Kapitulli 32

677 47 76
                                    

"Leo cfare ndodhi?"- pyeti sapo pa silueten e tij qe bente ecakje neper koridorin e spitalit

"Xhesi po te kerkon. Eshte brenda"- beri me dore ne njeren nga dhomat dhe ajo nxitoi ta hapte ate pa pritur asnje sekonde me shume

Vuri re se ajo gjendej e shtrire ne njerin nga krevatet e asaj dhome ku ndodhej dhe nji krevat tjeter, por gjendej bosh.
Kujtoi se nuk e degjoi kercitjen e deres, per kete arsye ia afrua me hapa te shpejte.

"Xhesi"- I peshperiti, por nga ajo nuk mori asnje reagim

U ul prane saj dhe largoi disa fije floku nga fytyra e saj qe po I zinin faqen duke I vendosur mbas veshit. Teksa I perkedhelte faqen ndjeu se gishtat iu lagen. Ishin lote te hidhura qe jeta te ben ti ndjesh dalengadale me kalimin e viteve... Lote te cilat nuk ishin shkaktuar nga dicka momentale qe do kalonte se shpejti, por nga dicka qe do linte shenje ne jeten e saj

Me veshtrimin e ngulur ne xham shihte pamjen jashte teksa syte lotonin pa pushim...
"Dielli ka filluar te perendoj jashte per te rilindur neser serish, kurse dielli im perendoi per te mos lindur me"- ktheu koken nga Alandra e cila e shihte me syte e perlotur dhe kishte kuptuar gjithcka
"Ishte djal Alandra, i vetmi mashkull i cili mungonte ne familjen time. Do ishte vellai qe gjithmone me ka munguar dhe biri im qe do ta doja, do ta mbroja me gjithe forcat e mia nga egersia e kesaj bote..."- mundohej te tregohej e forte, por zeri e tradhetonte

Nuk mundi te rezistonte dot me gjate me ate karakterin e saj te forte nga paraqitja e jashme kur brenda ishte thyer dhe ishte bere copa copa... Rrethoi krahet ne qafen e shoqes dhe qante ne supin e saj.

Qante dhe Alandra bashke me te, ndoshta dhimbjen e humbjes e femijes nuk e kuptonte, por e dinte se te ishte nene e te kujdeseshe per femijen tend do duhej te ndjeje dashuri nga shpirti. Te dije ta tregoje ne menyre qe ta mbushje me gezim cdo dite te jetes se tij dhe cdo buzeqeshje e krijuar ne fytyren e tij te mbushte cdo pjese boshe, te bente te harroje cdo vuajtje dhe hidherim qe ke kaluar sepse jeta ka plot te tilla.

Xhesi dinte te mbronte Anen, dinte ta donte dhe te jepte jeten per motren e saj sikur te ishte femija e vet. Madje ate femijen e vet do e donte akoma me teper. Do e ruante, do kujdeseshe per te si syte e ballit jo vetem 9- muajt qe do e mbante nen barkun e saj, por edhe kur ai femije te dilte dhe te perballej me boten. Xhesi do ishte nje nene e mrekullueshme dhe perfekte sipas mendjes se Alandres, qe nuk I ngjante aspak nenes se saj Gracieles e cila vetem perfitonte nga ajo. Xhesi do e donte me gjithe zemer, madje e donte akoma dhe pse e kishte humbur.

"Do kete drite per mua me huh?"- pyeste tashme qe kishte rene ne pesimizem dhe ne deshperim te thelle

"Do kete"

"Ne c'menyre, kur?"

"Ne momentin kur jeta te perballe me dike qe do te doje me shume se gjithcka, ne momentin kur ai do lere gjithcka per ty, do rend pas teje duke shperfillur cdo pune qe mund te kete"- mori fryme thelle nga fjalet e thena me nji fryme
"Bota ne disa raste mund te behet bardhe e zi. Mund te kaloje kohe, por nje dite do te largohet. Do ja lere vendin asaj me ngjyra serish"- shtoi teksa e mori ne perqafim dhe e shtrengonte forte

"Nuk mund te ndodhe. Nuk mund te perjetoje robi ato ndjenja, emocione si shtatzenine e pare. Une kam humbur me kohe Alandra, nuk kam fituar asnje beteje. Ama kete here jeta ma vertetoi serish se une kam lindur te jem humbese, nuk do mundem kurre te ngre nje kupe te vetme. Pse femija ime, pse pikerisht engjelli im Alandra? Pse dreqin u largua dhe shpresa ime e fundit per te me mbajtur gjalle?"- I binte kokes me pellembet e duarve dhe te qarat e saj me ze te ulet mund te degjoheshin ne tere dhomen

Alandra trishtohej teksa e shihte shoqen e saj, miken e saj, motren e saj te vetme te vuante aq shume e te perfundonte deri ne ate pike. Sa donte ti jepte te gjithe lumturine qe ajo kishte gjate gjithe kesaj kohe, sa donte ta shihte ate ashtu si ishte dikur. I mungonte ajo vajza energjike, e shkathet, qe e ndertonte jeten sipas rregullave te veta, nuk varej nga asgje dhe nuk binte kurre ne deshperim e pesimizem. Tani kishte pikerisht te kundertin e karakterit qe kishte ne fillim, nuk I ngjasonte aspak me vajzen e dikurshme.

FajiWhere stories live. Discover now