🐉🪽

299 44 19
                                    

Nata I kishte zënë të dy në krahët e njëri tjetrit dhe të dy po flinin qetësisht,ajo mbi kraharorin e tij dhe barku mbështetur në një pozicion të rehatshëm tek ai,ndërsa duart e tij rreth saj e mbanin fortë sikur të kishte frikë se mos ajo I ikte.
Lëvizi lehtësisht prej tij me kujdes dhe ai ndieu menjëherë dhe e ndihmoi që të kthehej në anën tjetër dhe I la një puthje në kokë.
Hmm...fli se jam mirë..-I tha nëpër gjumë Asterlayna dhe ai buzëqeshi përgjumësh.
Kam gjumë të lehtë stella mea...-përshpëriti dhe u shtri përsëri pranë saj dhe filloi ti ledhatonte barkun ashtu siç ajo kishte qejf derisa ndieu një gërhitje të lehtë nga ajo dhe buzëqeshi.
Mori frymë thellë dhe lëvizi pak prej saj dhe mori telefonin duke parë orën dhe datën të cilat shënonin 03:37 dhe 10 maj. Përplasi telefonin përsëri dhe tundi kokën fortë. Ditët për të lindur po afroheshin dhe fakti se nuk po e gjente një zemër për të po e stresonte akoma më shumë. Edhe një javë e gjysëm e ndanin prej lindjes së saj dhe sa herë e mendonte zemra I rrihte fortë dhe diçka I dukej sikur I shtrëngohej në kraharor.
I la një puthje në sup dhe e përqafoi fortë dhe me kujdes uli kokën tek barku saj dhe I la një puthje aty gjithashtu.
Filloi ta ledhatonte me hundë derisa një moment u hutua kur pa një pikë të vogël uji që ra mbi kanatieren e saj. Me kurrizin e dorës fshiu sytë dhe mori frymë thellë.
Duro dhe pak aty te barku mamit. Duro që në fund të jesh me të. Të dy të jemi me të...-tha I prekur me zë të ulët dhe e puthi përsëri barkun e saj dhe nuk kaloi disa sekonda kur vështroi disa grushta të vegjël të dukshëm.
U shtri përsëri pranë saj dhe mbylli sytë e pa kuptuar gjumi e kaploi përsëri me të në krahët e tij,e fytyra e tij tek flokët e saj.

Hapi sytë përsëri nëpër gjumë teksa ndieu diçka të njomë poshtë vetes dhe më pas disa rënkime të lehta.
U ngrit gjysëm trupi dhe vështroi që Asterlayna kishte hapur sytë dhe po shihte e hutuar barkun e saj. Mori telefonin dhe vështroi se ora shënonte 04:56 dhe u kthye përsëri nga ajo.
Stella mea çfarë ndodhi?-e pyeti plot merak dhe ajo e pa në sy. Bebëzat e syve I ishin zmadhuar në maksimum dhe kraharori I ngrihej dhe ulej me shpejtësi.
Më plasën ujërat...Elion më duket se po lind...-tha plot frikë dhe ai ngriu.
Zemra e tij ngriu dhe duart filluan ti dridheshin.
Jo..është shpejt Asterlayna! Doktoresha tha që data që duhet të shkonim ishte 21 maj! Jo! Është shpejt!-tha me shpejtësi dhe Asterlayna buzëqeshi trisht.
Kuptoi çdo gjë. Kuptoi ngrirjen e tij. Hezitimin e tij.
Elion më shih në sy të lutem.-I tha ëmbël duke I kapur fytyrën mes duarve dhe I la një puthje në buzë.
Nuk jam gati të të lë akoma,nuk jam stella mea..-I tha me zërin e dridhur dhe ajo e puthi përsëri.
Sido që punët të shkojnë di që foshnja jonë do të jetë në duar të sigurta.-I tha dhe ai mori frymë thellë.
Mori telefonin menjëherë dhe telefonoi Kian e më pas Nevio të cilët pas lajmit nuk vonuan shumë dhe u shfaqën në dhomë.
Qëndroni jashtë sa të ndihmoj për të veshur Asterlayna. Kian zbato në mënyrë urgjente urdhërin që të dhashë,Nevio lajmëro spitalin të bllokojnë katin e lindjes,së dhomës ku do qëndroj Asterlayna dhe të fëmijës,gjithashtu dua roje në çdo cep.-urdhëroi dhe të dy dolën jashtë me keq ardhje në fytyrën e tyre.
Po mos u mërzisni...-foli Asterlayna teksa Elion I veshi bluzën dhe më pas tutat e gjera dhe pupat. I mblodhi flokët një topuz të lirshëm dhe të çrregulltë dhe e mori në krahë.
Janë thjesht të emocionuar shpirt,do bëhen xhaxhallarë,nuk kanë për çfarë mërziten.-I tha ëmbël duke zbritur shkallët dhe mori drejt derës.
Po valixhen me gjërat?-tha Asterlayna teksa rënkoi fortë tashmë dhe Elion ndaloi dhe urdhëroi rojet që të hapnin derën e makinës me nxitim dhe e uli në sedile.
Mos e vri mendjen për gjëra që janë gati për atë Zot! Ti a je mirë?-e pyeti I merakosur dhe ajo tundi kokën.
Mhm,vetëm se dhimbjet e lindjes filluan të bëhen të forta...-tha duke rrudhur fytyrën dhe Elion mbylli derën dhe kaloi nga ana e shoferit dhe me nxitim ndezi makinën dhe u nis drejt spitalit.

Doktorët dhe infermierët ishin duke pritur jashtë teksa një karrocë me rrota qëndronte para tyre dhe të gjithë bënë një hap pas kur makina e Elion parkoi para tyre me shpejtësi.
Doli prej makine dhe pasi kaloi nga ana e saj e mori në krahë dhe e uli në karrocën me rrota.
Lëvizni!-urdhëroi njëri prej doktorëve dhe në hyrje u duk Rajla e cila vrapoi drejt Asterlayna.
Sa kohë ka që të kanë filluar dhimbjet?-e pyeti dhe Asterlayna bërtiti fortë.
Që para se të niseshim për këtu!-u përgjigj Elion duke shtrënguar nofullën fortë.
Ti për dhjetë minuta do të hysh në sallën e lindjes me ne. Mos guxo të bësh budallalliqe!-e paralajmëroi Rajla dhe morën Asterlayna drejt sallës.
Çfarë ndodhi?-u kthye nga Kian dhe Nevio të cilët kishin një shprehi të mërzitur në fytyrë dhe Elion I vështroi.
Keni më pak se një orë kohë për të gjetur një zemër. Nuk më intereson edhe nqs vrisni dikë dhe ia shkulni prej vendi!-kërcënoi dhe të dy e panë si të ishte I çmendur.
Je në vete? Do të vrasësh një të pafajshëm vetë për atë gjë!?-thanë të dy një kohësisht.
Po,përndryshe bëni letrat gati sepse dhuruesi I zemrës së saj do të jem unë.-tha tepër serioz dhe nxitoi drejt sallës ashtu siç Rajla I tha.
Hyri brenda dhe menjëherë shkoi pranë saj I kapi dorën të cilën ajo ia shtrëngoi fortë.
Merr frymë thellë me hundë Asterlayna dhe nxirre me gojë! Ruaj edhe qetësinë të lutem!-I tha Rajla duke u munduar ta mbante pranë tyre sa më shumë të mundej-Shty!-bërtiti Rajla dhe Asterlayna shtyu fortë.
Shtrëngonte dhëmbët teksa bërtiste prej dhimbjes dhe një moment çdo iu duk sikur ndaloi. Ktheu kokën për të parë atë I cili qëndronte sipër kokës së saj duke i folur qetësisht dhe ëmbël e duke e puthur në ballë. Fryma filloi ti mbahej sado përpiqej të thithte sa më shumë të mundte.
Edhe pak! Edhe një herë Asterlayna dhe do të kesh djalin tënd në krahë!-mori frymë thellë dhe shtyu fortë edhe njëherë derisa e qara e bukur u dëgjua në dhomë.
Lidheni me makineritë menjëherë!-dëgjoi zëra pranë saj dhe ndieu disa ngjitëse mbi jraharor.
Stella mea...-I foli duke I marr fytyrën në duar-Këtu me mua!-I tha serioz duke I shtrënguar dorën fortë.
Bebin...-nuk e njohu zërin e saj teksa foli dhe përballë saj u shfaq Rajla e cila I la mbi kraharor foshnjën e vogël që u qetësua pranë saj menjëherë.
Është kaq I vogël...-tha ëmbël Elion duke puthur në ballë Asterlayna e cila pasi mori frymë thellë edhe njëherë tek koka e fëmijës së saj ktheu kokën drejt Elion I cili e pa me buzëqeshje.
Reino...Reino jonë...-përshpëriti teksa sytë iu mbyllën dhe errësira filloi ta pushtonte.
Dëgjoi të qarën e foshnjës së saj. Zërin e Elion të bërtiste. Zhurmën e makinerive. Zhurmën e madhe rreth saj. Zhurmën e një arme. Elektroshokun mbi trupin e saj.
Zërin e tij teksa I tha të dua...
Të dua stella mea ,kthehu tek unë të lutem..-vështroi fytyrën e saj të pa jetë dhe zemra po I dridhej akoma më shumë teksa dëgjonte djalin e tij të qante.
Zëri I tij...ishte zëri I tij gjëja e fundit që dëgjoi tepër qartë para se çdo gjë të pushonte dhe të binte në qetësi,e në errësirë.

Një ëndërr e vërtet Where stories live. Discover now