🐉

397 40 8
                                    

Ishte mbështetur I lodhur në karrigen e tij teksa para tij në tavolinën e madhe,të drunjtë,ngjyrë kafe të errët në një model të vjetër italian ndodheshin plot dokumenta të cilat disa I kishte firmosur disa po I lexonte e disa I kishte hedhur anash pasi nuk kishte më nerva.
Aroma e fortë e drurit mbizotëronte në dhomë dhe I jepte një qetësi truri ku dhe pas disa gllënjkave whiskey qetësia I shtohej akoma më shumë.
La mbi tavolinë dokumentin që kishte në dorë dhe u mbështet në karrige duke parë zyrën e tij me një shikim bosh,të menduar duke u fokusuar tek rafti me libra e duke lënë mendjen ti vërtitej ngado.
Mbylli sytë fortë dhe pickoi kurrizin e hundës teksa ndiente lodhjen e tepërt nëpër trup dhe kokë.
Edhe pak...-përshpëriti me veten dhe fërkoi fytyrën me duart e tij.
U drejtua përsëri dhe mori dokumentin në dorën e tij dhe filloi ta rilexonte ama u shpërqëndrua përsëri kur dëgjoi dy trokitje të lehta në derë.
Hyrë.-foli serioz duke marr një pamje tepër neutrale dhe serioze duke fshehur të gjitha emocionet.
Hey...-zëri I saj dhe fytyra e saj bëri që të humbte komplet posturën e tij serioze dhe çdo emocion ta linte të lirë.
Buzëqeshi me konfuzionin e saj gjithashtu edhe atë frikën e saj për të hyrë brenda në zyrë,e kishte futur vetëm kokën.
Eja brenda stella mea.-I tha qetësisht duke rilënë dokumentet mbi tavolinë.
Mhm,çfarë po bënë?-vështroi me buzëqeshje pamjen e saj  dhe qeshi në heshtje kur pa që ajo po shkonte drejt tij me ndrojtje.
Po lexoj disa dokumenta, po firmos dhe shumë të tjera.-ju përgjigj dhe ajo rrudhi buzët anash dhe anoi kokën.
A nuk është e mërzitshme?-qeshi lehtë dhe tundi kokën.
Shumë,gjithashtu dhe tepër e lodhshme,por jam I detyruar sepse nqs unë nuk punoj apo ti qëndroj në krye asaj ç'ka kam ndërtuar,nuk mund ta bëj dikush tjetër.-I tha dhe shtyu pas karrigen pak pas dhe ngriti dorën në ajër dhe ia bëri me shenjë që ajo të shkonte afër tij.
Të vi aty?-ngriti njërën vetull dhe ai tundi kokën.
Po Asterlayna, këtu tek unë.-I tha posesiv dhe ajo nuk hezitoi por thjesht ngriti vetullat lart,mblodhi pakëz supet dhe u nis drejt tij.
Kaloi pas tavoline duke qëndruar para tij dhe ai ktheu karrigen drejt saj e ngriti kokën për ta parë në sy. Vendosi të dyja duart e tij tek beli saj duke ledhatuar barkun e saj të rrumbullakët dhe e futi mes këmbëve të tij e më pas e uli në prehrin e tij.
Kam një pyetje stella mea.-I tha serioz teksa I ledhatonte barkun dhe me dorën tjetër kurrizin-Nqs nuk do të kisha qenë unë atë natë në klub,a do të kishe kryer marrëdhënie seksuale me dikë tjetër?-notat e zërit u ulën në një gradë tepër të rrezikshme ,e sytë I morën një nuancë akoma më të errët ,ama në fytyrë mbante një buzëqeshje neutrale që shumë thjesht mund ta ngatërroje për një buzëqeshje tepër miqësore.
Për atë gjë isha atë natë aty Elion,nqs ti,do të ishte dikush tjetër në vendin tënd. Edhe pse me thënë të drejtën për aq kohë sa isha aty asnjë nuk më tërhoqi në atë lloj mënyre derisa të pashë ty.-lëshoi një qeshje kërcënuese dhe cinike,e kërciti qafën disa herë kur dëgjoi fjalët e saj që u thanë me aq sinqeritet prej gojës së saj,ama në trurin e tij u konceptuan komplet në një mënyrë tjetër.
Në një mënyrë vrastare, ku vetëm gjaku dhe torturat përfshiheshin aty.
Qeshi përsëri rrezikshëm dhe e pa përsëri në sy duke lënë mënjanë atë pjesë të tijën që po vlonte prej një ndjenje që ai e dinte shumë mirë se çfarë ishte por nuk donte që ta pranonte.
Dmth unë të tërheq në atë lloj mënyre stella mea? Në mënyrë seksuale?-e pyeti me provokim dhe faqet e saj morën një nuancë të bukur roze.
Shiko e di që je më I madh se unë dhe ke një mendje akoma më të pistë Z,Morelli por përderisa e bëra me ty dhe sot jam shtatëzanë do të thotë që po,ama kjo nuk do të thotë që duhet të më provokosh!-qeshi fortë prej fjalëve të saj dhe rrethoi belin e saj duke e afruar më shumë afër vetes.
Nga ta dija unë që ishe kaq e vogël stella mea? Mbase jam njeriu më i ligë në botë por e kam kusht ndaj vetes që nuk kryej marrëdhënie seksuale me një femër që është nën nëntëmbëdhjetë vjeç. Sepse hormonet e adoleshencës janë më të forta se kur një femër është më e madhe,ku shumë mirë udhëhiqet me mendje dhe jo me hormone seksuale. Normale që bëhet fjalë në fillim kur flet pa shkuar puna deri te dhoma.-I shpjegoi qetësisht dhe ajo rrudhi vetullat.
Hera e dytë që përmend femra Elion,mbaj shënim unë.-I tha dhe ai buzëqeshi.
Interesante,përse çfarë do të bësh nqs unë vazhdoj ti përmend?-e pyeti ngacmues dhe buzëqeshja në fytyrën e saj e habiti.
Ishe I pari në seks Elion,por nuk je I pari në gjëra të tjera. Si puthja për shembull apo...-nuk arriti ta mbaronte fjalën pasi buzët e saj u puthitën me të tijat dhe ai vazhdoi ta puthte si të ishte I marr pas saj. Në një mënyrë aq të butë por edhe të egër,aq posesivisht sikur në atë dhomë të ndodheshin gjithë njerëzit e tokës dhe ai të ishte duke iu treguar se kujt I përkiste ajo.
Mos guxo ta përfundosh!-tha me kërcënim duke u shkëputur prej saj e duke parë sesi ajo vazhdoi ti mbante sytë mbyllur dhe të merrte frymë nëpërmjet gojës,ku buzët ndodheshin pakëz të hapura duke formuar një "o" të vogël, të kuqe dhe të fryra.
Nuk e prisja!-tha duke hapur sytë dhe ai nënqeshi.
Nuk të pyeta stella mea,a je mirë? Përse erdhe?-vendosi dorën e tij tek faqja e saj duke ia ledhatuar dhe kaloi një fije floku pas veshit të saj.
Jam mirë dhe isha e mërzitur. Por edhe nuk kisha qenë asnjëherë në zyrën tënde dhe doja ta shihja.-I tha me buzëqeshje dhe ai I la një puthje në hundë.
Të pëlqen?-rrotulloi karrigen së bashku me të në prehër dhe ajo tundi kokën.
Mhm,ngjyra e errët e drurit,libra në rafte,modeli I vjetër italian ama I ndërthurur me modernen është super mirë! Më pëlqen,është e bukur.-I tha dhe ai mbështeti kokën tek gjoksi I saj dhe mori aromë afër qafës së saj.
Ka qenë dizajn I mamit tim,të cilin e solla në jetë.-foli me zë të ulët dhe ajo tundi kokën.
Zonjë me shije.-I tha me buzëqeshje dhe ai qeshi lehtë.
I kam ngjarë në shumë gjëra sidomos në aspektin e femrave.-provokoi dhe dëgjoi që ajo tha diçka nëpërdhëmb-Shaka ëmbëlsira ime,shaka.-qeshi kur ndieu shpullën e saj mbi shpatull dhe e përqafoi më fortë.
Idiot.-i la një puthje mbi gjoks dhe u gëlltit kur pa se thithka e saj u forcua nën bluzë dhe kuptoi se ajo ishte pa reçipeta.
Bëre mirë që erdhe kisha nevojë të qetësohesha.-ndërroi temë menjëherë dhe ajo ngriti krahët e saj duke I kaluar në qafën e tij dhe filloi ti ledhatonte shpatullat, qafën dhe pjesën e pasme të kokës.
Mio Dio.-tha duke u relaksuar I gjithi e duke lënë veten të shijonte prekjet e saj.
Si thua sikur ti vazhdosh më vonë dhe ikim te dhoma? Të pres unë aty sa ti mbyllësh më të nevojshmet.-ngriti kokën menjëherë duke e parë I surprizuar.
Të më presësh në dhomë?-e pyeti konfuz ama në zërin e tij dallohej surprizimi.
Mhm,po mendoja që të shihnim disa veshje online dhe gjëra të tjera për fëmijën.-puliti sytë disa herë dhe mori frymë thellë ,e më pas I mbylli fortë duke larguar idetë erotike nga mendja.
Në rregull. Shko para stella mea.-I tha dhe ajo u çua prej tij dhe iku drejt derës.
Shfryu fortë dhe uli kokën duke parë që organi I tij seksual ishte ringjallur dhe menjëherë rehatoi pantallonat e tij,e tundi kokën fortë.
Mendo me trurin në kokë Idiot dhe jo me trurin e k**it tënd!-I tha vetes italisht dhe u drejtua nga laptopi për ta fikur ama menjëherë vëmendia iu tërhoq kur dëgjoi disa të bërtitura që vinin jashtë zyrës së tij,e shqetësimi iu shtua kur dëgjoi zërin e Asterlayna.
U ngrit menjëherë dhe vrapoi jashtë e pasi iku pak më tutje zyrës pa që përballë Asterlayna ndodhej një tjetër vajzë ku pasi pa vetëm ngjyrën e flokëve të saj e dalloi se kush ishte.
Çfarë the se nuk të kuptova?-dëgjoi pyetjen e saj dhe zëri I Asterlayna ishte tepër I inatosur.
Thashë që je një kurvë amore!-aq iu desh dhe plot nerva shkoi drejt tyre.
Amantia!-bërtiti fortë dhe të dyja femrat kthyen kokën drejt tij.
Oh më në fund erdhe!-tha plot ironi Amantia dhe Elion kaloi anash tij Asterlayna dhe vështroi me inat kokëkuqen përballë tij.
Çfarë do këtu?-e pyeti serioz dhe ajo qeshi.
Erdha të shoh monstrën që u bë shkak për prishjen e fejesës sonë!-bërtiti fortë dhe ai shtrëngoi nofullën fortë.
Çfarë?-ktheu kokën dhe pa që fytyra e saj kishte marr një mimikë shokimi,sytë I ishin zmadhuar dhe po shihte Elion me dy sy që tashmë kishin filluar ti shkëlqenin prej lotëve.
Oh nuk e dije putana? Nuk e dije që ti dhe ai kopili jot më prishi fejesën time?-foli përsëri dhe Elion iu kthye dhe menjëherë I vendosi dorën në fyt dhe e shtyu pas duke e përplasur në mur.
Nuk ishte ajo shkaku I ndarjes sonë! I shkëputa gjërat përpara saj dhe mos bëj sikur kishim diçka me dashuri,ishte një martesë me benefite për fuqi për babain tënd!-foli plot kërcënim-Kush dreqin të lejoj ty që të hyje brenda!?-bërtiti dhe vazhdoi ti shtrëngonte fytin e ajo po mundohej ta hiqte prej vetes.
Do të të shkatërroj Elion,me gjithëçka kam!-foli ndërdhëmb duke u munduar ti hiqte dorën prej fyti dhe ai e ngriti disa cm në ajër duke bërë që fytyra e saj të bëhej kuq.
Guxo provoje këtu jam! Ama me mua kurvë,jo me nënën e fëmijës sim! Mos guxo,përndryshe asnjë qentë nuk do të të gjejnë kockat!-kërcënoi dhe e lëshoi në parket kur pa që po I mbylleshin sytë.
Nqs po të lë gjallë është fakti babait tënd me të cilin do të diskutojë. Prandaj mu zhduk!-iu bëri me shenjë rojeve të cilët erdhën dhe e morën zvarrë dhe e nxorën jashtë.
U kthye për të parë Asterlayna e cila kishte ngrirë në vend dhe po shihte duke qarë gjithë skenën.
Stella mea.-bëri disa hapa drejt saj por ajo u tremb dhe eci pas. Ndaloi në vend pas veprimit të saj e disa dridhje të ftohta I kaluan nëpër trup kur kuptoi që ajo pati frikë prej tij.
Mos...mos..-tha me ndërprerje dhe ai tundi kokën.
Asterlayna nuk do të të bëj asgjë.-tha qetësisht dhe u afrua përsëri.
Ti dhunove atë vajzë...mos mu afro,jo..jo-tha me zërin e dridhur dhe ai mallkoi nën zë.
Dreq jo stella mea nuk do të të bëja kurrë asgjë ty. Asnjëherë!-iu afrua më shumë por ajo bërtiti.
Mos mu afro!-ngriu në vend ama zemra I ra në tokë kur pa që sytë e saj u rrotulluan duke I shkuar pas koke,e trupi ti binte I lirë.
Vrapoi duke e kapur ama çdo gjë iu bllokua kur pa që ajo filloi të dridhej.
THËRRISNI ANTONION!-ulëriti fortë dhe po shihte I trembur pa mundur të bënte dot asgjë për të.
Zotëri!-në derë u duk një person I gjatë I cili sapo pa vajzën në parket në krahët e shefit të tij vrapoi dhe u ul në gjunjë.
Ka pësuar atak kardiak dhe është duke kaluar një konvulsion!-tha me panik doktorri duke shokuar Elion I cili u zbardhë në fytyrë-Do ti injektoj diçka për qetësim e cila do ta mbaj në një gjendje konstante duke të dhënë kohë për ta çuar në spital shef,përndryshe do ta humbasësh vajzën dhe fëmijën!-tha me shpejtësi duke përzierë dy ilaçe,duke e thithur me shiringa e duke ia injektuar në krahë.
Në momentin që doktorri bëri atë veprim dhe largoi agen nga trupi saj e mori në krahë dhe nxitoi drejt makinës e u nis për në spital.

🐉
***

Qëndronte ulur në stol para derës së dhomës ku doktorët kishin futur Asterlayna dhe kishin tridhjetë minuta që nuk kishin dalë prej andej.
Mori frymë thellë dhe vështroi nga dera e cila u hap e prej andej doli Rajla furishëm plot inat.
Kur do të nxësh mend Elion!?-bërtiti duke bërë që njerëzit dhe infermierët të ndalonin dhe kthenin kokat-SECILI NË PUNË TË VETË!-iu kthye me inat njerëzve të cilët vazhduan sikur nuk ndodhi gjë.
Çfarë ka ajo? Si është!?-pyeti qetësisht dhe ajo qeshi.
Ke ndërmend ta vdesësh para kohe?-ishte pyetja që e bëri Elion të rrudhte vetullat.
Jo!-u përgjigj menjëherë.
Atëherë lëre të qetë! Në fillim fëmija që vendosi ta mbajë,më pas I ati e më pas tij!!! Çfarë dreqin doni prej saj!?-e vështroi serioz tashmë dhe ngriti njërën vetull pyetës.
Çfarë do të thuash!?-pyeti kërcënueshëm dhe sytë e Rajlës u mbushën me lot.
Dua të them që ajo I shënoi vetë vetes ditën e saj të vdekjes në momentin që vendosi të mbaj atë fëmijë që ka në bark!-foli plot mllef duke lënë të shokuar Elion të cilit iu duk sikur I ra bomba pasi dëgjoi fjalët e saj.

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

M_2458

Një ëndërr e vërtet Where stories live. Discover now