🐉

319 39 4
                                    

Me rusët çfarë do të bëjmë?-e pyeti Nevio ndërsa ai po fshinte duart prej gjakut dhe pisllëku.
Nuk kemi çfarë bëjmë. Dërgo mesazhin që të thashë dhe kanë për ta kuptuar vetë çdo gjë.-ia ktheu Elion dhe lëvizi pak më tutje për të parë kufomën para tij që tashmë ndodhej pa kokë në karrige e koka e tij mbi tavolinën e eksperimenteve.
Duhet ta fus atë në një qese?-tha Nevio teksa shikonte me pështirosje kokën dhe Elion ngriti njërën vetull.
Jo vetëm kokën vëlla. Të gjitha pjesët e trupit të copëtuara nëpër qeska të vogla,të izoluara mirë. Më pas do ti nisësh me FeDex në Rusi,drejt dhe në shtëpinë e tyre që gjoja e kanë të fshehtë.- foli tepër cinik dhe djallëzor duke kërcitur qafën.
Djema vazhdoni punën që shefi la përgjysmë,më pas do të merrem unë.-urdhëroi Nevio serioz dhe doli pas Elion I cili filloi të hiqte këmishën.
Elion!-dëgjoi Nevio nga pas por nuk ndaloi. Hodhi këmishën në tokë,zbërtheu rripin dhe më pas pantallonat,hoqi këpucët,çorapet dhe u fut në dushin që ndodhej brenda një zyre e ndërtuar me xhama.
U kthye nga Nevio I cili tundi kokën dhe shfryu.
A e ke seriozisht!?-I foli duke vendosur duart në bel dhe Elion qeshi.
A eksitohesh nqs më sheh kështu,huh?-e pyeti me provokim dhe Nevio kapi një shishe me ujë nga tavolina dhe ia nisi duke e goditur por ai u shmang dhe qeshi me të madhe.
Shko dhe tregoja këtë pamje gruas tënde,jo mua idiot. Nuk jam gej!-I foli serioz ama fytyra e Elion u errësua dhe më pas filloi të fërkonte kokën në mënyrë agresive.
Elion A je mirë?-e pyeti Nevio dhe Elion shtrëngoi fortë nofullën.
Mori shampon dhe e hodhi në dorë dhe filloi të lante kokën e më pas trupin,e pasi hoqi gjithë shkumën e pisllëkun prej trupi doli prej dushi,rrethoi pas belit peshqirin dhe u ul në kolltuk rëndshëm.
Si është ajo?-dëgjoi pyetjen e vëllait  të vetë dhe mbylli sytë fortë.
Aspak mirë...ka një javë që kemi dal prej spitali dhe thjesht,thjesht rri në krevat tërë kohës. Mezi ha dhe atë që ha e ha prej fëmijës. Nuk...ishte mirë Nevio ,ama pas asaj gjëje nuk është më ajo që ka qenë. Mundohet të jetë e qeshur si në fillim,por e shoh që shkëlqimi në sytë e saj nuk është më. Mundohet të jetë e fortë ama e shoh sa vjen dhe dobësohet më shumë. Fakti që zemra e saj duhet të pompojë gjak dyfishin e asaj që bënte më përpara dhe kjo gjë e lodh Nevio. E shoh në sytë e saj lodhjen,dhimbjen,trishtimin dhe nuk e kuptoj pse por më dhemb këtu në zemër,kur e shoh në atë gjendje. Mendoja se ishte e dobët atëherë kur erdhi tek unë,por duhet ta shohësh tani sesa është dobësuar. Faqet i kanë rënë,mollëzat e ulura,në dorën e saj delikate kanë filluar të duken kockat,brinjët,shpatullat. E pashë mbrëmë Nevio kur e ndihmova të lahej,e pashë dhe dhimbja që ndieva në zemër ishte më keq se torturimi që kam ndierë në ato raste kur kam rënë peng.-përplasi kokën herë pas here pas në kolltuk dhe më pas filloi të godiste me grusht mbajtësen e krahut fortë.
Më vjen keq Elion. Po përpiqem ta gjej sa më shpejt por është e pamundur.-I tha Nevio dhe Elion mori frymë thellë.
Kemi vetëm njëzetë e shtatë ditë kohë Nevio. Vetëm. Njëzetë. E. Shtatë. Ditë kohë!-tha duke bërë pauza në çdo fjali të mundshme,egërsisht dhe serioz.
Është në muajin e nëntë apo jo?-e pyeti dhe Elion tundi kokën.
Po dhe po ia vështirëson çdo gjë shumë e më shumë. Çdo gjë është duke ia mundësuar fëmijës duke e lënë veten në plan të dytë. Po I jep shëndetin e saj fëmijës. Po sakrifikon për një fëmijë që..oh mio dio...-tha me zërin e dridhur dhe mbuloi fytyrën me duar-Është duke sakrifikuar për një fëmijë që mund të mos e shoh kurrë në jetën e saj dhe që ai fëmijë të lind I shëndetshëm,e të jetë mbi tokë si një pjesë e saj. Duke më lënë mua një mrekulli të vogël tonën,ama që nuk e di nqs do mundem ta shoh në sy me atë dashurinë që i premtova asaj nqs ajo vdes. Sepse faji nuk është I asnjërit ama në sytë e atij fëmije dhe në sytë e mi kur të shihem në pasqyrë do të shoh vetëm një vrasës dhe një fajtorë. Fajtorë për atë gjë të pakujdesshme dhe një vrasës që I mori jetën nënës së vetë për të jetuar më shumë se ajo.-tha duke marr frymë thellë dhe u gëlltit fortë.
Elion jo,mos mendo ashtu.-I tha Nevio por Elion nuk iu përgjigj por u çua dhe shkoi tek dollapi I tij në atë zyrë dhe nxori një kostum të zi dhe filloi të vishej.
Më duhet të shkoj në shtëpi.-tha Elion dhe Nevio tundi kokën.
Kian ndodhet me të?-e pyeti Nevio qetësisht.
Në shtëpi ndodhet dhe doktorri,nuk mund ta lija vetëm me një mashkull të panjohur dhe disa shërbëtore. Prandaj I thashë Kian,pasi edhe mund ta mbroj nqs ndodh diçka.-I tha elion teksa po mbërthente kopsat e këmishës.
Normale që po kur bëhet fjalë për fragola...-ngriti kokën për ta parë në sy me një shikim tmerrësisht të frikshëm dhe Nevio qeshi-Je idiot nqs mendon se e shoh me një sy tjetër atë vajzë. Gjithashtu një psiko-xheloz I sëmurë. Rëndëshëm madje.-I tha Nevio dhe Elion e goditi me peshqir.
Qepe!-I tha rrezikshëm dhe Nevio ngriti njërën vetull.
Të tregohem I sinqertë vëllai im? Është një vajzë e bukur,marramendëse do të thoja. E zgjuar,e sjellshme,e mirë dhe plot guxim. Në fillim kur e pashë më pëlqeu,ama mu duk fytyrë e njohur. Në momentin që u ngrit dhe kuptova që ishte shtatëzanë dhe pashë shokimin në fytyrën tënde kuptova çdo gjë dhe me thënë të drejtën mu shpif ai mendim që po mendoja pak më përpara. Sepse kuptova që nuk ishte si herët e tjera kur kemi ndarë kurvat bashkë apo e kemi bërë një kohësisht me një kurvë,kjo ishte ndryshe. Në barkun e saj ndodhej fëmija jot dhe ajo ishte e jotja,dhe sot kur e mendoj që kam menduar atë mendim më vështiroset vetja. Mendimi im për të sot? Një femër për të cilën kam respekt,si gruaja e ardhshme e vëllait tim,nëna e fëmijëve që do të më thërrasin xhaxha një ditë dhe si femra e cila pati guxim të dilte para teje në momentin më të keq dhe të ishte e drejtë jo një besë prerë dhe gënjeshtare. Kam respekt për të si një motër që se pata kurrë.-ngriti supet ndërsa Elion po e shihte serioz dhe pasi mori frymë thellë iu afrua dhe e mori në një përqafim djemsh.
Ikim në shtëpi,ikim.-tha pas disa minutash duke u shkëputur prej tij.
Sinqerisht nuk e imagjinoj dot gjendjen midis Kian dhe fragola tani.-tha Nevio dhe Elion buzëqeshi lehtë.
Ose janë në luftë,ose secili në dhomë të tij ose më e keqja Asterlayna e ka vrarë atë para se si të fliste në tepër.-tundi kokën kur dëgjoi të vëllain duke qeshur fortë dhe hipi në makinë.
Dhe më beso nqs ajo e vret atë do jetë vetëm për faktin që ai nuk mund t'i bëj dot gjë asaj,pasi e di mirë që e ke kërcënuar.-qeshi akoma më fortë dhe Elion ngriti cepin e buzës ngacmues,djallëzisht dhe me shpejtësi nisi makinën.


Një ëndërr e vërtet Where stories live. Discover now