🪽

341 40 5
                                    

Qëndronte ulur në stolin e spitalit teksa priste që ti vinte radha dhe të hynte brenda tek gjinekologia,teksa ai qëndronte afër saj dhe në këmbë.
Çfarë numri ishe edhe një herë?-nervozizmi dallohej qartë në zërin e tij dhe Asterlayna ngriti kokën për ta parë.
132.-u përgjigj me zërin që iu drodh dhe uli përsëri kokën duke parë pllakat.
Edhe dy veta më pas është rradha jonë...-tha gjysëm zëri Elion dhe u ul pranë saj.
Yeh,e pashë numrin tek monitori.-ia ktheu me ironi dhe ai tundi kokën.
Je më tepër nga ç'dukesh.-e vështroi sesi ajo ngriti njërën vetull kurioze-A për mirë,a për keq nuk e di,por je më shumë se ajo vajza e bindur dhe frikësuar. Dhe mendoj se arsye e kësaj është bërë,jetesa në Angli për një kohë të gjatë ,si një e lirë dhe pa asnjë lloj kushti apo kërkese llogarie.-I tha serioz Elion dhe ajo shfryu fortë.
Edhe çfarë pastaj? Të prish gjë punë ty?-I tha plot nerva dhe nqs dikush nga jashtë do ti shihte do të mendonte se ajo ishte gati ta rrihte atë.
Aspak.-ngriti supet dhe ktheu kokën duke parë monitorin dhe më pas biletën në dorën e Asterlayna-132,radha jonë.-u çua prej stolit dhe I ofroi dorën asaj e cila u gëlltit disa herë dhe më pas ia kapi dhe u ngrit.

Hynë brenda në dhomë,dhe në momentin që doktoresha I pa ngeli pa fjalë.
Asterlayna?-e pyeti e surprizuar dhe shkoi e përqafoi.
Hey Rajla.-I ktheu përqafimin dhe e shtrëngoi fortë sikur ajo do ti ikte.
Çfarë ndodhi?? Si!? Çfarë bënë këtu?-rreshtoi pyetjet Rajla dhe Elion u kollit për të bërë të qartë prezencën.
Histori e gjatë,do të ta tregoj më vonë. Si fillim të flasim për atë çka kam ardhur.-I tha Asterlayna e cila bëri disa hapa dhe u ul në kolltuk-E para jam këtu për të parë gjininë e bebit, e dyta dua të bëj një test ADN për të vërtetuar që ai që ndodhet aty në këmbë është babai I fëmijës sime.-hapi sytë e habitur dhe ktheu kokën nga Elion I cili qëndronte serioz,me fytyrën si një pllak mermeri dhe duart në xhepa.
Të zbulojmë gjininë e bebit njëherë. Sa për testin e ADN e diskutojmë pas kësaj!-u përgjigj serioze Rajla tashmë dhe ia bëri me shenjë Asterlayna të çohej dhe të shtrihej në krevat.
Eja.-I tha Elion I cili lëvizi menjëherë drejt saj dhe e ndihmoi që të çohej.
U ngrit dhe më pas u shtri te krevati dhe ngriti bluzën, e Rajla I hodhi xhelin, e më pas filloi ti bënte kontrollin.
Po shihte në ekran sikur të ishte duke parë gjënë më të paparë në botë ,më pas barkun e saj e më pas prapë ekranin.
Kur do mësoj ndonjëherë ky fëmijë që të qëndroj siç duhet te barku mamit?-tha duke qeshur Rajla dhe Asterlayna shfryu.
Mos e pyet,jam e sigurtë që qëndron kokë poshtë pasi I ndiej sipër gjuajtjet.-tundi kokën duke qeshur dhe Elion vështroi fytyrën e saj e më pas buzët të cilat ishin të formuara në një buzëqeshje.
Dhe ashtu është,është kokëposhtë majmuni,po ta bënë më të lehtë lindjen.-tha Rajla dhe Asterlayna rrudhi vetullat.
Majmuni? Dmth...-buzëqeshi drejt saj ëmbël dhe shkeli një buton duke bërë që një rrahje e vogël të dëgjohej.
Majmuni mor shpirt,nuk mund ti themi një djali majmune. Shih sa të bukura I ka rrahjet e zemrës.-I tha Rajla dhe sytë iu mbushën me lot,e gëzimi e pushtoi të tërën. Ama një moment,vetëm një moment iu desh që ti prishte momentin dhe ta mbushte me frikë. Fjalët e babait të saj.
Kurse ai qëndronte pa fjalë teksa dëgjonte rrahjet e zemrës së atij fëmije,e zemra e tij rrihte akoma më shumë. Vendosi dorën në shpatullën e saj duke e nxierr nga mendimet dhe ajo e pa me sytë plot lot.
Urime Asterlayna,mund të çohesh tani.-i tha Rajla dhe ai menjëherë e ndihmoi për tu çuar. Fshiu barkun me një pecetë dhe më pas uli bluzën.
Eja uli në kolltukë.-I tha Elion gjysëm zëri dhe e ndihmoi të ulej.
Për gjininë e bebit ,besoj se u qartësuam. Flasim për testin e ADN tani. Ti djalë I dashur duhet të dish që shtatzënia e saj është tepër delikate. Dhe testi ADN kur fëmija është akoma I palindur ka një procedurë të gjatë dhe deri diku të dhimbshme,por përveç kësaj ka dhe pasoja të cilat asnjëherë nuk I dihen se çfarë janë. Jeni të sigurtë që do ta kryeni këtë?-vështroi tashmë nga Asterlayna e cila I dinte nënkuptimin e  fjalëve të Rajlës.
Mori frymë thellë teksa u përgjigjj:
Do ta bëjmë Rajla,mos u shqetëso për të tjerat.
Në rregull atëherë,përgjigjet për testin dalin pas dy javësh dhe njëra prej infermiereve do të të marr dhe të të bëj gati.-I tha Rajla dhe Elion tundi kokën.
Më shpejt.-tha serioz dhe Rajla ngriti njërën vetull.
Më falni?-e pyeti akoma më serioze.
Përgjigjet e analizës I dua më shpejt. Sot mundësisht,do të paguaj trefish nqs ke hallin te lekët.-e vështroi në sy tepër ftohtë dhe Rajla shkëputi kontaktin prej syve të tij të ftohtë.
Do të bëjmë ç'të mundemi.-u çua në këmbë dhe pa nga Asterlayna-Pas meje.-tha dhe doli jashtë dhomës dhe ata të dy pas saj.

🪽
***

Qëndronte shtrirë në krevat,fytyra tepër e zbehët,sytë mbyllur dhe një sorum ndodhej në krahun e saj.
Je mirë?-e pyeti Elion qetë dhe ajo hapi sytë ku dallohej qartë lodhja.
E lodhur,tepër e lodhur...-u përgjigj gati gati në përshpëritje.
Dëshiron diçka? Për të pirë apo ngrënë?-u ngrit në këmbë dhe iu afrua kurse ajo tundi kokën në refuzim.
Jo,nuk dua asgjë. Nqs dëshiron mund të lëvizësh ti,nuk je shkëputur prej meje për asnjë sekondë.-I tha ajo dhe ai mbylli sytë për disa sekonda dhe I hapi prapë.
Mos u shqetëso,jam mirë unë.-u përgjigj dhe dera e dhomës u hap e brenda u fut Rajla bashkë me një infermiere e cila u drejtua nga Asterlayna dhe I hoqi sorumin I cili ishte gati në mbarim.
Analizat janë drejt fundit,do tju dërgohen në shtëpi me post. Gjithashtu dhe ju mund të largoheni për pak,e për çdo shqetësim Asterlayna,do vish menjëherë në spital. Nuk dua kundërshtime. Ki kujdes dhe ushqeu shëndetshëm.-I tha dhe doli nga dhoma.
Më ndihmo pak të vishem,e më pas mund të largohemi.-I tha Asterlayna e ai tundi kokën.
Mori rrobat e saj që ndodheshin në kolltuk dhe ju afrua duke e ngritur me kujdes dhe ndihmoi ta vishte.
I veshi atletet dhe më pas I vendosi një dorë në bel dhe të dy filluan të ecnin drejt daljes me kujdes dhe ngadalë.
Do ta ngasësh makinën mr kujdes dhe shmang sa më shumë të mundesh tronditjet.-urdhëroi shoferin I cili tundi kokën dhe hipi në makinë-Kujdes...-I tha asaj teksa hipi në makinë dhe ai pas saj.
Dua gjumë...-tha gjysëmzëri dhe vendosi kokën në shpatullën e tij.
Fli,për pak shkojmë në shtëpi.-Ju përgjigj por derisa mbaroi ai fjalën fryma e saj u qetësua e trupi ju bë më I lehtë. I kaloi dorën nga shpatullat duke e mbajtur më mirë dhe më pas urdhëroi shoferin të nisej.

🪽
***

Lëvizi me kujdes por një dhimbje e lehtë bëri që të hapte sytë e përgjumur. Vështroi me kujdes se ku ndodhej dhe pa që ishte në dhomën e saj tek shtëpia e Elion. Mori frymë thellë dhe me kujdes u ngrit. Hoqi batanijet anash dhe më pas mbushi një gotë uji,nga kania që ndodhej mbi komedinë dhe e piu me një frymë. Një dhimbje tjetër e zgjoi akoma më shumë dhe fryma filloi ti vështirsohej.
Uhf,uhf....çfarë ke jeta ime?-vështroi barkun e saj dhe vendosi dorën aty duke e ledhatuar,ama një dhimbje tjetër bëri që të rrudhte fytyrën dhe të rënkonte më fortë.
U ngrit në këmbë duke u mbajtur anash krevatit dhe më pas filloi të ecte drejt derës. U kap fortë tek doreza e derës teksa sytë filluan ti bënin xixa dhe ti errësoheshin. Mori frymë thellë dhe hapi derën duke dal në korridor. Ju afrua parmakëve duke u mbajtur aty teksa ecte akoma më ngadalë.
Dëgjoi disa zëra të largët por të njohur.
Elion...-përshpërtiti ama dhimbja tjetër e la pa frymë,e po ashtu edhe tjetra duke bërë që të ndalonte në vend dhe të bërtiste me të madhe.
Bërtiti prapë teksa dhimbja filloi të bëhej më e madhe ,e sytë ti errësoheshin më shumë. Uli kokën poshtë kur ndieu diçka të njomë dhe fryma I ndaloi kur pa ngjyrën e kuqe në tapetin ngjyrë qumështi.
Vendosi dorën në bark dhe bërtiti përsëri kur pa dhe dorën e saj me gjak.
Asterlayna...-dëgjoi zërin e shokuar të tij dhe ngriti kokën për ta parë me aq shikim sa I kish ngelur.
N...ëspi..tal...belbëzoi dhe dhoma I erdhi përqark,çdo gjë filloi ti rrotullohej dhe vizioni tashmë ti kthehej komplet I zi.

Një ëndërr e vërtet Where stories live. Discover now