Kapitulli 61

679 50 75
                                    

Pas 5 vitesh

Bente levizje kudo ne koridor vetem me shkakun qe te futej ne dhomen e tij, por nguronte. E dinte se ai per aq kohe nuk I kishte bere bisht pergjegjesive te tij, por serish nuk e detyronte. Ishte 5 vjetori I vdekjes se Krisit. Te gjithe duhet te shkonin ne varreza, madje dhe Andrea I vogel e kishte kerkuar kete gje.

Mori fryme thelle para se te hynte brenda. Pamja qe syte e saj pane nuk e shokoi aspak. I shkoi prane krevatit. Shishja e alkoolit dhe qeska e bardhe e barit qe kishte perdorur naten e kaluar kishin ngelur akoma mbi komo. I dha nje shikim trupit te tij thuasje te zhveshur qe qendronte me syte mbyllur. Nuk mund ta besonte se ne cfare gjendje kishte perfunduar ai. Te ishte bere perdorues I gjithckaje, ndoshta ishte penduar per cdo pergjegjesi qe kishte marre mbi supe. I ktheu shpinen per tu larguar pa e lajmeruar. Fundja ai e dinte se te nesermen ishte pervjetori I Krisit dhe kishte pire e droguar per te mos qene me to ate dite.

Dora e tij shtrengoi te sajen. Ajo ktheu koken per te pare ate. Ai e perplasi aty ne krevat qe te ulej. Kembet nuk I komandoi dot, iu binden forces qe ai ushtroi.
Fytyra e tij gjendej shume prane te sajes. Syte ndesheshin dhe kuptoheshin me njeri- tjetrin, por kohet e fundit Alandra nuk po arrinte te njihte njeriun qe kishte perballe, ai qe tashme ishte burri I saj, i kishte dhene atesine djalit te saj.

"Me lesho, shiko si te jane bere syte"- kerkoi duke e pare me inat

"Jo nuk dua te leshoj. Ti e ke vendin ketu, me mua po nuk je"- u afrua akoma me afer saj

"Martesa jone eshte vetem nje kontrate me leter. Ti nuk je burri im, ti e di shume mire kete gje"- iu hakerrye

"Me fal"- I kerkoi, e leshoi dhe u ngrit nga ajo

U be gati te fliste, por hyrja e furishme e Andreas ia ndaloi mendimin.

"Babi sot do shkojme te Krisi, pastaj do shkojme te hame ato gjerat e mira qe ti me ke premtuar"- iu hodh ne qafe me kembet qe rrethoi belin e tij

"Patjeter kampion si urdheron"- e perqafoi fort

"Behu gati se une e mami jemi gati. Sot do I kerkoj babi Krisit te me plotesoje nje deshire"- perplaste duart djali 5 vjecar sikur te ishte I bindur se ai do ia realizonte

"Cfare eshte kjo?"

"Eshte sekret"- tundte koken ne shenje mohimi per te treguar

Albi ngriti vetullen sikur ti thoshte duhet tia tregonte menjihere.

"Dua nje moter ose nje vella. Te tere I kane te kopshti, vetem une jo"- rrudhte buzet e pupulitur syte

Alandres I ngeci pershtyma ne fyt. Nuk e priti kete kerkese. Martesa e saj ishte vetem nje kontrate 5- vjecare qe shume shpejt do te mbaronte brenda disa javeve.

"E dua, e dua madje qe tani"- kembengulte ai

"Bebi nuk eshte dicka qe del ne moment, kerkon pune"- foli Albi qe kerkoi te gjente syte e Alandres qe e shihte e habitur

"Babi sheqer eshte ai? Ta provoj pak? Une e dua shume dhe kosin me sheqer e ha"- lepiu buzet dhe u nis drejt komedines

Albi e terhoqi menjihere.
"Jo bir nuk eshte sheqer. Ato jane ilacet e mia. Ty te bejne dem"

"Aa mire, po I them Anes te me marr kosin te frigoriferi se une se kap dot, sheqerin ia hedh vete"- zbardhi dhembet dhe u largua me vrap

Shikimet e tyre u ndeshen. Acarimi ne shikimin qe ajo po I jepte ishte shume i dukshem.

"Alandra"- e thirri

"Mos me prek Albi, mos guxo. Se ke idene sa jam penduar qe jam martuar me ty. I premtove Krisit se do kujdeseshe per ne, kurse ti fillove te perdoresh drog edhe ne shtepi, po sikur djali ta provoj ndonje dite? A je ne vete Albi? Ku shkuan pergjegjesite e tua, ku dreqin, pse je bere perdorues I te gjithave llojeve te drograve?"- e gjuajti ne kraharor me syte qe I xixellonin xixa nga inati

FajiWhere stories live. Discover now