Ajo do te te urreje.

1.4K 83 16
                                    

Vetem prezenca e tij e beri te lumturohej.Syte tashme po i qeshnin se bashku me buzet.Edhe pse vizita e tij aty nuk dukej qe kishte qellim te mire ajo perseri gezohej.

''Stefan?''-e pyeti ajo duke iu afruar dhe i kapi doren.Doren te cilen ai e leshoi me shpejtesi.

''Cfare i the Kaltrines?''-e pyeti me se serioz.Buzeqeshja u venit.E vertete qe i pelqente te ishte aty, por qe arsyeja te ishte ajo vajze e acaronte.

''Te verteten.''-i foli.

''Te verteten?Heh, cilen pjese te se vertetes?Me thuaj.Cilen pjese?Fakti qe ne po fejohemi?Nderkohe qe une as nuk kam pohuar.''-filloi ai duke ngritur intesitetin e zerit pas cdo fjale qe thoshte.

''Por as nuk e ke mohuar aman.''-ngriti edhe ajo zerin.Stela kishte te drejte.Ai as nuk e kishte mohuar.Perse nuk e mohonte kur nuk donte t'a pranonte?Apo mendimi qe gjithcka do te ndohte pas hakmarrjes e kishte bere t'a shtynte marrjen e ketij mendimi?

''Si guxon t'i permendesh rrembimin?E di ajo ishte e lumtur, madje nuk do t'a dinte fare qe e kishin rrembyer, pastaj shkon ti dhe ajo lumturi i venitet.Si guxon?''

''Heh, te lutem Stefan.Vertete mendon se ajo lumturi e saj do te zgjaste gjithe jeten?Me mire t'a dije tani , se sa kur t'i marre te gjithe te vertetat njeheresh.''

''Ti nuk je askush qe vendos se cfare do te dije ajo.''

''As ti, prandaj i thash qe nese do te dija te verteten e rrembimet te vinte te me takonte mua.''

''Ti ke bere cfare?''-e kapi nga krahu dhe filloi t'ia shtrengonte.Ishte e sigurte qe do t'a urrente ate.Ajo do te lendohej.

''Po i thash.''

''Mos guxo ti thuash te verteten.''

''Perse?Perse Stefan?Me thuaj perse nuk do qe ajo t'a marri vesh te verteten?Tani?A mendon se do te ndryshoje gje nese e meson me vone?Ajo do te te urreje.Ti nuk ke nevoje per te Stefan.Ti ke nevoje per mua.Une qe nuk do te te lija kurre vetem.S'do mund te te urreja kurre.S'do mund te largohesha kurre.A e di pse?Sepse te dua.Gjithmone te kam dashur dhe do te te dua.''-ia perplasi keto fjale ne fytyre.Atij ne fakt nukk i binte shume vone, te ishte dikush tjter ne vend te sa dhe te thoshte ato fjale ...ndoshta, por ai i dinte ndjenjat qe Stela kishte per te .Gjithmone i kishte ditur.Sjellja qe ajo bente kundrejt tij nuk linte shume per tu kuptuar.

''Ajo do te te urreje.''-keto fjale sikur i kishin ngelur ne mendje.Si per dreq Stela kishte te drejte.Stela perseri e kishte perballur me nje te vertete.Ai e dinte qe do t'a urrente,por nuk thoshte se nuk kishte shprese.Shprese kishte.Epo kot nuk thone qe shpresa vdes e fundit.

''Degjo Stela, ti nuk do ti thuash asgje asaj.Ajo do t'a marri vesh te verteten kur te vije koha e duhur.More vesh?Nese ben qofte edhe nje levizje tjter, te betohem qe nuk pyes shume kush je dhe te bej ate qe s'ta ka bere njeri.''-i foli kercenueshem.

Doli nga dhoma e saj duke perplasur deren.Ishte i acaruar.Madje mund te them qe ishte xheloz per Stelen.Ishte xheloz pasi ajo kishte arritur te shprehte ndjenjat e saj duke e ditur qe ai nuk ndjente te njeten gje.Ishte xheloz qe ajo kishte arritur t' vinte nje emer asaj qe ndjente, ndersa ai nuk kishte arritur akoma ti zgjidhte ato e jo me t'i shprehte.

Vazhdon...

I Burgosuri i Vëllait tim ✓Where stories live. Discover now