🪽

561 39 10
                                    

Të ëndërrosh është fillimi për të marrë gjithçka që dëshiron.

・・・・

Shtatë muaj pas,dita prezente.

Çdo gjë do të shkoi mirë Layna.-I tha me zërin e merakosur e motra teksa të dyja dilnin prej spitalit krahë për krahë.
Nuk ka shpresa Zeina.-ju përgjigj me një buzëqeshje të trishtuar ajo dhe vazhdoi të ecte para.
Asterlayna normale që KA!! Vetëm sikur të pranosh dhe të bësh atë dreq...
Mos!-e ndërpreu dhe menjëherë u distancua prej saj-As mos e zërë në gojë. Sepse nuk kam për ta bërë kurrë!-I tha me inat e serioze dhe Zeina rrodhi vetullat.
Dorëzohem! Kjo temë nuk diskutohet me ty.-I tha serioze dhe e eci para drejt makinës ku shoferi I hapi derën dhe ajo u fut brenda.
Nuk duhet ta përmendni fare,lëre më diskutoni.-tha qetë dhe hyri në makinë.
Po ke të drejtë.-I tha Zeina dhe Asterlayna rrotulloi sytë-Në shtëpi.-urdhëroi shoferin I cili ndezi makinën dhe u nis.

Çantat me rroba çojini në dhomën time dhe të Zeina.-I tha Asterlayna teksa iku pas Zeina e cila kishte hyrë brenda në shtëpi.
Sapo shkeli këmbën brenda në shtëpi menjëherë e ndieu aromën e kekut me çokollatë. Vrapoi drejt kuzhinës dhe pa që e ëma sapo e nxori prej furrës.
Mami o mami!-tha lozonjare dhe e ëma menjëherë hoqi dorën tutje dhe I nxori gishtin para.
As që bëhet fjalë! Në darkë kemi miq të ftuar,merr nga keku tjetër.-I tha duke qeshur dhe ajo shfryu.
Njerëz të pashpirt.-tha ndër dhëmbë dhe shkoi preu disa fela nga keku tjetër. I vendosi në pjatë dhe u nis drejt dhomës së saj.
Geneva!-dëgjoi zërin e të atit dhe menjëherë ngriu në vend. Zemra filloi ti rrihte shpejt dhe kujtimet filluan ti shfaqeshin. Mbylli sytë fortë duke larguar zërin e tij dhe më pas I hapi përsëri kur ndieu një prezencë afër vetes.
Po?-ju përgjigj e shoqja serioze.
Vajza jonë ishte në spital sot...Si I kishte shkuar vizita vallë?-trupi ju dridh dhe menjëherë distancoi veten prej tij dhe I ktheu fytyrën.
Çdo gjë në rregull...-u përgjigj gjysmë zëri dhe ai ngriti njërën vetull-Çdo gjë në rregull!-tha më e vendosur dhe ai tundi kokën.
Sonte kemi miq të padëshiruar Geneva.-ktheu vëmendjen nga e shoqja dhe ajo lëshoi frymën që pa kuptuar kishte filluar ta mbante përbrenda.
Të pa dëshiruar?-pyeti konfuze Geneva dhe ai Tomas tundi kokën.
Të ftuarit e tim eti! Armiqtë tanë!-tha me urrejtje Tomas duke rrudhur vetullat-Arsyeja e ftesës? Armë pushimi! Armë pushimi dreqit!!-bërtiti dhe ajo u drodh fortë.
Çdo gjë të jetë gati në orën tetë. Çdo detaj Geneva. Çdo detaj!-urdhëroi dhe menjëherë u largua.
Layna...shko në dhomë shpirt. Mos e stresi veten.-I tha Geneva lehtë të bijës dhe pa pritur më gjatë këmbët e saj morën drejtimin drejt dhomës së saj. Nxitoi për tu futur brenda dhe kyçi derën disa herë. La pjatën mbi tavolinën e leximit me oreksin e ikur dhe me nxitim hapi raftin ku mbante ilaçet. Nxori një kokërr dhe e piu menjëherë. Zemra filloi ti qetësohej dhe tensioni që e kishte pushtuar të largohej.
Me rëndesë u ul në krevatin e saj dhe la veten të qetësohej derisa papritur sytë ju rënduan dhe gjumi e përpiu të tërën.

・・・・

Oh qafa...-u ankua teksa ndieu muskujt e qafës ti dhimbnin teksa I fërkonte.
Layna!-tre trokitje të lehta në derë e trembën duke bërë që të hidhej përpjetë.
Po ma...-u përgjigj dhe me vështirësi u ngrit prej krevatit dhe hapi derën.
Je mirë?-e pyeti e ëma teksa I vendosi dorën në ballë dhe e pa me imtësi.
Mhm...nejse. Më thuaj për çfarë erdhe?-ju përgjigj ëmbël dhe sytë e Geneva u zbutën akoma më shumë.
Ora po afron 21:00,darka do të shtrohet. Miqtë kanë ardhur. Vishu dhe zbrit të hash darkë.-I tha ngrohtë Geneva dhe Asterlayna hapi sytë prej habisë.
Sa shumë kam fjetur. Dreq!-tha dhe Geneva qeshi.
Epo është normale shpirt,gjithsesi eja poshtë. Po të presim.-I tha dhe u largua. Mbylli derën dhe më pas e kyçi një herë. Shkoi në gardërobën e saj dhe mori një kostum të zi,të gjerë sportiv. I la mbi krevat e më pas hyri në tualet ku pasi mbaroi nevojat personale ,u vesh dhe zbriti poshtë.
Teksa zbriste shkallët dëgjoi me vëmendje në rast se do të kishte zëra por çuditërisht ishte tepër qetësi.
U fut në dhomën e ngrënies dhe këmbët i ndaluan. Çdo gjë ngriu,koha ndaloi dhe djersë të ftohta filluan ti mbulonin ballin. Zemra filloi ti rrihte akoma më fortë në momentin që sytë e tij takuan të sajët duke shprehur të njëjtin habitje dhe shokim që ajo kishte.
Ahh,Asterlayna eja ulu shpirt.-zëri I së ëmës e nxori nga bota e saj dhe përsëri në mënyrë mekanike këmbët e saj lëvizën drejt tavolinës. Shkëputi shikimin prek syve të tij duke parë kudo por vetëm atë jo.
Mbesa ime e vogël.-dëgjoi gjyshin e saj të fliste dhe tundi kokën në respekt.
Pse ke mbesë të madhe?-dëgjoi zërin e një personi tjetër që ndodhej me atë.
Normale që po. Kam dy. Zeina është e madhja,për momentin ndodhet në një fluturim pune. Asterlayna është pëllumbesha ime e vogël,ka disa muaj që ka ardhur prej Londrës.-ngriti kokën duke parë gjyshin e saj dhe buzëqeshi e prekur,teksa poshtë tavolinës shtrëngonte fortë pecetën.
E shoh...-mbylli sytë kur dëgjoi zërin e tij burrëror dhe në trup I përshkuan disa të dridhura.
Pëllumbesha ka filluar të këndojë.-dëgjoi mërmëritjen e të atit dhe mori frymë thellë e trupi iu drodh lehtë.
Tomas!-i foli rreptë Eduardi dhe përsëri qetësia pushtoi tavolinën.
Sa vjeç jeni pëllumbesha e Eduardit?-ngriti kokën drejt zërit duke parë personin që I foli,e ndodhej krahë tij.
Kafshoi lehtë buzën teksa me cepë të syrit pa atë I cili po hante I pa ndikuar.
Tetëmbëdhjetë.-u përgjigj shkurt dhe një kërcitje piruni u dëgjua.
Vështroi nga drejtimi I tij si gjithë të tjerët dhe u gëlltit fort.
Çdo gjë mirë Elion?-dëgjoi gjyshin e saj të fliste dhe menjëherë anoi kokën dhe një buzëqeshje mbiu në fytyrën e saj.
Po.-u përgjigj ai dhe filloi të hante normalisht.
Nuk e kuptoj se me çfarë fytyre vjen ti këtu vallë?-fjalët plot urrejtje të të atit bënë që përsëri asnjë të mos lëvizte.
Çfarë do të thuash Tomas?-temperatura në dhomë ra në disa gradë dhe të gjithë në tavolinë po shihnin ata të dy.
Ndodhesh në tavolinën e armikut tënd! Po ha me armikun tënd! Me çfarë arsye? Armëpushimi!-bërtiti me tonin e lart të zërit Tomas dhe ajo u tremb. Ndieu shikimin e tij mbi të dhe në momentin që ngriti kokën,sytë e tyre bënë përsëri të njëjtin kontakt.
Përveçse me një ndryshim.
Sytë e tij nuk mbanin më atë shikimin zbavitës,lozonjar dhe plot me epsh. Por tashmë brenda tyre kishte vetën urrejtje,ftohtësi dhe errësirë.
Mbase diçka më shumë?-fjalët e tij dolën si të ishin helm dhe ajo mbylli sytë fortë.
MJAFT ME KËTO BUDALLALLIQE ELION MORELLI!!-bërtiti fortë duke përplasur dorën në tavolinë dhe u ngrit në këmbë.
Mos guxo!-foli kërcënues personi tjetër krahë tij po ashtu në këmbë dhe tashmë pistoletën në dorë.
Menjëherë në zyrë Tomas De Ville!-foli me një qetësi të ftohtë Eduardi dhe Tomas e pa sikur të ishte një I çmendur.
Mos ta përsërisë dy herë!-e vështroi në sy serioz dhe Tomas përplasi karrigen pas dhe u largua nga dhoma e ngrënies,e pas tij dhe Geneva.
Të më falni për këtë që ndodhi,gjithashtu edhe disa minuta.-tha Eduardi serioz dhe u ngrit nga tavolina duke e lënë të vetme atë me dy meshkuj në tavolinë.
Epo...mendoj se kjo ishte darka për sot vëlla.-dëgjoi personin tjetër të thonte teksa ulej përsëri në karrige e pistoletën e la mbi tavolinë.
Është mungesë respekti të lësh mbi tavolinën e ngrënies gjëra që nuk I përkasin asaj tavoline.-tha Asterlayna serioze duke rrotulluar sytë.
Ohh më falni zonjusha pëllumbesh.-ia ktheu ngacmues ai dhe ajo tundi kokën-Nevio Morelli përballë jush zonjusha pëllumbesh.-u prezantua ai dhe ajo e pa në sy.
Asterlayna De Ville,gëzohem.-ja ktheu qetë ajo.
Sinqerisht ti nuk ngjason aspak si një tetëmbëdhjetë vjeçare.-I tha Nevio dhe ajo shfryu e bezdisur.
Faleminderit goxha kompliment.-ja ktheu ironike dhe Nevio qeshi.
Nuk po gënjej.-ngriti supet ai dhe në dhomë hyri shërbëtoria.
Zonjushë dëshironi ta shërbejmë ëmbëlsirën?-e pyeti dhe Asterlayna e pa menjëherë.
Keku me çokollatë?-pyeti entuziaste dhe shërbëtoria pohoi.
Normale që po!-tha dhe në momentin që keku u vendos në pjatën e saj filloi të hante sikur dikush do t'ia merrte prej pjate.
Për sa kohë ke jetuar në Londër?-ngriu kur dëgjoi zërin e tij dhe ngriti kokën duke e parë në sy.
Dymbëdhjetë vite.-u përgjigj me një buzëqeshje të trishtuar dhe ai ngriti njërën vetull.
Mos më thuaj që të kanë çuar në kolegj privat që gjashtë vjeçe?-tha Nevio me habi.
Jo të gjithë fëmijët janë të preferuarit e prindërve.-tha trisht duke mos e shkëputur shikimin e tij-Nuk supozohej të isha kthyer...por ndonjëherë gjërat nuk shkojnë kurrë sipas planit. Jetës nuk I dihet kurrë.-foli qetësisht teksa tërhoqi lehtë karrigen pas.
Lila nqs të ftuarit tanë do të qëndrojnë këtu sonte ,tregoju dhomat e gjumit. Nqs jo ,ishte kënaqësi që u njohëm gjithashtu ju kërkoj ndjesë në emër të familjes për këtë mos respektim.-tha qetësisht teksa u ngrit në këmbë por fryma ju ndal kur një prerje në fund të barkut e ndaloi. Vendosi dorën duke fërkuar lehtë barkun kurse me tjetrën u mbajt në karrigen anash saj.
Zonjushë a jeni mirë?-dëgjoi Lilën ti fliste.
Mhm...-mërmëriti dhe mori frymë thellë disa herë dhe pasi u ndie më e qetë ngriti kokën duke parë katër palë sy akoma më të shokuar,sidomos sytë e tij.
B..ba.barku jot?-buzëqeshi lehtë me shokimin e Nevio dhe drejtoi trupin.
Problemet e një vajze shtatzënë,asgjë më shumë. Natën e mirë!-tha serioze dhe ktheu kurrizin duke u larguar drejt dhomës së saj.

Një ëndërr e vërtet Where stories live. Discover now