Kapitulli 42

639 45 112
                                    

"Sic e pe edhe vete ajo ka humbur kujtesen. Nuk kujton asgje, mendja e saj eshte stopuar, nuk di asgje per te shkuaren, nuk jeton as te tashmen. Nikolas eshte djali juaj, I vetmi me te cilin eshte lidhur dhe ndoshta e mban gjalle. Arrin te kujtoje fragmente nga nje kohe shume e larget, me pas nuk mundet dot. Ti je ura e vetme lidhese qe mund te na ndihmosh"

"Pse nuk me ke treguar me pare qe ajo ka qene gjalle?"- e pyeti I revoltuar dhe I acaruar

"Mos me fol me ate gjuhe, mos harro qe njerezit e tu jane ne doren time dhe me nje fjale timen jeta e tyre mbaron ashtu si jeta e Antonios"- e kapi prej nofullash dhe Ia anoi koken

Kris e pa akoma me I acaruar nderkohe shtrengonte nofullat nga inati qe jeta e te njerezve te tij kishin mbetur ne doren e atij ukrahinasi te qelbur.

"Athere ajo qe dua prej teje eshte qe asaj ti kthehet kujtesa. Dua te kujtoj pak nga pak, por me nje kusht. Dua qe gjithcka te ndodh ketu ne pranine time dhe ti te mos e nxitesh kunder meje"- shtoi pa pritur nje reagim nga ai

"Nuk cuditem aspak. E dija qe pas kesaj fshihej dicka"

"Qepe dhe degjo"- bertiti me ton kercenues drejt tij, por qe ai nuk trembej aspak nga sjellje

"Cfare ka ndodhur?"- kerkoi me kureshtje

"Po ben nje vit qe kur eshte zgjuar nga koma. Si fillim as mua, as te birin asnje nuk mbante mend. Ajo qe me shqeteson eshte se ka kaluar kohe e gjate dhe ajo akoma nuk kujton asgje. Tani eshte koha e duhur te nderhyjme, per ti kthyer kujtesen. Kujtuam mos ishte humbje kujtese e perkohshme, por jo. Nuk mund dot ta pranoj se mund te jete e perhershme"

"Pse nuk ke me lajmeruar me pare? Une duhet ta dija qe ne fillim, mund ta kisha ndihmuar me kohe"

"Ti kujton se une kisha nevoje per ndihmen tende. Nuk dua asgje prej teje, skam dashur asnjihere. Me beso se po te ishte mire as nuk do te njoftoja se ishte gjalle. Do mundohesha ta mbaja sa me larg teje, qe per pak desh vdiq"- I ngriti zerin dhe pse Kris e kishte shume seriozisht kur I tha qe mund ta ndihmonte.

"Larisa ka qene ime shoqe. Kisha pergjegjesi per te. Me ke mohuar nje jete te tere dhe se ke idene sa te urrej. Je njeriu me I neveritur qe kam njohur. Mos kujto se kjo do ndikoje ne armiqesine tone"- percmimi qe ndinte brenda vetes ishte shume here me I madh se sa fjalet e thena

"Kujt i plasi se cfare ndien ti"- ia ktheu me inat

Nofullat e Krisit u shtrenguan. Damari ne qafe u be I dukshem, por acarimin qe po ndiente nuk mundi dot ta shpehte me fjale per shkak se Igor vazhdoi te fliste serish.

"Dua vetem qe ajo te vije ne vete. As nuk mban mend se ishte ajo pak jave me pare qe kerkoi te te takonte, kurse tani as nuk te njohu... Armiqesia jone do vazhdoj serish, vetem se per momentin qendroj ne qetesi per shkak te Larises. Nuk do vras asnje njeri, nuk kam kete qellim"

"Por e bere. Vrave Antonion dhe Aron nuk do fale kurre sa te kete jete. Jo vetem ate qe njihte si baba, por edhe vete nenen e tij e vrave prara syve te tij. As kete nuk do ta fale kurre"

Igor e pa me inat. E dinte se ishte I keq, por nuk I pelqente kur te tjeret ia vinin ne dukje dhe mbi te gjitha te humbte dicka per te cilen kishte luftuar prej aq kohesh. Ai donte ta kishte afer te birin, por nuk dinte si te sillej me te. Zemra e tij ndiente dashuri, por nuk dinte si ta shprehte kete gje.

"Po Ana ku ndodhet dua ta shoh"- kerkoi Kris qe po vriste mendjen pse nuk po e shihte.

"Larisa do jete bashke me ta"- foli qete teksa ndeshej me syte e tij

U degjua nje e trokitur ne dere dhe pasi Igor I dha leje te hynte u shfaq nje cunak I ri u cili foli me krenari sikur te kishte bere gjene me te mrekullueshme ne bote:
"Shef sapo u kapen edhe grupi I vendosur jashte vile. Eshte dhe Oleg bashke me ta. Cfare duhet te bejme?"

FajiWhere stories live. Discover now