Kapitulli 12

759 54 101
                                    

Te gjithe ishin vene ne gjendje alarmi. Krisi qendronte para deres, ku mjeku po I bente nji vizite asaj, duke bere ecjake tutje tehu pa e pasur aspak mendjen.
Kur ngriti koken vuri re se prinderit e saj qe po pyesnin tek sportelisti dhe me pas u afruan drejt  dhomes, duke u ndeshur balle per balle me te.

Prinderit e Alandres nuk e njihnin Krisin. Ata gjendeshin te tre duke pare njeri- tjetrin si te shushatur. Ndoshta ndonjeri prej tyre do e merrte guximin te fliste, por ishte doktori qe doli nga dhoma dhe beri qe te gjithe te drejtoheshin te ai.

"Doktor si eshte ime bije?"- pyeti me shqetesimin me te madh qe mund ta karakterizonte nji baba

"Tani per tani eshte mire. Nuk duhet te perjetoj emocione te teperta. Ato mund ti bejne dem asaj, si heret e meparshme"

"Cfare do te thote kjo? Nga se vuan vajza ime?"- foli i ati dhe syte I hodhi sa te e shoqja te doktori

"Ju nuk e dinte se vajza juaj ka shqtesime ne zemer?"- pyeti doktori paksa I habitur

"Jo, joo ime bije jo. Nuk dinim asgje prej gjeje doktor"

"E si mund te kurohet kjo?"- qe pyetja kete here e drejtuar nga e ema

"Fatmiresisht nuk eshte dicka shume e rende qe mund te kurohet. Vetem vajza duhet te bej kujdes, asnje ngjarje emocionale nuk duhet te ndikoje per keq te ajo"

"A mund ta shoh time bije?"- qe pyetja ne forme lutje e te atit

"Po sigurish. Po ajo po permendte dike, Albi e kishte emrin me sa duket"

Doktori u kthye me fytyre nga Krisi dhe e pyeti: "Ju jeni Albi?"

Krisi ne ato momente e kishte humbur totalisht. Nuk mund ta preceptonte dot se cfare ishte duke ndodhur. Disa minuta me pare ata ishin bashke, per pak ajo tani do ishte bere e tija, po te mos e kishte ndaluar dhe tani ajo permend emrin e tij. Si te mos mjaftonte kjo duhej te perballej dhe me shikimin qe prinderit e saj po I benin atij. Ai u kthye nga doktori dhe e pyeti I shqetesuar duke e kapur prej jake "Cfare po ndodh me Alandren time? A eshte e vetedijshme ajo?"

Doktori qe si dukej u tremb nga ai, por foli paksa egerisht si per te treguar se ishte I forte. I kapi duart dhe I hoqi me force nga jaka e tij duke I thene: "Me falni zoteri, kjo nuk menyra e duhur per te komunikuar. Nese do te sqarohesh mund ta besh dhe pa dhune"

Ai u perpoq te largohej, por Krisit I kishin hipur nervat e tija dhe zor se I zbrisnin tashme.
"Te bera nji pyetje dhe dua pergjigje tani"- kembengulte me kokefortesi

Doktori donte te zhdukej nga syte kembet ne ato momente nga shikimi I Kris. Por nuk mund ta bent, ai I kishte kapur forte doren e nuk kishte ndermend ta leshonte. Si dukej vete doktorit po I dhimbte pasi dhe ngjyra e saj ishte bere mavi, por nuk e dha veten. Ama vendosi ti fliste me nji ton te bute:
"Deri tani nuk besoj se ka qene e vetedijshme, por pas serumit qe I beme do vij ne vete shume shpejt. Nese doni mund ta shikoni, por mos harroni njeri nga ju te vij pak me vone te flas me mua per tu sqaruar"

Krisi si dukej u qetesua, I rrahu shpatullave doktorit dhe I kerkoi ndjese per veprimin e tij, ndersa babai I Alandres qe sia kishte haberin se cfare ishte duke ndodhur I tha vetem faleminderit doktorit.

Kur doktori u largua, e ema ishte ajo qe nxitoi ta pyeste e para me kuriozitetin me te madh: "Kush je ti,  pse I the vajzes sime Alandra ime?  Me sa di une ime bije nuk ka te dashur, apo e kam une gabim?"

Si duken asaj I pelqeu Krisi, ishte veshur mire dhe dukej qe nuk ishte aspak varfanjak. Te mos flasim pastaj per pamjen e tij qe te merrte me qafe. Per kete arsye u tregua dhe paksa e sjellshme me te, por nga ana e Krisit mori vetem nji shikim qe nuk shprehje asnje lloj emocioni.

FajiWhere stories live. Discover now