Kapitulli 13

774 60 74
                                    

"Dua te flas pak disa minuta me Albin dhe Krisin. Ka mundesi te ma plotesoni kete?"- qe pyetja qe Krisin madje dhe  vete Albin I habiti jashte mase

"Patjeter bija ime"- tha I ati ndersa vendosi doren e tij ne koken e saj

Krisi I hodhi nji shikim Alandres sikur ti thoshte se pse po e kerkonte dhe ate te qendronte aty, por nga ajo mori vetem nje pupulitje sysh dhe asgje me teper.
Albi nga ana tjeter donte ti bente presion asaj me pretekstin se ishte I pari ne jeten e saj si qellim te afrohej me shume me te. Por, nese Krisi e merrte vesh, gjithcka do dilte jashte kontrollit. Prandaj nxitoi per te thene se kishte pune dhe te dilte menjihere nga dhoma.

Para se te largohej u ndesh me shikimin e saj, qendroi pak sekonda ne ate vend ku ishte pa levizur fare, derisa me nofullat shtrenguar nxitoi hapat drejt daljes. Ne momentin kur ai hapi deren me vrull dhe do dilte jashte degjoi zerin e saj teksa i thirri qe te ndalonte.

U kthye nga ajo dhe vuri re shqetesim ne syte e saj, por per te mos dhene veten e per te mos ulur autoritetin ngriti nje vetull sikur ti kerkonte llogari per ate çka ajo e ndaloi.

"Kam dicka mjaft te rendesishme per te biseduar me ju te dy"- qe e folura e saj me syte qe I mbante te fiksuara ne te tijat

"Shume mire ather, bisedim te mbare me Krisin"- e priste kete fjalim nga ajo, por nuk mund te qendronte aty e ti dilte sekreti I qellimit te tij. Perplasi deren me force dhe u largua.

I ati ktheu syte nga e bija, kurse e ema shihte Krisin qe me sa dukej I pelqeu me shume se Albi dhe shihte te bijen me dyshim se cfare ishte duke ndodhur.

I ati u nis ti thoshte dicka Alandres, por ajo ia preu shkurt duke I thene se do te flisnin me vone. Para se te ikte prinderit e perqafuan, gjithashtu edhe Xhesi, por e ema ndersa e beri ate veprim I peshperiti ne vesh dicka ne vesh:
"Mos kujto se po fiton gje po te kesh ne krah ate Albin, eshte me se e dukshme qe nuk krahasohet me kete Krisin. Kshu me duket se e ka emrin..."

Alandra nuk donte qe ajo te vazhdonte te fliste me, por e kapi prej krahu dhe e vendosi me fytyre nga vetja e saj duke I thene:
"Mos u bej merak, do kujdesem shume mire per veten, Mami"

Fjalen e fundit e tha me ironi, por kete e ema e shpefilli duke folur serish:
"Skam pike dyshimi qe kujdesesh mire, por mos harro nji veprim dhe gjithcka qe mund te kesh arritur deri tani kthehet permbys"

Eci drejt te shoqit dhe e kapi ate prej krahu, por para se te dilte nga dera ia beri asaj me shenje qe ti therriste mendjes, duke vendosur gishin kokes, kurse Alandra rrotulloi syte si e bezdisur qe ishte nga ajo.

Ne momentin kur ktheu syte per te pare Krisin vuri re se ai gjendej ne ane te saj. Kur u ndesh me shikimin e tij pa lendim ne ata dy sy kaf si geshtenje. Por ishte I vetmi qe nuk u largua nga aty. Donte te degjonte ate çka ajo do thoshte. U ul ne karrigen qe ishte vendosur ngjitur me krevatin e saj dhe I kapi doren per t'ia puthur.

Ajo e shihte me syte e saj te medhenj dhe nuk duroi dot me, e puthi e filloi te qante ne supin e tij.
"Cfare ka ndodhur Alandra, pse qan jeta ime?"- e pyeti I shqetesuar

"Dua te te them dicka, por nuk e di se si sinqerisht"- mezi degjohej kur fliste ngaqe qante

"Vetem me thuaj, nuk te shoh dot ne kete menyre. Ke jave te tera qe rri kaq e merzitur dhe e ke humbur fare. Sot po ashtu reagove, te rane te fiket. Cfare te shqeteson aq shume, pse nuk me ke treguar se ke shqetesime ne zemer"

"Nuk ishte dicka aq e rendesishme sa te tregoja, jane vetem shqetesime, jo semundje"- ia ktheu dhe e perqafoi

Duke mos dashur qe ajo te zgjatej, ai u ul ne shtratin e saj duke e perqafuar. Ajo u spostua dhe ia bera me shenje qe te shtrihej aty. Ai ate beri, u shtri dhe e mori serish ne perqafim. Asnjeri prej tyre nuk fliste, ne ate dhome spitali nuk degjohej asgje tjeter perveçese rrahjeve te forta te zemres se te dyve qe ndienin trupat ngjitur me te njeri- tjetrin.

FajiWhere stories live. Discover now