🪽

307 37 9
                                    

Zërat I vinin të largët dhe kokën e kishte të rënduar. Ndiente një dhimbje të lehtë në fund të barkut dhe përveç kësaj edhe disa njerëz të tjerë pranë.
Elion nuk mund ta besoj!-dëgjoi një zë të thellë burrëror lëvizi pakëz kokën.
Mjaft Kian! -zëri I tij. E njihte zërin e tij. Mendja menjëherë filloi të luante me shpejtësi momentet e ndodhura dhe pa pritur hapi sytë e alarmuar.
ELION!-bërtiti dhe të tre meshkujt kthyen kokën drejt saj ,kurse ai mori veten shpejt dhe me disa hapa përshkoi dhomën dhe ju afrua asaj.
Çfarë ndodhi je mirë?-e pyeti I merakosur duke e parë kudo në fytyrë dhe menjëherë ktheu kokën dhe ia bëri me shenjë Nevio që të merrte doktorreshën e familjes.
Ja..jam...bebi?-foli e alarmuar dhe menjëherë u ngrit gjysëm trupi ,uli kokën për të parë barkun dhe vendosi dorën aty duke e ledhatuar lehtë-Faleminderit Zot!-tha me zë të ulët por që ai e dëgjoi.
Je mirë?-e pyeti Elion dhe ajo tundi kokën.
Mhm...por dua pak ujë.-tha qetë dhe Nevio mori kanen me ujë dhe mbushi një gotë e ia dha-Faleminderit...-e piu të gjithën me një frymë dhe më pas filloi të merrte frymë rëndshëm.
Asterlayna,çfarë ndodhi?-e pyeti qetë Elion dhe ajo u gëlltit.
Për atë Zot Elion! Për çfarë dreqin e pyet?? Merre dhe çoje në familjen e vetë!-dëgjoi mashkullin tjetër të thonte dhe menjëherë u step pas.
JO! Të lutem jo!-bërtiti fortë duke kapur me duar fortë krahun e Elion I cili u habit nga sjellja e saj.
Jo? A nuk është familja jote ajo?-I tha përsëri ai dhe ajo tundi kokën.
Është por...jo,ju lutem jo....-tha gjysëm zëri dhe Elion vështroi fytyrën e saj duke gjetur sytë e saj të mbushur plot me frikë.
Kian mjaft!-urdhëroi dhe hoqi me ngadalë duart e saj nga krahu I tij-Çfarë ndodhi Layna? Përse nuk do që të shkosh më atje?-e pyeti dhe zemra e saj rrahu fortë kur I thirri në emrin që familja e saj I fliste.
Mund të flasim vetëm për vetëm? Të lutem...-I tha dhe ai tundi kokën.
Përjashta!-urdhëroi dhe Nevio kapi për krahu Kian dhe e tërhoqi jashtë.

Më thuaj.-i tha ai dhe ajo mori frymë thellë. U ngrit dhe u ul mirë në divan dhe vështroi sesi Elion qëndronte ulur para saj. Mendja e saj shkoj tek ajo natë dhe faqet e saj morën një ngjyrë rozë të lehtë por menjëherë I shtyu ato mendime në fund të mendjes së saj dhe mori frymë thellë.
Babi...uhfff...-mori frymë thellë përsëri dhe mbylli sytë fortë më pas I hapi dhe filloi ti tregonte çdo gjë-Babi nuk ka qenë kurrë I lumtur për faktin që linda vajzë,dhe siç ju thashë atë natë,bëri të pamundurën për të larguar dhe ia doli. Rikthimi im këtu Elion nuk ishte në planin e askujt. Por ja që gjërat nuk shkuan siç duhej. U riktheva pa I thënë askujt ,sepse doja të kaloja ditën e fundit të lirisë time pa askënd mbi kokë,prandaj vendosa që të dilja. Aty takova ty,ndodhi çfarë ndodhi dhe më pas u ktheva në shtëpi....-i tha por ai e ndërpreu.
E dije se kush isha unë gjatë asaj kohe?-e pyeti serioz ai dhe ajo tundi kokën.
Jo,të betohem që jo. Nuk kisha as idenë më të vogël. Por siç po thoja pas një muaj ndjeva që diçka nuk shkonte. Periodat vonë,të vjella kisha pa fund,ushqimi ishte diçka që nuk e duroja dot por një moment isha gati të haja çdo gjë që kisha para,prandaj dyshova. Më saktë motra ime dyshoi,prandaj bëra një test I cili doli pozitiv. Ishte shokuese me thënë të drejtën,u tremba,nuk dija çfarë të bëja. Ama përtej të gjithave vendosa ta mbaja bebin,edhe pse Zeina më tha që të bëja abort pa e marr vesh askush.-ndaloi një moment duke marr frymë thellë dhe u rehatua më shumë në divan kurse Elion kërciti gishtat e dorës.
Abort? Të hiqje fëmijën?-e pyeti tepër serioz dhe ajo tundi kokën.
Mhm...por nuk pranova. Çfarë ndryshimi do të kisha nga prindërit e mi nqs dhe unë nuk do të doja fëmijën tim? Prandaj jo,nuk e bëra. Përtej frikës shkova dhe I tregova familjes, gjyshi nuk e priti mirë por e pranoi ama babi?-në mendje I erdhi ajo natë dhe trupi iu bë kokrriza kokrriza teksa ju kujtua sesi rripi I të atit ngjitej me lëkurën e saj-Ai nuk e pranoi dot.-e përmbylli dhe Elion ngriti njërën vetull serioz.
Të preku me dorë Asterlayna?-notat e tij të zërit ranë në një gradë aq të ulët saqë edhe vetë temperatura në dhomë ra disa gradë.
Jo...jo!-tundi disa herë kokën ajo dhe foli nxitimthi-Vetëm se më pyeti disa herë për babain e fëmijës,të cilin nuk ia tregoja. Ishte dhe fakti se nuk të njihja por edhe sepse kisha frikë. Sepse ose do të të vriste ose do të ishim martuar doje apo s'doje ti.-I tha Asterlayna dhe ai qeshi ironikisht.
Më beso do të ishte tepër larg vrasjes edhe sikur ti kishe treguar.-e pa e habitur por nuk e zgjati e vazhdoi ti tregonte.
Përveç kësaj gjithë të tjerat ishin mirë,deri ditën që na gjeti në biblotekë. Kishte dëgjuar disa fjalë prandaj erdhi për të më thënë disa fjalë....-ndaloi dhe ai u ngrit në këmbë I revoltuar.
Të preku me dorë???-e pyeti plot nerva dhe ajo u ngrit në këmbë gjithashtu.
Jo,ama..nuk u kurseu kërcënimet. Se nqs fëmija do të ishte I jote pasi të bënte analizën e ADN jeta ime dhe e tij do të ishte ferr,ama nqs do të ishte I dikujt tjetër do të kryente martesën që nuk arriti dot ta bënte kur I thashë se isha shtatzënë. Elion ika fshehurazi sot. Nuk mund të rrija më aty duke e ditur se fëmija im do të ishte në rrezik. Drrqi ta haj nqs do ta kisha ditur se kush ishe që në fillim do të kisha ardhur akoma më shpejt tek ti.-I tha duke kaluar duart nëpër flokë duke e lënë atë të habitur-Nuk mund ti jap një fëmije të pafajshëm një ferr për shkak të disa fiksimeve që babai im ka me ty. Të paktën e di që këtu,do të rritet me respektin dhe dashurinë që meriton,dhe jo duke e quajtur një kopil I një nate qejfi. Të paktën e di që këtu do të rritet I mbrojtur!-tha e vendosur dhe ai kishte ngelur pa fjalë. Ama tundi kokën dhe qeshur lehtë me ironi.
Nga ta di se nuk po më gënjen?-e pyeti dhe Asterlayna e pa me mos besim.
Mendon se do të isha këtu nqs do të gënjeja?-i tha me zërin që e tradhtoi dhe I doli si psherëtimë.
Nga ta di unë? Mesa shoh je gati të bësh çdo gjë për mbrojtjen e atij fëmije!-ngriti supet lartë dhe Asterlayna tundi kokën dhe sytë ju mbushën me lot.
Disa hapa të rëndë u dëgjuan dhe të dy kthyen kokën drejt tyre .
Elion,Tomas ndodhet këtu bashkë me Eduardin!-I tha Nevio dhe Asterlayna bëri disa hapa pas dhe lotët I rrodhën faqeve.
Të lutem jo! Të betohem që nuk po gënjej Elion!-I tha dhe ju afrua me nxitim duke rënë në gjunjë para tij.
Çfarë bënë!?-I tha ai duke e kapur për krahësh dhe ra në të njëjtin nivel ai ajo.
Bëj test ADN nqs nuk më beson! Mund ta bësh tani ose pasi të lind fëmija! Ama të lutem më beso nuk po gënjej!!! Të lutem mos më dorëzo tek ata...-zëri tashmë I ngjirur dhe lotët që I binin faqeve bënë që Elion të merrte frymë thellë dhe me kujdes e ngriti në këmbë.
Në rregull. Ama nqs je duke gënjyer e ky fëmijë nuk është imi,ke për tu penduar Asterlayna. Ke për të mallkuar ditën që erdhe këtu.-I tha serioz dhe ajo tundi kokën.
Nuk gënjej!-tha e vendosur dhe ai e afroi afër divanit dhe e uli aty.
Njëra prej shërbëtoreve do të të çoj në dhomën time. Mos guxo që të dalësh që aty pa ardhur unë. Edhe sikur të ketë bomba duke shpërthyer e lufta të ketë nisur,mos dil. Jemi të qartë?-e vështroi thellë  sy dhe ajo tundi kokën-Fjalë Asterlayna.-urdhëroi dhe ajo mori frymë thellë.
Qartë Elion.-u përgjigj qetë dhe ai u largua disa hapa prej saj.
Eja!-urdhëroi dhe Nevio e ndoqi nga pas ,e pas tyre gjithashtu edhe Kian.
Zonjushë.-dëgjoi zërin e shërbëtores dhe u ngrit me kujdes dhe iku pas saj.
Hyri në dhomën e tij,dhe menjëherë shkoi tek dritarja dhe vështroi sesi babai I saj dhe gjyshi I saj kishin ngritur pistoletat së bashku me rojet e zemra I rrahu fortë. Ndieu një goditje në bark dhe vendosi dorën aty duke e ledhatuar.
Pa frikë zemra ime,pa frikë. Babi është këtu tani. Është këtu me ne....-tha me zërin e dobët dhe vazhdoi të shihte në oborr se çfarë po ndodhte.

Një ëndërr e vërtet Where stories live. Discover now