🐉🪽

560 41 15
                                    

Qëndronte ulur në kolltuk me kokën mes duarve të tij ndërsa ajo qëndronte mbledhur në mes të krevatit duke parë nga dritarja e duke qarë si të ishte një fëmijë I vogël.
Frymëmarrja po I vështirsohej e zemra I rrihte fortë e më fortë teksa dëgjonte të qarat e saj plot ngashërim dhe që ai nuk mundej të bënte dot asgjë për këtë.

Para një ore

Kishte arritur në Itali brenda disa orësh dhe më pas kishte shkuar direkt në spital ku ishte përballur me një situatë aspak të rehatshme dhe tepër të sikletshme. Kishte hyrë në dhomën e saj ku menjëherë kishte parë fytyrën e saj që mbante një buzëqeshje të konfuztë dhe që qëndronte si të ishte mbi gjemba teksa infermieria po I jepte ilaçet e duhura.
Ishte ulur pranë shtratit të saj ku ajo qëndronte shtrirë dhe qetë,e po e shihte me një shikim plot ndjenjë teksa shtrëngonte duart fortë për ti mbajtur mbi prehërin e tij duke pasur frikë që ti drejtonte afër saj për ta prekur ,me idenë se ajo do të largohej apo do të binte përsëri në gjumë të thellë. Infermieria ishte larguar prej andej duke i lënë vetëm dhe Asterlayna u ngrit gjysëm trupi dhe I buzëqeshi me sinqeritet,e plot dashuri atij I cili u gëlltit fortë dhe I ktheu një buzëqeshje të trishtuar.
Ngriti dorën e tij për ti larguar flokët nga fytyra e saj dhe zemra i rrahu fortë kur preku lëkurën e saj të butë tek faqja, teksa një lot i ra në faqe.
Elion?-rrudhi fytyrën duke mos kuptuar asgjë deri diku dhe ai tundi lehtë kokën dhe menjëherë iu afrua dhe e mori në një përqafim të fortë teksa lotët e tij lagën veshjen e spitalit  të saj.
Shh...Jam mirë,e sheh jam mirë.-I ktheu përqafimin dhe futi kokën në qafën e tij dhe I la disa puthje të lehta. Aroma e tij e lëkurës e përzierë e parfumin e tij e bëri të ndihej përsëri sikur të ishte në shtëpi. E adhuronte aromën e tij, tepër mashkullore,një aromë dehëse të cilën pasi ta kishe ndierë njëherë,do të ishte tepër e vështirë për ta harruar.
Stella mea...-I tha dhe u shty pak prej saj e pasi e vështroi fytyrën e saj filloi ti linte puthje kudo në fytyrë,tek duart e saj,kokë duke i marr aromë tek floku,qafë dhe fytyrë prapë.
Elion...-përshpëriti dhe ai ndaloi dhe e pa në sy për disa sekonda të cilat nuk zgjatën më shumë se disa sekonda pasi ai uli kokën dhe shtrëngoi nofullën fortë.
Nëntë muaj pa ty dhe gjashtë muaj....-Elion kapi dorën e Asterlayna-s teksa i tregonte për gjithçka që kishte ndodhur ndërsa ajo ishte në gjendje koma.
Nisi ti tregonte çdo gjë që prej asaj dite ku ajo hyri në atë sallë lindje që ishte shkaku që e futi në koma e deri te operacionet dhe trajtimet e shumta që kishin ndodhur gjatë gjithë muajve. Se sa herë doktorët kishin hequr dorë dhe ishin dorëzuar duke thënë se nuk do të zgjohej e duhet të fiknin makineritë,e deri tek fakti se nuk mundej ti duronte më dhe e kishte transportuar në Itali në një ndër spitalet më të mira dhe me emër ku një doktorreshë e kishte marr përsipër.
Ai ndaloi në pjesët më të vështira emocionale, duke i dhënë asaj kohë për të përpunuar informacionin që ishte tepër I vështirë për vetë Elion që kishte qenë zgjuar tërë këto muaj,lëre më për të e cila sapo ishte zgjuar.
Asterlayna po e dëgjonte me vëmendje, duke përpunuar atë që ai ishte duke i treguar dhe duke thithur çdo grimë informacioni.
Ndërsa Elion i tregoi asaj për çdo gjë të ndodhur ato muaj një sërë emocionesh të ndryshme e pushtuan dhe lotët të cilët nuk I mbaheshin e kishin verbuar shikimin e saj.
Tronditja, tmerri dhe trishtimi ishin emocionet kryesore. Ishte prekur edhe nga përkushtimi i Elionit ndaj saj dhe gatishmëria e tij për të qenë pranë saj gjatë gjithë kësaj kohe dhe I ishte falenderues por çdo gjë që kishte dëgjuar më pas kishte bërë që të merrte një kthesë 360° në mendjen dhe zemrën e saj.
Madje kur ai mbaroi së treguari gjithçka, ajo ishte e rraskapitur nga slita emocionale dhe trupi po I dridhej si të ishte lidhur me tela korenti.
Dmth djali im? Dja..djali...im ka gjashtë muaj që ndodhet në duart e babait tim dhe asnjë nuk e di se ku janë??-foli duke ngecur tek fjalët e saj dhe ĺemza e zuri teksa lotët I binin pa pushim.
Po bëj çmos stella mea,po bëj të pamundurën për ta gjetur ama është njëlloj sikur ta ketë përpirë dheu. -I tha dhe u mundua ti kapte duart por ajo ia largoi.
Të thashë më premto. Më premto se do ta mbash djalin tonë të sigurt e se nuk do ta lije babin tim ta prekte me dorë!!! Më premtove! Më premtove! Më lije të vdisja Elion! Le të vdisja! Ama Reino! Reino duhet të ishte mirë!-bërtiti duke e shtyrë Elion fortë dhe ai u çua në këmbë teksa ajo filloi të hidhte me forcë jastëkun batanijen e çarçafët poshtë dhe u ngrit në këmbë duke qarë dhe po rrotullohej andej këtej.
Asterlayna...-I tha Elion plot merak dhe I kapi duart menjëherë kur ajo hoqi vigonin me forcë prej krahu dhe gjaku filloi të dilte prej krahut të saj.
JO! JOO! MË PREMTOVE!-e goditi fortë në kraharor dhe kapi gotën prej qelqi mbi komedinë dhe e përplasi për muri.
Mos të lutem ndalo!-I tha Elion teksa I kapi duart e duke e kthyer me kurrizë nga vetja dhe e rrethoi me krahët e tij teksa ajo përpiqej të lëvizte prej tij.
KUSHEDI ÇFARË PO I BËNË AI!! JO...MË PREMTOVE...-bërtiti fortë dhe lëshoi një ulërim të fortë mes të qarash teksa po binte e pafuqishme në pllaka dhe ai bashkë me të teksa e mbante fortë në krahët e tij-Është I vogël...I duhet të haj,të pi,ka nevoja...jo...është I vogël Elion,çfarë dreqin donin prej tij....-tha mes ngashërimave dhe ai futi kokën mes flokëve të saj duke qarë.
Më fal,më fal stella mea,më fal që nuk munda të mbaja premtimin e të mbroja të voglin tonë...-I tha dhe ajo e goditi përsëri në kraharor dhe ai e puthi në kokë.
Oh Zot të lutem vetëm të jetë gjallë dhe mirë,të lutem...-trupi iu drodh kur dëgjoi lutjen e saj dhe u gëlltit fortë.
Ishte I vetmi mendim që kishte anashkaluar kur vinte puna tek rrëmbimi I djalit të tij.
E mori në krah kur ajo u qetësua,edhe pse vazhdonte të qante dhe e shtriu në krevat ku ajo u mblodh si një fëmijë I vogël.
Doli jashtë duke thirrur një infermiere e cila erdhi dhe I vendosi një qetësues dhe një vigon tjetër në krahun tjetër të saj,e pasi ajo u largua ai iu afrua për ta prekur por ajo I ishte shmangur duke bërë që ai të prekej akoma më shumë e të ulej në kolltukun pranë saj.

Një ëndërr e vërtet Where stories live. Discover now