Kapitulli gjashte

254 24 2
                                    

Keshtu kuptova se ai lendohej ta pandehje per te tille.
Pa pandehur kuptuam se koha kishte kaluar dhe atij i duhej te largohej.
Nuk me besohej qe po i besoja nje djali qe sapo e kisha njohur vetem e vetem se me pelqente.
Nuk e dija se pse i interesoja atij bukuroshi duke e ditur se atij do ti shkonin pas te gjitha femrat dhe ai mund te zgjidhte me te bukuren.
E kisha zili ne fakt. Kishte mamane dhe nje jete te lehte ne krahasim me timen.
Ai erdhi edhe te nesermen por une fatkeqesisht kisha shkuar te shtepia me qira dhe nuk i kisha lene nje celes per dhomen qe te hynte e rrinte vetem sa te qetesonte veten ashtu sic beja edhe une.
Ne fakt nuk shkova fare gjate gjithe javes ne dhomen e pallatit te rrenuar pasi kisha shume pune ne shtepi.
Diten kur shkova e pashe te priste tek dera dhe sa me pa u ngrit ne kembe dhe bertiti:
Ku je? A e di se jam bere merak per ty? Ke nje jave qe nuk je? Pse nuk me the asgje se do te ikje?
Kisha mbetur e shtangur nga ato fjale qe ai tha. E kuptoi se kishte ngritur tonin me shume sec dukej sikur une te isha dicka me teper se thjesht ajo e panjohura me te cilen s'ka as ca dite qe ka filluar te njihet.
Me fal,-tha dhe u largua.
Une ne fillim isha e ngurtesuar nga ato qe ai kishte thene pak minuta me pare.
E kisha humbur fillin por kur mori te largohej mblodha veten dhe e ndala.
Me fal ti mua,-i thashe dhe e terhoqa te hynte brenda.
Nuk e di se si arrita ta beja ate gje por e vetmja gje qe mbaja mend ishte se nuk e lashe dot te ikte nga frika se do ta humbja pergjithmone.
Nuk e kuptoja pse kur isha me te koha kalonte aq shpejt dhe ne nje kohe te shkurter dy te panjohur u bene njerez teper te afert.
Dite per dite takohesha me te dhe madje nje dite e ftova ne shtepi.
E therrita per mesdite dhe gjate gjithe rruges mendova se cfare te beja pasi nje djale i tille mund te ishte nazeli i madh.
Dhe teksa mendoja se cfare do ti pelqente mu kujtua se ai pelqente embelsirat dhe vendosa te beja nje embelsire.
Kur shkuam ne shtepi ai kembenguli te me ndihmonte edhe pse me kishte thene se nuk dinte te gatuante.
Futi doren ne miell dhe e nxori. E shkundi fort ta pastronte por per pasoje me lyu duke me bere pothuaj te bardhe plotesisht.
Nga nervozizmi mora nje grusht miell dhe e gjuajta. Ai ma ktheu dhe filloi perkatesisht nje lufte me miell duke na lene pa e bere embelsiren. Nuk kushim asgje per te ngrene dhe per kete ai porisiti pica. Nuk isha te mesuar te haja ushqime te ardhura nga jashte por per te mos e prishur momentin vendosa te haja. Fundja nuk kishte asnje mundesi tjeter qe te zgjidhja.

E Humbur Ne KthjelltesiWhere stories live. Discover now