Kapitulli 19

691 60 52
                                    

Gjate gjithe rruges brenda makines mendonte per te gjitha menyrat e sjelljeve te saj, duke filluar qe nga hyrja e deri tek mendimet me perverse. Imagjinata e saj kishte filluar te shkonte aq larg saqe kur i vinin ca mendime nga me perverse te mundshme qeshte me vete, sikur te ishte e cmendur. Te gjitha keto mendime ia nxisnin akoma me teper muzika eksituese qe ajo kishte vene ne sfond.
Kur mberriti dhe ndaloi makinen, zbriti me nxitim nga ajo. Me shpejtesi marramendese kishte filluar te rrihte zemra e saj qe dukej sikur kishte dale jashte rrahjeve normale si zakonisht.

Para se ti binte deres mori fryme thelle duke mbyllur syte. U kujtua qe duhej t'ia bente surprize, prandaj nuk I ra ziles se deres. Hapi canten dhe nxorri prej aty celesin e saj te shtepise. E quante shtepine te saj, sepse dhe i zoti i shtepise ishte I saji. Ashtu si ndiente ajo per te, besonte se dhe ai ndiente per te po ne te njejten menyre.

Dera u hap me nje rrotullim te celesit. Hodhi hapat e para, por degjoi disa zera. Eci me ngadale me qellim qe takat e saj te mos benin zhurme. Kur arriti te koridori I dhomes se ndenjes dalloi Krisin dhe shoqen e saj me te mire, Xhesin.

Si fillim u shtang, nuk e priste dicka te tille. Per cfare arsye mund te vinte Xhesi ne shtepine e Krisit dhe mbi te gjitha ne ate ore te vone te nates, ku thuajse po shkonte 23:30. Nuk e lejoi mendjen e saj qe te fillonte e te fantazonte, prandaj me hapa te shpejte nxitoi per te muri I kuzhines qe ishte ne anen e majte ku ajo po qendronte ne ato momente. Aty ku u vendos arrinte ti degjonte ata mjaft mire. U ul ne toke mbeshtetur te muri dhe me koken paksa te dale. Degjonte dhe shikonte ne te njejten kohe plot kureshtje, por frika e kishte kaptuar te gjithen.

"Mos u bej merak, une do jem gjithmone me ty"- foli Krisi qe gjendej perballe Xhesit

"E sigurt qe do me qendrosh prane gjithmone? Kam filluar te kem frike, po sikur ai te me zbuloje?"- fliste e shqetesuar

Krisi nga ana tjeter kapi duart e saja, I puthiti me te tijat ndersa I fliste qetesisht: "Gjithmone, ne jemi dy ne kete mision dhe nuk do lejoj asgje qe te me ndaloje. Ti e di arsyen pse po largohem kete here. Ki besim te une, do ia dalim mbane"

Ndersa e tha kete I dha nji perqafim te ngrohte asaj, duke e puthur ne te dyja faqet. Ajo zhyti koken ne kraharorin e tij dhe filloi te qante.

"Nuk duhet te qash. Je femra me e forte qe kam pare ndonjihere. Jo te gjitha arrijne te shtiren aq mire sa ti"- I foli ngrohte duke fshire me gishtat e tij lotet e saj dhe e perqafoi serish

Zemra e Alandres ne ato momente ishte cakorduar, lotet digjnin syte dhe rridhnin neper fytyren e saj. Kishte ndier xhelozi per Xhesin. Nuk donte ta besonte, por mendja e saj vazhdonte te krijonte iluzione. Nuk mund ta preceptonte se cfare ishte duke ndodhur. A mund te ishte ne gjendje shoqja e saj te arrinte te vidhte zemren e djalit qe ajo dashuronte ashtu si vete ajo kishte arritur te merrte padashje zemren e Albit, djalit qe shoqja e saj dashuronte? Duke menduar gjera te tilla me koken e mbeshtetur ne mur, hapi syte qe i kishte te mbyllura deri tani dhe nxorri serish koken per te pare se cfare po ndodhte.

Tashme Krisi e leshoi nga perqafimi dhe I foli: "Jepi forca vetes Xhesi, mua do me kesh gjithmone mbas vetes. Ik tani qetesohu dhe vazhdo te aktrosh per pak kohe. Para se te nisem neser do te te telefonoj"

Ajo u nis te ikte dhe Krisi po e percillte. Njeren dore e mbante te supet e saja dhe tjetren te lire. Kaluan te kembet e saja, por ate nuk e vune re. Para se te dilte Xhesi e perqafoi dhe I la nji puthje ne faqe duke I thene:
"Faleminderit qe ekziston, qe po me ndihmon kaq shume. Do ta di per nder dhe di une menyren se si ta shperblej"- kur foli fjaline e fundit I ra lehtas ne shpatull dhe I shkeli syrin. Kjo shkaktoi nji buzeqeshje ne fytyren e Krisit.

"Faleminderit Xhes, e kisha te nevojshme te bisedoja me ty para se te veproja"- foli para se te mbyllte deren, ndersa ajo ishte larguar dhe me siguri qe nuk e kishte degjuar fjalen e fundit te tij

FajiWhere stories live. Discover now