🐉

374 38 21
                                    

Qëndronte ulur pranë krevatit të saj dhe shikimin e fokusuar tek sorumi I varur që pikonte ngadalë ngadalë,kalonte nëpër tub dhe hynte në krahun e saj.
Fryma ishte e ngadaltë,e vështirë aq sa po I dukej sikur ajri nuk po qarkullonte mjaftueshëm nëpër mushkëri.
Mendja I vinte vërdallë dhe fjalët e doktorreshës I vinin në mendje si një bumerang çdo herë që mendja I shkonte për shpresën sado më të vogël.
Ngriti kokën për të parë fytyrën e saj dhe u gëlltit kur pa që ajo puliti disa herë sytë dhe I hapi me vështirësi e ngriti dorën e mirë duke e vendosur para syve për të ndaluar dritën e tepërt që ti vriste sytë.
Prit stella mea prit.-u ngrit menjëherë dhe mbylli perdet,ndezi dritën e vogël led,dhe fiku dritën e madhe.
Çfa...çf..përse ndodhem në spital?-foli me vështirësi dhe Elion qëndroi në këmbë dhe po e shihte me një shikim të pa kuptueshëm,të pa caktueshëm me një term ama nqs do të thoje diçka që me të vërtet do të ishte fjala e duhur do të ishte fjala "stuhi".
Një stuhi ndjenjash që nuk I kuptonte aspak,sepse në të njëjtën kohë ndiente, merak,frikë,shqetësim,inat.
Kur kishe ndërmend të ma thoje?-nuk e njohu zërin e tij në ato momente teksa doli para saj me krahët kryqëzuar në kraharor.
Çfarë?-foli gjysëm zëri Asterlayna dhe ai ngriti në ajër duart.
Sa kohë ke që e di?-e pyeti përsëri dhe vështroi sesi ajo lëvizi pak në krevat duke marr një pozicion pak më të mirë.
Më shpjego pak çfarë ndodhi?-u gëlltit fortë dhe dukshëm dhe Elion qeshi me ironi.
Çfarë ndodhi? Nga t'ia nis Asterlayna!?-ia ktheu plot ironi dhe aji mori frymë thellë-Nga fakti që kalove atak kardiak apo nga fakti që pësova një konvulsion!? Apo Nga....-ndaloi kur kuptoi që po fillonte të ngrinte zërin dhe u kthye me shpinë Nga ajo e filloi të fërkonte fytyrën me duar e të merrte frymë fortë.
Lëshoi një pasthirrmë plot inat dhe përplasi me shkelm kolltukun afër tij.
E more vesh apo jo?-u kthye nga ajo kur dëgjoi zërin e saj të dridhur dhe të ulët,e sytë e tij u takuan me sytë e saj të skuqur dhe të mbushur me lot.
Kishe ndërmend të ma fshihje më gjatë!?-e pyeti përsëri dhe vuri re që ajo u gëlltit dhe mbylli sytë lehtë.
Është e vërtet nuk do të të tregoja.-I tha dhe ai bëri një rrotullim rreth vetes dhe goditi akoma më fortë.
ÇFARË THUA ASTERLAYNA!?-bërtiti fortë dhe pas disa minutash një infermiere hyri brenda me shpejtësi.
Çfarë ndodhi a jeni mirë? Zonjushë?-u kthye drejt saj dhe nxori pistoletën prej brezi dhe ia drejtoi.
ZHDUKU PËRJASHTA OSE TI HODHA TRUTË NË ERË!-kërcënoi dhe infermieria vrapoi jashtë kurse ai shkoi drejt derës duke e goditur me shkelm,e mbyllur me çelës.
Elion...-shkoi drejt saj dhe përplasi armën mbi komedinë dhe e pa me inat.
Shpjego!-foli serioz dhe egër duke mos e parë fytyrën e saj që ishte duke u larë prej lotëve dhe e dinte se do të zbutej nqs e shihte.
E mora vesh katër muaj para se të vija në Amerikë. Doktorri tha se ka shpresa nqs kurohesha dhe bëja operimin,ama do të ishte një mrekulli. Prandaj e ndava mendjen që aq pak kohë sa kisha ta jetoja si doja. Kur erdha nuk I thashë kujt,madje erdha tre ditë para,edhe pse e dinin kur do vija por jo kur prandaj shfrytëzova rastin. Të bëja seks me një të panjohur ishte një ndër dëshirat e mija në listën time prandaj ndodhesha atë natë aty. Ditën tjetër shkova në shtëpi,e pas dy muajsh çdo gjë ndryshoi. Nuk duroja dot erërat e ushqimeve,më flihej shumë,isha e lodhur pa bërë asgjë,sado aromën e ushqimit se duroja dot haja më tepër seç duhej,derisa mami dyshoi dhe tha e zemra më ndaloi për së gjalli. E bëra testin fshehurazi babit,ndërsa mami dhe Zeina e dinin. Të parës I thashë motrës e më pas mamit e cila pas disa orësh qetësi erdhi tek unë dhe filloi të më bërtiste,jo për faktin se isha shtatëzanë por për faktin se e dinte se çfarë do të ndodhte pas shtatë muajsh.-e vështroi teksa ajo ndaloi dhe mori frymë thellë dhe fshiu sytë e faqet plot lot-Zeina tha që të largohesha përsëri në Angli dhe deri në lindje do të bënte çmos për të gjetur atë që duhej,e nqs jo,ajo dhe I dashuri I saj do të rrisnin fëmijën si ta kishin të vetin. Ama ulërimat e mamasë sime kishin zgjuar kuriozitetin e babit I cili kishte parë gjithë skenën nga kamerat.-ndaloi dhe ai e vështroi përsëri dhe përsëri pa që lotët e saj morën rrugën e tyre poshtë faqeve të saj.
Vazhdo.-foli egër por brenda vetes po plaste që ti linte një puthje të ëmbël në buzë dhe ta përqafonte fortë.
Erdhi në dhomë dhe menjëherë I kërkoi mamit dhe Zeina që të dilnin jashtë. Zeina refuzoi ama ai e kapi fortë për krahu dhe e përplasi jashtë derës të cilën e mbylli me çelës. I thashë të më dëgjonte ama jo,pasi mbrapsht mora një shpullë që më rrëzoi poshtë. Më tha se nga fakti që isha sëmurë ai do të përfitonte një aleancë tepër të mirë me një mafia tjetër në mënyrë martesore. Më tha se sëmundja ime nuk I interesonte më shumë se virgjëria ime,të cilën nuk e kisha më. Më tha të hiqja fëmijën dhe të kryeja qepje për të qenë një e virgjër artificiale ama që do ti hynte në punë atij. Por unë refuzova të hiqja fëmijën. U inatos akoma më shumë gjë që ishte arsyeja se përse përfundova në spital me gjakderdhje,krahë të thyer,nofulla dhe sy të nxirë,një brinjë të thyer dhe shenja rripi në kurrizë. U inatos akoma më shumë kur nuk dështova bebin,prandaj më tha që të martohesha të kryeja seks dhe të thoja se fëmija është I personit tjetër,ama personi tjetër e mori vesh dhe refuzoi martesën duke thënë se nuk donte një kopil për fëmijë,gjë që acaroi përsëri babin tim dhe përfundova e rrahur përsëri. Pasi çdo gjë nuk I eci,u dorëzua ama përsëri nuk e la me aq. Më ndaloi vizitat në spital në lidhje me sëmundjen,vendosi orare për të ngrënë dhe e vetmja vizitë që do të bëja ishte tek gjinekologia. Më tha se nqs më gënjente mendja se do të isha gjallë pas lindjes e kisha gabim,sepse pasi të kisha vdekur unë fëmija do të ngelej në dorën e tij dhe veç Zoti do e dinte se çfarë do ti ndodhte,prandaj u vura në kërkimin tënd. Dëshiroja të vija në klubin ku u takuam ama hezitova,sepse nqs babi e merrte vesh ose do të të kishte vrarë ose do të kishte detyruar të martohesha me zor me mua. Këto mendime ishin para se ta dija se kush ishe. Kur të pashë atë natë çdo gjë u kthye përmbys. Aty kuptova që nuk ishe aspak njeri I zakonshm dhe se mund të më ofroje mbrojtje dhe ndihmë akoma më shumë seç mendoja unë. Ama përsëri nuk do të të thoja,por kërcënimi o babit ditën tjetër përsëri mbi bebin bëri që të vendosja dhe të vija tek ti.-ndaloi dhe zgjati sytë drejt komedinës ku përveç armës ndodhej dhe një shishe me ujë.
Urdhëro.-I tha Elìon menjëherë duke I dhënë shishen dhe ajo piu ujë plot me etje.
Uhh...nuk erdha tek ti vetëm për mbrojtje Elion,erdha dhe për faktin se di,se pasi të vdes fëmija do të rritet po prapë me dashuri,mbase jo me timen,jo me dashurinë e nënës ,ama do të ketë babin pranë që do ta mbroj dhe dojë,do të ketë njërin prind pranë. Jam shumë e lumtur që është djalë sepse do të kuptohesh shumë mirë me të,ama nqs do ishte vajzë? Më beso se kështu siç je ti,e di që do ta doje shumë,e mbroje pa fund por do përfundonit duke u zënë çdo dhjetë minuta,edhe pse dëshira ime ishte që të ishte një vajzë e vogël,si unë. Që dikush si unë të ishte në këtë botë pasi unë të kisha ikur,ama nuk ka rëndësi sepse përsëri do të lë diçka timen.-tha duke mbledhur supet dhe duke fshirë sytë plot lot.
Kishte ngrirë në vend pas rrëfimit të saj dhe I pa fuqishëm u mbështet pas në karrige.
Përse nuk më the që në fillim?-e pyeti me zërin e dobët dhe ajo thithi hundët fortë,e mblodhi supet.
Kisha frikë por edhe sepse doja të jetoja normalisht deri ditën e fundit,pa askënd që të më thonte mbi një milionë herë në ditë se duhet të heq këtë fëmijë,apo të më shihnin plot keqardhje. Edhe pse Zeina tha që do të kujdesem unë për bebin,përsëri e shihja në sytë e saj që nuk do t'i ofronte atë dashuri që fëmija do të kishte nevojë,e shihja në sytë e saj se ky fëmijë do të ishte shkaku për vdekjen e motrës së saj. Ama nuk është faji I këtij fëmije që unë do të vdes. Nuk është faji tij që në zemrën time ndodhet një vrimë dhe që nuk mund ta përballoj gjithë këtë.-tha me buzëqeshje të trishtuar dhe Elion ngriti kokën për ta parë në sy.
Jo! Ti nuk do të vdesësh!-tha duke tundur fortë kokën dhe u çua prej kolltukut e doli jashtë dhomës duke e lënë vetëm Asterlayna.

Një ëndërr e vërtet Where stories live. Discover now