Kapitulli 7

856 65 108
                                    

Vraponte neper shkalle me lot ne sy, por per nji moment ndaloi. U ul diku aty pa e vrare aspak mendjen se k. Me duart e vena ne fytyre e syte e mbyllur forte kujtonte kohet e shkuara. I kalonin para syve freksione te cdo zenke qe ajo kishte pasur me te emen e saj njesoj si te ishte duke pare nji enderr disa sekondashe. Hapi syte sikur te ndalonte ate qe ishte duke kujtuar dhe si nje refleks I pakushtezuar ktheu koken nga ana e murit, ne ate ane kur ne moshen e saj te adoleshences kishte shkruar nji shenim aty: " I'm alone ". E preku ate shenim dhe nenqeshi me veten. Kishin kaluar me shume se 10 vjet qe kur ai shenim ishte shkruar dhe ajo gervishtje nuk ishte zbehur aspak, dukej sikur te ishte shkruar dje. Ne mendje po I vinin shume kujtime, por u nderprene pergjysme nga tringellima e telefonit te saj. Ishte ajo, Teta Sara. Ia hapi dhe iu pergjigj qe ishte duke zbritur. Pasi mbylli telefonin ktheu koken serish nga shkrimi, e preku serish para se te bente veprimin e rradhes.

Mori telefonin ne dore, fshiu syte, rregulloi floket e rrobat dhe u ngrit qe aty ku ishte ulur. Kecitja e takave te saj ia shperqendroi mendjen deri ne momentin kur perballe saj u duk silueta e nji gruaje.

Ajo e ndjeu prezencen e saj dhe ktheu koken duke pyetur perzemerisht: "Erdhe zemer?"

Kjo ishte fjala qe e ngrohte zemren e saj, nje vajze 25 vjecare e bente te ndihej akoma femije. Por me shume se te gjitha personi qe ia thoshte dicka te tille ishte dikush qe ajo e donte. E dinte mjaft mire qe dhe ajo ia kthente ne menyre reciproke kete dashuri

"Erdha, erdha. Ja ku me ke"- iu pergjigj e entuziazmuar dhe nxitoi te pershpejtonte hapat drej saj

"Shpirti im ti"- I foli kur ajo e puthi dhe I dha nji perqafim te ngrohte qe ajo vete dinte tia jepte me se miri

"Tani jam e sigurt qe ti do te habitesh se pse te kam thirrur po kam kohe qe dua te ndaj me ty nji sekret qe tashme besoj se ka ardhur koha e duhur qe ti ta marresh vesh" - foli menjihere me doren qe e mbante akoma ne supet saj. I tille ishte komunikimi I tyre, I drejtperdrejte dhe nuk I fshihnin sekrete njera- tjetres, shkonin aq mire sikur te ishin shoqe dhe pse diferenca e tyre ne moshe ishte goxha e madhe

"Patjeter qe do te degjoj me gjithe kenaqesi"- ia ktheu dhe pse brenda vetes kishin filluar dyshime, te ishte valle vazhdimi I nje historie qe ajo I kishte treguar kohe me pare apo dicke e re

"Athere nuk duhet te flasim ketu, nuk eshte vendi I duhur. Eja me mua do shkojm diku"- me kete fjale iu nderprene mendimet e saj dhe me nji buzeqeshje ne fytyre vazhduan rrugen drejt makines

Midis tyre qe prej momentit qe kishin hipur ne makine e deri athere po mbizeronte nji heshtje kur vete Sara vendosi te thyente ate me nji pyetje qe e vendosi Alandren ne veshtiresi
"Pse u largove dje pa me njoftuar? Cfare ndodhi dje?"

"U largova sepse mikja ime Xhesi kishte nevoje per mua"- u justifikua, por qe Sara insistonte akoma me te sajen pa e besuar

"Pse nuk me tregon te verteten"

"Kjo eshte e verteta, nuk ka asnje tjeter"

"Mos me genje Alandra. Kur flet pse nuk me shikon ne sy?" - ndersa foli me nji ton qe ne dukje duhet te ishte I eger, por ne realitet I bute. Nuk e honepste dot heshtjen e saj qe e bente te fantazonte me te keqen. Ndaloi makinen dhe u kthye nga ajo

"Une emm..." - nuk dinte cfare ti thoshte

"Albi apo Jo.. Mos me genje te lutem" - I parapriu fjaleve te saja

"Whattt???" - dhe u kthye me nji fytyre mjaft te habitur ne drejtim te saj, por edhe vete ajo brenda vetes ishte habitur totalisht

"Me thuaj te verteten, cfare ndodhi midis jush?" - pyetja ishte bere edhe me kerkuese

"Emm.."

"Alandra mos u perpiq te me shmangesh. Dua vetem te verteten, mos u perpiq te me fshehesh gje, ne nji menyre a ne nji tjeter une do ta zbuloj"

FajiWhere stories live. Discover now