Kapitulli nente

213 24 1
                                    

Nga darka erdhi mysafiri, por une nuk dola pasi po beja mesimet.
Luna e kishte marre persiper gjithe darken duke me lene mua te qete te mesoja.
Ne fund te darkes teksa po shkoja ne banjo u hasa me mysafirin.
Ishte e pamundur. Ishte "maniaku".
Mbeta si e hutuar kur e pashe aty. Nuk kusha fjale teksa shihja buzeqeshjen qe pikturohej ne fytyren e tij.
Ate moment erdhi Merti dhe na prezantoi:
Ani kjo eshte Lisa, motra e Lunes.
Ai buzeqeshte cdo moment. Dhe kur Merti u largua ai mu soll duke me thene:
Ja dhe emrin ta mora vesht. Tjeter cfare mund te me thuash per veten.
Apo duhet te pyes dike rrotull.
I kisha nervat te tendosura nga sjellja e atij injoranti.
Si mund te ishte dikush i tille dhe aq arrogant.
Kaloi java dhe ai dite per dite me ngacmonte e me hidhte fjale dhe kjo me acaronte.
Nuk isha mesuar qe te jetoja me nje njeri te tille qe te zinte deren e te pyeste gjera koti.
Ishte fiksuar te me njihte dhe se kuptoja pse kur ai dite per dite merrte nga shkolla ime ate misin.
Nje nate ai kishte dalur per te festuar dhe nuk do te kthehej deri ne mengjes.
Ate nate u ula te shihja nje film se bashku me Lunen dhe Mertin.
Po shifnim filmin "Romeo dhe Zhuljeta".
Ne fund te filmit pashe Lunen dhe Mertin tek putheshin dhe nuk arrita te duroja dot dhe dy pika lote me pikuan.
Mbylla syte dhe per te larguan trishtimin fillova te mendoja sikur Merti ishte prane meje dhe mr fshinte lotet.
E mendoja shpesh keshtu dhe qetesoja veten kur me vinte te qaja per motren.
Keshtu edhe ate moment po mendoja te njejten gje.
Po mendoja sikur Merti po me fshinte lotet e me perkedhelte lehte.
Papritur ndjeva nje dore te vertete mbi faqet e mia. Mora te hapja syte dhe mu duk sikur Merti po me fshinte lotet. Po kerkoja me sy Lunen por ajo nuk ishte askund.
Cdo gje po me habiste. Si mundte Merti ta bente kete gje.
I hapja syte me veshtiresi pasi me vinte gjume dhe shihja ne terr floket e verdhe e te crregullt. Buzeqeshja lehte dhe mbyllja syte serish.
I hapja syte here pas here dhe kerkoja syte e tij por nuk arrija ti gjeja. Mbyllja syte e pastaj merrja fryme thelle.
Se shpejti me zuri gjumi ne krahet e tij qe me perkedhelnin floket lehte.
Isha e gezuar qe me zuri gjumi aty.
Ne mengjes kur me doli gjumi e ndjeva veten ende ne krahet e tij. Ende nuk me ishin haput syte mire kur ai u ngrit dhe iku.
E shihja me po ato floke te crregullt nga prapa tek ikte ne kuzhine.
Degjova Lunen qe uroi mysafirin dhe pastaj erdhi tek une dhe duke qeshur me uroi mengjesin, mori batanijen me te cilen isha mbuluar dhe me tha te shkoja ne kuzhine se kishte lene mengjesin ne zjarr.
Shkova e papertuar pasi sot isha shume e lumtur.
Atje nuk gjeta askend prandaj mbylla syte dhe kujtova me buzeqeshje ledhatimet qe Merti me kushte dhene nje nate me pare fshehurazi Lunes.

E Humbur Ne KthjelltesiDonde viven las historias. Descúbrelo ahora