🪽

387 42 19
                                    

Qëndronte shtrirë në krevat dhe mes këmbëve të saj qëndronte Elion I cili mbante telekomandën në dorë dhe lëvizte kanalet e Tv ndërsa Ajo luante me flokët e tij duke I krijuar modele modele si të dëshironte.
Sa bukur ti kam bërë këtë radhë.-I tha Asterlayna duke gëzuar si fëmijë dhe vështroi se ai tundi kokën-Më zgjat dhe një llastik rozë!-e urdhëroi dhe ai mori në dorë disa llastiqe,dhe sapo gjeti një rozë e mori dhe ia dha asaj.
Perl!-përplasi duart dhe ai anoi kokën pas për ta parë dhe buzëqeshi.
Mundem ta shoh veten time tani stella mea?-e pyeti me mirësjellje  dhe aji tundi kokën.
Mhm mund ta shohësh!-I tha dhe ai mori pasqyrën për të parë veten,ku ngeli pa fjalë dhe u gëlltit disa herë-Të pëlqejnë!?-e pyeti Asterlayna duke buzëqeshur dhe ai ktheu kokën dhe e pa.
I adhuroj!-I tha dhe ajo buzëqeshi krenare.
Zgjati dorën për të mar çantën e make up dhe ndaloi kur  pa emrin e Elion tek lajmet që po transmetoheshin në TV.
Elion paske dal në lajme!-I tha entuziaste dhe ai qeshi.
Edhe çfarë lajmesh se!-tha dhe I ngriti volumin.

Sulmi që ka ndodhur ka qenë një masakër e vërtet! Thuhet të ketë qenë midis dy bandave kriminale mafioze më të mëdha midis Famiglia NY italiane dhe Bratva e Chicago! Nga provat e mbledhura rezulton se të përfshirë kanë qenë një qind e pesëdhjetë njerëz të Famiglia të drejtuar nga Elion Morelli dhe një qind njerëz të Bratva drejtuar nga Ignatius Raskolnikov! Gjendja ka përfunduar në masakër për Bratva ku ka pësuar humbje në më shumë se gjashtëdhjetë njerëz. Informacionet janë të pakta por përsëri do tju njoftojmë në nqs do të ketë diçka të re.
Vazhdojmë me lajmin e radhës.
Nëpër shkolla të ciklit të ulët dhe të lartë lëndët narkotike.....

I uli zërin dhe I kapi fytyrën Elion dhe ia drejtoi nga vetja. Po shihnin njëri tjetrin në sy dhe ai I buzëqeshi.
Ti ishe me mua atë ditë! Si ka mundësi që përfundove aty?-e pyeti dhe ai I mori dorën dhe ia puthi.
Nuk është e domosdoshme që unë të jem aty për të udhëhequr diçka.-rrudhi vetullat prej përgjigjes së tij dhe ai I preku hundën.
Por emri jot?-I tha dhe ai qeshi.
Duhet dikush për ti ngecur fajin.-qeshi me përgjigjen e tij dhe filloi të luante me flokët e tij.
Varja atyre! Pfff ja fusin kot,I keq thonë. Veç ti nuk je I keq,je si shpirt njeriu.-I la një puthje në faqe dhe ai vendosi dorën tek barku saj.
Nuk mund të tregohem I keq me vajzën që do të jetë gruaja ime në të ardhmen dhe do të më bëj baba.-faqet iu skuqën dhe uli lehtë kokën të cilën e ngriti përsëri dhe e afroi duke I lënë një puthje në buzë.
Hajde ulu përballë meje tani.-I tha Asterlayna  dhe ai rrudhi vetullat.
Mhm,isha mirë mes këmbëve të tua...-tha me ankim dhe ajo qeshi.
Thjesht ishe shtrirë Elion,nuk po bëje ndonjë gjë.-rrotulloi sytë ama u tremb kur ai u hodh dhe lëvizi shpejt duke u pozicionuar pak më mirë midis këmbëve të saj.
Dëshiron të bëj diçka?-ndieu duart e tij tek kofshët e saj dhe fryma filloi ti ngadalësohej dhe një nxehje ti shpërndahej në gjithë qafën.
Elion!-I tha me qortim dhe ai e vështroi plot epsh, dëshirë.
Asterlayna...-psherëtiu dhe ajo shfryu.
Nuk lejohet të bëjmë gjë....-kafshoi buzën e poshtme dhe ai mbylli sytë lehtë-Nuk ndikon mirë te zemra.-foli përsëri me gjysëm zëri dhe ai hapi sytë për ta parë.
Donte ta përjetonte diçka të atillë edhe njëherë në jetë,ama nuk mundej dhe ajo e lëndonte,gjithashtu vendosej në faj kur shihte që Elion donte diçka më shumë dhe ajo nuk mund t'ia jepte.
Shikoi sesi ai u ngrit duke shkuar në një nivel me fytyrën e saj dhe I la një puthje të gjatë në ballë.
Mos e vri mendjen stella mea ,do të kemi kohë plot për të bërë shumë gjëra pasi të kesh lindur dhe të jesh e shëndetshme.-mori frymë thellë kur ndieu buzët e tij të buta mbi të sajat dhe vendosi duart e saj tek faqet e tij duke I lënë një puthje tjetër.
Ulu përballë meje tani!-I tha pasi u shkëput prej tij dhe ai I buzëqeshi.
Mori çantën e saj të make up dhe e hapi para tek prehëri saj dhe filloi të shihte me vëmendje fytyrën e tij.
Në darke do të të bëj disa maska fytyre. Ke nevojë Elion.-I tha si të ishte një dermatologe duke tundur kokën dhe pa sesi ai mbajti të qeshurën.
Qesh,qesh.-tha nëpërdhëmb dhe filloi të vendoste mbulues,fondatinë në fytyrën e tij e t'ia shpërndante e më pas duke bërë hap pas hapi çdo gjë të nevojshme,teksa tërë kohës e pyeste sesi ai ishte,nqs I pëlqente apo se çfarë ngjyre e donte blush.

Kam bërë një kryevepër!-tha duke I përplasur pasqyrën gati gati në fytyrë Elion I cili e mori dhe pa veten,të cilin nuk e njohu-Sinqerisht duhet të kisha filluar punë si artiste make up!-tha dhe pa që Elion vazhdonte të shihte veten dhe të prekte me kuriozitet qerpikët fallso në sy.
A ndihesh bonita!?-e pyeti dhe ai uli pasqyrën dhe e pa.
Ndihem bonita stella mea.-iu përgjigj dhe ajo qeshi me të madhe.
Shakatë e Tiktok të kanë hyrë në punë!-tha dhe ai tundi kokën.
Në Tiktok më ke dërguar shumë gjëra stella mea dhe ndërhyrje edhe kjo.-I tha dhe ia bëri me shenjë që të ngrihej në këmbë.
Më ndihmo...-I tha Asterlayna dhe ai buzëqeshi. E ndihmoi të ngrihej dhe pasi të dy ishin në këmbë doli pas saj,vendosi duart në fund të barkut të saj dhe me delikatesë ia ngriti lehtë duke bërë që ajo të binte e lehtësuar tek krahët e tij.
Oĥ zot Elion...-psherëtiu dhe ai e puthi në kokë.
Si ndihesh?-e pyeti ëmbël dhe ajo ktheu pak fytyrën dhe I zgjati buzët të cilat ai ia puthi.
Ndihem shumë mirë...-I tha si një fëmijë dhe ai mbështeti mjekrën tek koka e saj.
Elion duhesh pak në vilë!-të dy kthyen kokat për të parë Nevio I cili kishte ngrirë në hyrje të derës ku nuk zgjati shumë pasi filloi të qeshte me të madhe.
JOO!-bërtiti fortë duke qeshur dhe Asterlayna edhe pse nuk donte lëvizi pak prej Elion,por jo prej krahëve të tij.
Po ky pse qesh?-e pyeti me zë të ulët Asterlayna  dhe Elion tundi kokën.
Idiot.-ia ktheu shkurt dhe I la një puthje në ballë.
I madhi Elion Morelli...i frikëshmi...ndodhet me make up dhe flokët bishtaleca me ngjyra përballë meje dhe gruas së tij!-qeshi akoma më fortë dhe Elion rrotulloi sytë.
E kam bërë bukur mor budall! Pse qesh me krijimin tim!?-I tha Asterlayna dhe vështroi Elion nga koka te këmbët.
I veshur me hoodie të zi,tuta të zeza,pupat me shumë qime që ia kishte porositur ajo tek Amazon për në shtëpi,flokët bishtaleca të vegjël me llastiqe me ngjyra dhe make up që ishte on top!
Rrudhi vetullat dhe u kthye përsëri nga Nevio që qeshte si gomar.
Fragola ke bërë punë të shkëlqyer e dashur! Ama fajin se ke ti,e ka ky!-qeshi përsëri dhe sa më shumë shihte Elion aq më shumë qeshte-Nuk e di a do mundem të të marr dot më seriozisht pas kësaj!-I tha dhe Elion kërciti qafën.
Shko, për tridhjetë minuta do të jem në vilë!-urdhëroi dhe Nevio e përshëndeti si ushtar.
Si urdhëron Pipi Çorape Gjata!-I tha dhe iku me vrap.
Kafshë!-dëgjoi të thonte nëpër dhëmb dhe u kthye nga Elion.
Do të vonohesh sot?-e pyeti ëmbël dhe ai tundi kokën në mohim.
Jo e vogla ime.-iu përgjigj dhe e ndihmoi të shtrihej në krevat-Fli dhe kur të zgjohesh do të jem përsëri pranë teje.-I tha duke e puthur në ballë.
Mirë...por mos harro maskën e fytyrës...-hapi gojën për gjumë dhe ai qeshi.
Fli o belaja ime fli.-ndieu edhe disa puthje të tjera nëpër fytyrë dhe më pas vetëm qetësi teksa gjumi e mori qetësisht në krevat.

Një ëndërr e vërtet Where stories live. Discover now