🪽

487 41 8
                                    

Qëndronte ulur teksa Rajla I bënte vizitat e fundit dhe dhe tërë kohës shihte   monitorin ku pika që dikur ishte e vogël, sot kishte marr formën e një bebi të vogël brenda saj. Buzëqeshi lehtë dhe filloi të shihte dhomën e bardhë derisa sytë I zunë atë që po shihte akoma me më shumë vëmendje ekranin.
Kishte shumë gjëra që nuk I kuptonte rreth tij. Shumë gjëra që e konfuzonin. Shumë shumë thashetheme rreth tij,të cilat ajo nuk dinte kë të besonte më parë.
Që në momentin e parë që kishte marr vesh identitetin e tij,kishte kërkuar plot informacione për të. Nga dhjetë biseda lajmesh për krime në nëntë ndodhej ai. Nga një qind romanca të ndryshme me femra, në të një qinda ishte po prapë ai.
Nuk e dinte se çfarë romancash e kishin fjalën gazetarët sepse mesa ajo shihte ai mund të ishte gjithçka përveçse një tip romantik.
I vështroi fytyrën kurioze për të dëshifruar shikimin që ai mbante tani. Ama ishte e pamundur të lexoje sytë e tij. Ngjyra blu metalike ,një ngjyrë aq e ftohtë ,pa shkëlqim,pa ngrohtësi,pa asgjë brenda. Vetëm mure. Mure të cilat dukeshin tepër të lartë për tu kaluar.
Çdo gjë mirë...-e nxori prej mendimeve Rajla dhe ajo puliti sytë disa herë dhe e shikoi.
Ke një djalë të shëndetshëm,pavarësisht çdo gjëje. Duhet të pish vitaminat në kohë,të ushqehesh shëndetshëm dhe mos të harrojmë faktin që je në një regjim shtrati strikt! Nuk ka lëvizje,nuk ka lodhje,nuk ka stres,nuk ka mërzi,nuk ka ankth,asnjë lloj gjëje. Maksimumi lëvizjes një orë,por përsëri me lëvizje të limituara. -I shpjegoi Rajla dhe Asterlayna mori frymë thellë.
Domethënë unë do të rri gjithë ditën shtrirë dhe brenda për dy muajt në vazhdim,përveç rasteve që do të vij tek ti.-I tha me ironi Asterlayna dhe Rajla qeshi.
Normale unë përbëj përjashtim,por mund të dalësh dhe në ballkon,dhe në kopshtin e shtëpisë. -I tha me humor por tepër serioze.
Pffff nuk ka më qejf. Tani po e kuptoj mamin tim.-tha duke tundur kokën e duke shfryrë.
Vetë dëshirove ta mbaje fëmijën,normale do të ketë pasoja.-tha nxitimthi Rajla dhe ndaloi kur kuptoi se çfarë tha dhe se ato të dyja nuk ndodheshin vetëm.
Rrudhi vetullat dhe e pa në mos pëlqim dhe Rajla lëvizi buzët në duke I thënë:"Më fal...".
Kujdes me fjalët!-në zërin e tij kishte nota kërcënuese ,e një ftohtësi që bëri që trupi ti dridhej dukshëm.
Nuk e kishte me të keq.-u hodh në mbrojtje Asterlayna dhe ai e vështroi atë me shikim serioz.
E di.-tha me sarkazëm Elion dhe ju afrua asaj për ta ndihmuar që të çohej-Kujdes...-I tha butë teksa I futi duart poshtë krahëve dhe e çoi me delikatesë dhe ngadalë.
Jam mirë.-I tha indiferente Asterlayna dhe ai mori frymë thellë,e aroma e saj qarkulloi në hundën e tij duke mbushur mushkëritë e tij me ajër.
Afroi kokën afër flokëve të saj duke e habitur Asterlayna dhe filloi të merrte erë.
E njëjta aromë si atë natë...e fortë,e ëmbël dhe pak djegëse,nuk e përshkruaj dot përbërjen e kësaj arome përveç atyre që thashë më lartë,por di të them që është e njëjta si atë natë....-mori frymë thellë midis flokëve të saj dhe e largoi tutje duke u bërë serioz dhe duke parë me inat Rajla që po I shihte kurioze.
Zemra po I rrihte fortë dhe trupi iu ndie më I ftohtë kur ndieu largimin e tij,e ngrohtësia e tij të largohej bashkë me të.
Të pres për vizitë pas dy javësh Layna. Shihemi dhe mirupafshim Z.Morelli!-ju tha Rajla duke puthur në të dyja faqet Asterlayna e duke mos u munduar ti zgjaste dorën Elion për ta takuar,por thjesht I ktheu shpinën dhe u largua.
Të sugjeroj të gjesh një tjetër gjinekologe,kjo nuk më pëlqen.-tha Elion duke e mbajtur për krahu teksa iknin tepër ngadalë drejt daljes.
Për sa kohë punën e saj e bënë mirë,nuk kam pse e ndërroj. Ty nqs nuk të pëlqen mos eja me mua në takimet me të.-ia preu shkurt dhe ai picëroi sytë drejt saj e më pas tundi kokën.
Po ecte akoma më ngadalë dhe një moment ndaloi,pasi sytë iu errësuan dhe mend filluan ti merreshin.
Elion..-përshpëriti dhe u mbështet e gjitha tek ai,duke lëshuar komplet peshën tek krahët e tij. Vendosi kokën në kraharorin e tij dhe ndaloi duke qëndruar ashtu,teksa ai kaloi duart rreth saj dhe e mbajti fortë.
Stella mea je mirë? Ta thërras Rajlën?-e pyeti plot merak dhe ajo tundi kokën në mohim.
Nuk ka gjë,jam mirë.-zëri ishte tepër I lehtë për tu dëgjuar.
E lëshoi veten akoma  më shumë drejt tij,duke ndierë gjithë ngrohtësinë dhe aromën e tij ta pushtonte që të gjithën.
Ohh stella mea eja këtu.-tha duke lënë tensionin ti largohej prej trupi dhe vendosi një dorë poshtë këmbëve të saj,një tjetër pas shpatullave dhe pa e menduar dy herë e mori në krahë në stilin nusëror dhe vazhdoi të ecte para.
Futi kokën në qafën e tij dhe shtrëngoi sytë fortë,e psherëtiu lehtë kur ndieu shtrëngimin e lehtë që ai I bëri tek kofsha.
Dielli I fortë I goditi sytë,që edhe pse të mbyllur rrezet e forta bënë që ti shtrëngonte më shumë. Mori frymë thellë duke ndierë ajrin e pastër të cilin kishte një javë që nuk e ndiente për veç se të spitalit.
Je mirë apo jo?-ndieu që Elion nuk po ecte më dhe hapi lehtë sytë duke parë që ai ndodhej para makinës dhe shoferi I cili u kishte hapur derën e po priste që ata të hynin brenda në makinë.
Po jam më mirë...-ngriti kokën duke e parë në sy e duke mbajtur disa sekonda kontaktin midis tyre.
Bëri një hap para dhe ndieu që Elion po e lëshonte duke e ulur në sedilen e pasme të makinës.
Zemra j rrahu fortë kur ndieu buzët e tij mbi kurorën e kokës dhe akoma më fortë kur ndieu sesi ai po merrte aromë tek flokët e saj ,e po I linte puthje të lehta.
Më thuaj nqs nuk ndihesh mirë. Do të kthehemi pas ose do ti lajmëroj që të vijnë në shtëpi nqs nuk dëshiron të rrish këtu në spital. Si të dëshirosh.-I tha Elion dhe vendosi dorën e tij tek barku I saj I rrumbullakosur për herë të parë tërë këto kohë.
Jo jam mirë...-Ju përgjigj me zërin e ulët.
Në rregull.-I tha Elion dhe hyri nga ana tjetër në makinë-Në shtëpi.-urdhëroi shoferin I cili u nis menjëherë prej fjalëve të tij,ama jo me shpejtësi,por tepër ngadalë e duke e ngarë makinën me kujdes.

🪽
***

Arritën para shtëpisë dhe Asterlayan zgjati kokën për të parë shtëpinë dykatëshe, e lyer nga jashtë në ngjyrë të bardhë,të rrethuar nga një gardhë me gjatësi mesatare prej druri,gjithashtu prej luleve shumëngjyrëshe dhe pemëve të larta.
Puliti sytë disa herë dhe ktheu kokën nga Elion e më pas nga shtëpia. Përsëri nga Elion e përsëri nga shtëpia.
Kjo nuk është vila jote!-tha Asterlayna dhe një buzëqeshje I mbiu në fytyrë.
Jo nuk është.-Ju përgjigj qetë Elion me një buzëqeshje fantazmë teksa shihte reagimin e saj.
Është e bukur,shumë e bukur!-tha e gëzuar Asterlayna e Elion doli prej makine ,shkoi nga ana e saj ,I hapi derën dhe e ndihmoi që të dilte prej makine.
E bukur dhe e siguruar në mënyrën më perfekte. -tha serioz Elion dhe të dy filluan të ecnin në rrugicën prej gurash të vegjël që të çonte në hyrje të shtëpisë e që nuk ishte as gjerë shumë,e as e ngushtë shumë.
Lulet janë kaq mahnitëse!-tha Asterlayna duke parë me radhë lulet ama sytë I ndaluan menjëherë tek një pjesë jo shumë e madhe toke ku disa lule të bardha kishin mbirë.
Nuk mund ta besoj,lule yll....-tha si një fëmijë dhe me pak vështirësi u përkul dhe filloi ti prekte dhe merrte erë.
Ajo është lysimachia latifolia. -I tha Elion teksa u përkul pranë saj dhe preku lulen e vogël ngjyrë lejla pastel ,të hapur-Kjo këtu është lysimachia europaea dhe kjo lysimachia borealis.-bëri me shenjë drejt dy luleve të të njëjtit llojë ,por të bardha dhe formë ndryshe.
Është lulja ime preferuar. Çel gjithmonë midis majit dhe qershorit. Zakonisht kjo ngjyrë lejla çel në prill,prandaj u habita pak kur e pashë të çelur.-tha ëmbël Asterlayna dhe ai po e shihte ngrohtë.
Më bëhet qejfi që të pëlqen.-I tha Elion dhe ajo buzëqeshi vesh më vesh.
Kishte lënë mënjanë indiferencën edhe pse mendja I thonte të vazhdonte të sillej ashtu.
Nuk më pëlqen ti këpus lulet por do të marr një dhe ta lë mbi komedinë,më pas nuk I ngacmojë më.-tha Asterlayna duke këputur një ngjyrë lejla e duke e afruar te hunda për ti marr erë.
Si të duash ti.-I tha Elion butësisht duke e ndihmuar që të ngrihej, e filluan të ecnin të dy ngadalë drejt derës.
Po luante nëpër gishta me lulen kur një moment I iku prej duarve dhe era ia mori duke ia fluturuar pas saj .
Më iku lulja!-tha me nxitim duke u kthyer pas e duke parë që kishte rënë disa hapa larg saj në tokë.
E marr unë.-I tha Elion duke u nisur për ta marr ama ndaloi kur pa se njëri prej rojeve që po lëvizte për të kaluar rnë oborrin pas e shkeli lulen e vogël në tokë.
E shkeli lulen...-ktheu kokën nga zëri I saj dhe pa që sytë e saj u mbushën me lot e zëri filloi ti dridhej.
Roja kishte ndaluar në vend duke parë sa Elion dhe atë ,e frika për jetën e vetë e kishte gozhduar në vend duke mos ditur se çfarë të bënte.
Më fal nuk doja ta bëja!-foli me nxitim dhe menjëherë vrapoi drejt luleve të tjera dhe u përkul duke këputur një tufë të mirë.
Mos I këput!-tha akoma më e prekur ajo ama ishte vonë pasi ai iu afrua asaj dhe I dha lulet e këputura.
Largohu prej saj.-urdhëroi egër Elion dhe shkoi pranë saj duke I dal para-Ktheu pak me fytyrë nga dera stella mea.-I tha asaj dhe e ktheu me kujdes. Doli përsëri para saj dhe prej brezit nxori pistoletën së bashku me silenciatorin.
Non avresti dovuto far piangere mia moglie o toccarla. L'errore più grande della tua vita, che ti sta costando la vita.(Nuk duhej ta kishe bërë gruan time të qajë apo ta prekje. Gabimi më i madh i jetës tënde, i cili po të kushton jetën.)-dëgjoi Elion të fliste italisht me një rrjedhshmëri ,seriozitet dhe ftohtësi,e më pas një zhurmë të vogël ,ku pas disa minutash e kuptoi se çfarë ishte ajo zhurmë.
Mori frymë thellë kur pa se diaa roje tl tjerë u afruan dhe ndieu krahët e tij mbi supet e saj.
Eja hymë në shtëpi.-I tha butë sikur të mos ishte po I njëjti person që ishte pak më përpara.
Mori frymë thellë dhe pa parë pas ,vazhdoi të ecte para e pasi Elion I hapi derën fryma iu ndal duke ngelur e surprizuar prej shtëpisë nga brenda.
Mirësevjen në shtëpi stella mea!-ndieu derën pas saj të mbyllej dhe krahët e tij të rrethonin atë në bel,e më pas duart e tij të ledhatonin barkun e saj.

Një ëndërr e vërtet Where stories live. Discover now