Kapitulli tre

338 31 0
                                    

Pasi iku djali misterioz mendova te lexoja pak por nuk po arrija te fokusohesha.
U perpoqa fort po asgje nuk ma hiqte mendjen nga ai bukuroshi qe kishte qene para pak kohesh aty.
Nuk besoja se atij do ti kisha mbetur ndopak ne mendje pa marre parasysh qe une ne ato momente isha si mos me keq.
Kisha qene me floke te pakrehura dhe me rroba jo plotesisht te pastra.
Do ti jem dukur e peshtire prandaj ndihej aq ne siklet-fillova te mendoja me vete. Duke gjetur fjalet me te shemtuara per te share veten vendosa te shkoja tek shtepia me qira e te lahesha e keshtu te pergatisja dicka per darken qe te haja, por ajo qe pashe kur dola nga dhoma me la te shokuar.
Djali i bukur ishte aty dhe po veshtronte qiellin me nje dashuri qe me beri per vete si cdo gje e tija.
Ngurrova ne fillim, por pastaj mblodha veten dhe shkova e iu ula prane.
Me pa i habitur me ato sy qe mua po me mrekullonin gjithmone e me teper.
Ai nuk foli asnje fjale por thjesht ngriti syte nga qielli dhe u shtri. Ne ato momente nuk mendova me gjate por u ula edhe une prane tij aq sa krahet tane ngjesheshin.
Qielli kishte nje panorame vertete te bukur.
Yjet ndrinin fort njeri me shume se tjetri dhe hena e plote bente sehir.
Ishte nje pamje me te vertete e bukur e te ngecte aty pa mundur as tia hiqje syte.
Pas pak ndjeva syte e tij mbi mua dhe une ndjeva frike te ktheja koken.
Por qenia ime u dorezua dhe u kthye te shihte ato sy jeshile qe te rrembenin e te conin fluturim ne ajer dhe te benin ti dashuroje fort.
Ende dridhesha teksa shihja se si ai po me shihte me ato sy dhe une nuk mundja ta largoje me tanime shikimin tim prej tij. Bebet e syve te tij u zmadhuan dhe isha e sigurt se edhe te mite ishin zmadhuar gjithashtu.

E Humbur Ne KthjelltesiWhere stories live. Discover now