🪽

315 37 4
                                    

Kishte shtruar një çarçafë ngjyrë rozë në kopshtin pas shtëpisë,një mini kek dhe afër saj një tasë I madh me qershi,teksa në dorë mbante një libër të cilin po e lexonte. Herë buzëqeshte e herë skuqej prej fjalëve që lexonte ,e herë e përplaste librin në këmbë dhe qeshte si të ishte çmendur.

 Herë buzëqeshte e herë skuqej prej fjalëve që lexonte ,e herë e përplaste librin në këmbë dhe qeshte si të ishte çmendur

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Sinqerisht duhet të ndalosh së lexuari ata libra toksik Layna.-dëgjoi zërin e motrës së saj dhe rrotulloi sytë por kokën nuk e ngriti prej libri.
Ndieu një hije sipër saj dhe më pas dikë që ti ulej pranë.
Kish ndodhur goxha dramë kur unë nuk isha në shtëpi. Të intereson ta shpjegosh?-I tha përsëri Zeina dhe menjëherë mendja e Asterlayna u shkëput prej libri dhe shkoi tek ai mëngjes ku kishte folur me atë.
Si fillim nuk janë libra toksik,por romantik! Së dyti thjesht një debat midis atyre që babai jonë I quan armiq dhe babait tonë.-mbylli librin duke marr frymë thellë dhe ngriti kokën për të parë të motrën në sy.
Përse nisi ky debat Asterlayna,se që ndodhi debati e di.-rrotulloi sytë nga toni I së motrës
Thjesht babit nuk I pëlqente fakti që ishin të ulur bashkë në tavolinë dhe shpërtheu,gjyshi ndërhyri dhe më pas u çuan prej tavoline duke më lënë mua vetëm me ata. Pas një bisede të shkurtër më pas edhe unë u çova dhe ika në dhomë. Dhe kaq!-ngriti supet dhe rrudhi fytyrën e më pas hapi prapë librin.
Oh lëre atë libër! Por eja flasim.-I tha Zeina duke I marr librin prej duarve dhe Asterlayna foli në protestë.
Mos e bëj më këtë!-I mori librin mbrapsht dhe Zeina I nxori gjuhën.
Si është bebi tek barku?-hezitimi në zërin e Zeina ishte I dukshëm dhe Asterlayna lëshoi librin në çarçafë dhe vendosi dorën tek barku I rrumbullakosur duke e ledhatuar.
Vazhdon dhe rritet...mendoj se shëndetshëm pasi ilaçet e tjera kanë një % efekti të vogël,por rritet.-tha me një buzëqeshje në fytyrë.
A të dhemb më mezi?-e pyeti Zeina e cila pas një debati të gjatë me veten ngriti dorën duke e vendosur në barkun e motrës dhe duke e ledhatuar lehtë.
Ohh sa të duash,mos të flasim për enjten e këmbëve dhe duarve. Gjithashtu gjokset I kam tepër të forta!-u ankua dhe Zeina filloi të qeshte fortë.
Gjokset e tua janë rritur me thënë të drejtën,nuk janë të vogëla.-I tha Zeina duke vazhduar që të qeshte.
Pfff jam thjesht një adoleshente ,mos prit të kem gjokset e një  gruaje. Edhe kaq I kam vetëm prej shtatzënisë.-I tha Asterlayna dhe Zeina buzëqeshi.
Edhe dy muaj dhe më pas lind.-tha Zeina dhe një buzëqeshje e trisht I mbuloi fytyrën. Gjë që u vu re prej saj.
Nuk ke pse trishtohesh,është zgjedhja ime Zeina.-I tha Asterlayna dhe ajo tundi kokën.
Jo Layna jo! Ti po zgjedh të vdesësh!-I tha e revoltuar dhe Asterlayna u bë serioze.
Shiko e di mendi....
Po pra vajza ime. Përse zgjedh të vdesësh?-trupi I ngriu prej zërit të tij dhe Zeina ktheu kokën menjëherë duke u penduar për fjalët e sapo thëna.
Babi mirëseerdhe.-I tha Zeina duke u çuar në këmbë.
Të kërkon Geneva në kuzhinë Zeina. Shko!-e urdhëroi dhe Zeina rrudhu vetullat.
Eja Layna.-Ju drejtua të motrës por zëri I të atit e ndaloi.
Do të vi më pas. Dua të bisedoj diçka me vajzën time të vogël.-tha Tomas dhe Asterlayna u gëlltit.
Ska gjë shko Zeina. Vij për pak.-I tha gjysëm zëri dhe Zeina u largua ama me kokën pas.
Doje të flisje ba?-i tha ajo dhe Tomas doli para saj serioz ama me një buzëqeshje jo të mirë në fytyrë.
Para dy javësh, ti dhe Elion në dhomën e biblotekës,çfarë diskutuat?-pyeti Tomas dhe ajo u gëlltit.
Asgjë ba,në lidhje me librat. Kishte ngatërruar dhomë dhe kaq.-foli qetësisht duke lënë gënjeshtrat të rridhnin lehtësisht prej gojës së saj.
Mhm...atëherë shërbëtoria më paska gënjyer? Për faktin që ishit të dy në kuzhinë,dhe që të dy u çuat e më pas hyrët në dhomën e biblotekës? Apo për faktin që ai nuk kishte përdorur mbrojtës?-tha rrezikshëm dhe Asterlayna u gëlltit fortë.
Jo,jo.....-tha me zërin që I dridhej.
Kush është babai I atij fëmije Asterlayna?-pyeti ftohtë dhe ajo u drodh dhe sytë ju mbushën me lot.
Gëlltiti lëmshin e krijuar në fyt,dhe kaloi poshtë lotët e krijuar në sy.
Nuk e di!-foli e vendosur dhe Tomas shfryu.
Nuk mendoj se ke bërë rolin e një kurve Asterlayna,e di që ke aq nder. Prandaj më thuaj,kush është babai I atij fëmije??-I tha përsëri dhe ajo tundi kokën.
Nuk e di!!!-tha me tonin e lartë të zërit dhe Tomas bërtiti fortë.
MENDON SE DO TË JESH GJALLË PAS LINDJES SË ATIJ FËMIJE?? MENDON SE NUK DO TË BËJ TESTIN E ADN PASI TI TË LINDËSH??-u drodh prej zërit të tij dhe zemra filloi ti rrihte fortë-Në dorën e kujt mendon se do të bier ai fëmijë pas lindjes? Në timen Asterlayna! Dije se  ai fëmijë është I atij njeriu,çdo gjë do të jetë tepër ndryshe Asterlayna! Dije se nqs në gjakun e atij fëmije apo tëndin rrjedh gjaku I atij njeriu ,jeta e këtij fëmije në barkun tënd do të jetë një ferr I vërtet.-tha me zërin e ulët tepër kërcënueshëm duke bërë që qimet në trupin e saj të ngriheshin përpjetë.
Shko tani se po të kërkon Geneva,ose rri lexo si të duash!-I tha sikur çdo gjë të ishte në normalitet dhe u largua duke lënë pas një Asterlayna të trembur dhe frikësuar,tashmë jo për jetën e saj por për jetën e atij fëmije që mbante brenda në bark.

   🪽
***

Kishte veshur një palë streçe të zeza dhe një bluzë të zezë të gjerë ,atletet e bardha dhe po priste orën që Tomas të lëvizte nga shtëpia dhe të ikte në mbledhjen e tij së bashku me gjyshin e saj.

Vështroi nga dritarja makinat që dolën jashtë dhe në momentin që portat u mbyllën mori çantën në krahë dhe nxitoi aq sa mundej për të dalë jashtë

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Vështroi nga dritarja makinat që dolën jashtë dhe në momentin që portat u mbyllën mori çantën në krahë dhe nxitoi aq sa mundej për të dalë jashtë. Hapi derën duke dal dhe njëri prej rojeve ju afrua.
Zonjushë dëshironi diçka?-e pyeti ai dhe Asterlayna tundi kokën.
Më duhet të shkoj tek gjinekologia ime urgjent sepse po ndiej një dhimbje në fund të barkut.-I tha dhe roja vështroi orën I konfuzuar .
Tani në orën 21:35 të darkës?-e pyeti dhe Asterlayna u kthye serioze.
Shtatzënia nuk pyet për orë.-tha me nerva dhe pa pritur rënkoi fortë duke mbajtur barkun me dorë.
Dreq!! Eja hip në makinë.-I tha roja duke hapur derën e makinës dhe e futi brenda-Duhet të lajmërojmë zotërinë!-tha ai dhe Asterlayna foli me nxitim.
Kam lajmëruar gjyshin por nxito!-urdhëroi dhe pasi nisi makinën trupi I saj ra në qetësi,por herë pas here rënkonte për tu dukur sikur kishte dhimbje.
 
Jemi para spitalit zonjushë!-I tha roja duke e ndihmuar të dilte ,ku jashtë spitalit po e priste një doktoreshë.
Asterlayna eja menjëherë!-I tha doktoresha duke e kapur për krahu dhe hynë brenda,e u nisën drejt dhomës.
Rajla!-përshpërtiti Asterlayna dhe ajo e pa dhe I shkeli syrin.
Zotëri duhet të plotësoni një formular!-një infermiere ndaloi rojen në hyrje.
Por më duhet...
Ju jutem këto janë rregullat!-I tha infermiera dhe dëgjoi që ai foli disa fjalë të tjera por pasi dera u mbyll qetësia mbizotëroi.
Do të dalësh nga dera e pasme. Makina ime është e parkuar dhe e ndezur. Ki kujdes!-I tha Rajla dhe ajo tundi kokën.
Faleminderit! Shumë faleminderit Rajla!-Ia ktheu Asterlayna dhe menjëherë nxitoi e doli nga dera e pasme.
Hipi në makinë dhe pasi vendosi destinacionin u nis drejt tij.

🪽
***

Ngadalësoi shpejtësinë e makinës në momentin që para saj u shfaq porta e madhe prej hekurash,katër roje me pistoleta në duar dhe një vilë e madhe e bardhë. Zemra filloi ti rrihte shpejt teksa rojet e ndaluan dhe ngritën pistoletat kundrejt saj.
Uli xhamin dhe një roje iu afrua.
Chi stai cercando?(Kë po kërkoni?)-dëgjoi rojen ti fliste italisht dhe konfuze ngriti supet pa kuptuar asnjë fjalë.
Elion Morelli!-tha qetë dhe roja pa rojen tjetër dhe foli disa fjalë të tjera italisht por që ajo nuk kuptoi asgjë përsëri. Vështroi dyert të hapeshin dhe pa sesi roja ia bëri me shenjë që të hynte brenda. Ri ndezi makinën dhe ngadalë I dha gaz dhe hyri brenda në oborr por ndaloi kur pa tre persona përballë saj. Hapi derën dhe doli prej makine duke lënë dy fytyra të shokuara dhe një tjetër konfuze.
Asterlayna?-e pyeti ai duke mbledhur veten shpejt.
Elion...-I tha Asterlayna duke bërë disa hapa drejt tij ,hapa të cilat ju dukën të rëndë,sytë të cilët iu errën dhe fryma filloi ti merrej-Elio....-trupi I ra lirshëm dhe çdo gjë iu errësua. Zërat I shkuan të largët derisa një moment çdo gjë pushoi dhe kishte vetëm qetësi.

Një ëndërr e vërtet Where stories live. Discover now