"Me siguri qe ai, nuk e mbaj mend mire, por sot krahe tij u zgjova, gjysme e zhveshur. Nuk ka si te shpjegohet ndryshe"- u ul ne dysheme me krahet qe rrethonin gjunjet e saj

"Mos e sforco me veten zemer. Hajde ulu ne karrige te thaj floket"

"Hera ime e pare Xhes, heren e pare nuk e mbaj mend si ndodhi dhe me ke, vetem kur u zgjova pash ate, personin qe nuk e dua, me personin qe... E di cdo te thote kjo per mua"- lotet gjeten fytyren e saj serish dhe shoqja nuk mund te bente asgje tjeter vecse ta perqafonte, pasi dhe fjalet me motivuese nuk do e ndihmonin ne ato momente

"Eshte e nxehte?"- e pyeti nese tharsja I dukej e tille, por me kot. Ajo rrinte ne heshtje dhe nuk ndiente asgje, as me mendje nuk ndodhej aty

"Alandara me degjove se cfare thashe?"- pyeti serish tashme qe gjendej perballe e perkulur para saj me duart ne gjunjet e saj

"Xhes, Krisi dhe prinderit e mi nuk dine gje"- foli ajo per te thyer heshtjen

"Ku e ke telefonin?"

"Une nuk e di, ndoshta mund te jete atje, por nuk dua te shkoj"- ia tha ne forme lutjeje

"Kafsha, do ta vras! Si mundi ai ta bente kete gje?! Po Krisi si do reagoj kur ta mare vesh, aq shenja sa ke ti ai do e kuptoj?"

"Xhes une nuk e diii"- filloi te qante serish

Ajo e mori serish per dore dhe e drejtoi ne dhomen e saj. E shtriu aty dhe e mbuloi me carcafin me te bute, te preferuarin e saj. U shtri prane saj dhe I ledhatonte floket, ndersa ajo kishte perqafuar fort ate dhe qante nen ze. Ashtu me lot ne sy e zuri gjumi

Sapo pa qe miken e saj e kishte zene gjumi, e puthi ne balle, u ngrit ngadale nga shtrati, mori canten, celsat e shtepise dhe makines dhe doli plot furishem dhe me inat, por jo te perplaste deren ashtu si bente zakonisht kur ishte me nerva. E dinte qe do e pesonte nga ai, por nuk logjikoi shume ne ato momente...

Fajiजहाँ कहानियाँ रहती हैं। अभी खोजें