Kapitulli 36

714 47 117
                                    

"Sa do qendroj ketu?"

"Sot do qendrosh ketu. Nese nuk ke asnje shqetesim do dalesh neser"

Xhesi rrulli buzet. Nuk I kishte aspak qejf spitalet. Gjithmone I kishte pasur tmerr qe e vogel dhe tani ndodhte e njejta gje.

"Tani une e di qe ti nuk I do spitalet, por duhet te qetesohesh, te mos shqetesosh veten qe te mos kesh komplikime. Eshte ne demin tend zemer, nje dite me shume do qendrosh ketu"- I ceku hunden dhe I buzeqeshi

"Te mos shqetesohem? Me duket pak e veshtire, por do perpiqem qe te mos e bej. Dua te dal sa me shpejt qe ketu. Kur Ana ime te vij nuk dua te me shohi ketu" - foli e entuziazmuar dhe dukej sikur ishte I vetmi gezim me te cilin kapej

Alandra e shihte cuditshem. E dinte qe ajo nuk ishte aq e forte, nuk mund te harronte aq kollaj humbjen e djalit te saj, femijes se saj qe e donte mbi gjithcka. E dinte qe I dhimbte ne shpirt, por nuk donte te mbyllej ne vetvete.
Dikur e kishte bere nje gje te tille. Kur prinderit I vdiqen ajo u mundua te ishte e forte, tregohej qe ishte e pathyeshme dhe ne nji moment dobesie ra keq ne depresion saqe tentoi te vetvriste veten. Alandra nuk mund te besonte se sa ndryshim humori te shpejte pesoi, por gjithcka shpjegohej ne psikologji. Ajo kishte mundur qe gjithcka nga paraqitja e jashme te dukej e forte, kur brenda po thyej pak nga pak derisa arriti ne ate pike qe nuk mund te duronte dot me dhe mendoi se menyra e vetvrasjes ishte e vetmja qe mund ta ndihmonte te shpetonte.

Ajo nuk do lejonte kurre qe shoqja e saj te shkonte serish ne te njejten gjendje si dukur. Duhej te bente dicka qe ajo te vinte ne vete sa me pare.

"Fole me Krisin?"- pyeti ajo sikur ta kishte kuptuar qellimin e saj dhe po e bente te nderronte mendje me fjalet e saj
"Duhet te di se cfare jane duke bere me Anen"- shtoi kur vuri re se ajo akoma e shihte me dyshim

"Kishte mberritur atje, nuk di gje akoma per Anen. Ndoshta do duhen dite, kot ai nuk do qendroj 2 jave atje"- e ngacmonte

"Krisi do e gjej shpejt, jam e sigurt"

"Xhesi eja ne vete"- e kapi prej supesh dhe e shkundi

"Jam ne rregull Alandra. Ti kujton se une do marre ndonje vendim si ne te shkuaren? Kujton se une mund te vetvritem? Gabohesh nuk do ta bej, nuk do ia jap kenaqesine Albit te me shohe me te rrenuar. Ai nuk mund te me shkaterroj jeten qe une vete e ndertoj sipas menyres sime"

"Xhesi sinqerisht je ti qe po I thua keto fjale?"- pyeti me dyshim

"Une jam Alandra. Nese nuk beson, prit te.."- e pickoi per ti treguar se ishte realitet

Alandra qeshi me kete veprim te saj. E shtrengoi forte dhe e puthi. Lotet nuk qendruan dot me ne syte e saj, i la te rridhnin. Nuk ishin lot trishtimi, por gezimi.

"Nuk do jem me Xhesi e meparshme. Nuk do jem me e dobet. Dhimbjen do e kthej ne force. Te premtoj se do jem shume mire. Shko tani me merr nderresat, dua te dal sot dhe do dal"- foli me me vendosshmeri se kurre me pare

"E di qe je shume kokeforte?"

"E di, doktori do me nxjerre me hir ose pahir. Nuk mund te qendroj dy minuta ne kete vend ku mund te infektohem dhe te marre ndonji semundje ne keta shtreter dhe carcafe te papaster"- ndiente neveri kur shihte verdalle e pershkuante cdo gje qe I kapte syri brenda asaj dhome
"Cme sheh? Akoma nuk ke ikur?"- e shihte eger si per tu treguar serioze

"Ika, ika, por do vij shpejt. Nuk do vonohem. Ti do rrish urte dhe nuk do besh asgje pa ardhur une, dakort"

"E cfare mund te bej une me kete fustan te neveritur, e me strecet e gjakosura?"- ngriti duart lart si e pafajshme

Alandra qeshi dhe e perqafoi. Dera sapo u hap dhe doktori u fut ne dhome.

"Bella qenke zgjuar? Shoqja jote ngriti ne kembe spitalin per ty, duhet te jesh krenare per te"- buzeqeshi dhe shikimin e hodhi nga ajo

FajiWhere stories live. Discover now