Untitled Part 2

180 17 0
                                    

Nje vajze si ajo nuk harrohet kurre.Ersi eshte e bukur,e sjellshme dhe e dashur,ndonjehere edhe shume e cmendur .Ne te vertete ,prinderit e saj mendonin per shume kohe ne femijerine e Ersit se si ka mundesi qe nga dy prinder aq te kulturuar sa te sajet te dilte ne pah ajo.Shume po shume e ngathet ne cdo gje,pavaresisht sesa pjata thyheshin cdohere qe i conte nga kuzhina per ne tryeze,ajo nxirrte dhembet jashte si e marre dhe thoshte shprehjen e zakonshme:"Nuk eshte faji im".

Dhe zonja Selin ,e ema i kthehej :"Eshte faji im qe i besova babit tend se femija yne i dyte nuk do dilte i manget ".Normal qe me shaka e kishte.Ersi as qe e merrte si ofendim.Edhe kur e ofendonin,s'donte ta dinte.Mbyllte veshet ose e ngrinte volumin e tv ne maksimum.Te pakten nuk kercente,perndryshe do thyente orendite perreth.

Nje dite ne shkolle Ersi u be shkaktare e nje incidenti te vockel te mesueses.Me sakte,ngaqe s'e dinte pergjigjen e pyetjes ne tabele,mendoi se menyre perfekte shmangieje do ishte te bente sikur mendohej.Mire kjo,po pse dreqin i levizte duart shume kur mesuesja u cua ta ndihmonte.Me siguri,profecia e fatit te ngathtesise do plotesohej me nje beme tjeter.

Dhe po,nje shkumes bore i bardhe perfundon te syri i mesueses  .

"Nuk e kuptoj ,ju kur e keni ngjizur kete femije keni patur plane te shkaterroni njerezimin apo cfare?"-vazhdon mesuesja tu thoje prinderve te Ersit.Nderkohe qe ajo e degjonte pas dere dhe niste ta imitonte.

"Ne fakt ne kemi bere marreveshje me alienet qe ta perdorim vajzen si arme ndaj jush po tani qe na e zbuluat planin A  duhet te mendojme planin B ,apo jo burre i dashur?"-i pergjigjet Selin mesueses me tallje.Po c'i keni keto aman.Ersi eshte e vogel akoma ,nuk eshte mesuar akoma te shikoje fytyren tuaj traumatizuese cdo dite,vazhdoi ajo duke qeshur.

Khem khem,beri sikur u kollit bashkeshorti i saj ndersa Selin i thote:"Bijen time mund ta shaj vetem une."Pastaj,ca eshte ajo fytyre shemtaraqe pa cik krem puder njehere.

Nga ana tjeter e deres Ersi bertet:"Kjo o mama ime njerezz".

Te gjithe hedhin syte nga ajo.Mesuesja hap deren."Ju seriozisht s'mbushni mire"-perfundoi ajo komentin ndaj Ersit.

Arredimi i zemres.✔Where stories live. Discover now