shprese

21 4 0
                                    

Ersi u rrit e u mesua me gjuhen e dashurise,e ndryshme nga njerez te ndryshem.

2 dhjetor 2012

Ideja se do e shihte edhe nje tjeter dite Ersin e lumturonte pamase shoqen e saj te ngushte,Alesian.Fundja,ajo vetem me Ersin rrinte e vetem me ate ndante çdo gezim,çdo moment te bukur si dhe te trishte poashtu. Ne korridorin e universitetit i shihje gjithnje te dyja bashke ,te pandara,gjithmone te buzeqeshura.Ngadonjehere i gjeje duke biseduar rreth lendeve te veshtira apo rreth pedagogeve qe nuk i vendosnin noten qe meritonin .
Ajo dite do te kishte domethenie te veçante per njeren nga to,Ersin.

-"Faktikisht mendoj se Sterlin eshte emer i çuditshem ndersa nga imagjinata jone e shfrenuar prej lexueseje te rregullt te librave romantike ,mund te jete nje emer interesant persa i perket nje te dashuri"-fillon diskutimin Alesia .
-"Mos fol kot e mos me acaro nervat.Midis meje dhe presorit s'ka asgje dhe nuk ka mundesi te kete diçka,te pakten jo per aq kohe sa ai do vazhdoje te jete presori yne".
-"E pse duhet te heqe dore ai nga puna ,apo se keshtu komandon ti? E s'e kuptoj,perse nuk e pranon se ti e pelqen ate?"
-"Ngaqe eshte vetem nje pelqim qe do te kaloje shpejte,asgje me shume.Ok,me pelqen stili ,menyra e te folurit e te gjitha me rradhe por,s'eshte mjaftueshem".
-"Une mendoj se ti po genjen veten ne rradhe te pare e pastaj mua".
-"Kurse une them te çohemi nga ketu e ta mbyllim si diskutim.S'para kam qejf te flas per presorin,vihem pak ne siklet".

12 korrik 2017

Kompania sa vinte edhe behej me e merzitshme mirepo,Indriti dinte si ta rikthente harmonine .
Kishte pergatitur gjithçka ,qe nga fotot qesharake e deri tek dekori.
-"Ej,ç'po kurdis aty ti?"-degjohet zeri i Alesias ,e cila kishte hyre ne kompani pa u ndjere fare.
-"Ua ua kush na erdhi per vizite ,po bej gati nje surprize per vajzat ".
-"Ate pitbullin nga e keni lene re?"
-"Nxitoi per diku,nuk na tregoi gje ,si zakonisht normal,po ti s'je ne pune sot?"-pyeti ai Alesian.
-"Jo,nuk shkova.Erdha ketu sepse kisha per t'i thene nja dy fjale atij maskarait tuaj qe keni per shef".
-"Epo ja edhe nje dite qe vendose ti ta nderosh ate me surprize ,ai s'eshte ketu.E sheh se nuk qenka e shkruar qe ju te shaheni e te rriheni me njeri -tjetrin?"-vazhdoi te shtonte Indriti duke e pare drejt e ne sy ate.
-"U lodha shume nga prania e tij ne jeten e shoqes sime more,me duket sikur ai tip po thith energjine tone pozitive anembane ,nejse,po shkoj prape tek Ersi une,s'dua ta le vetem ".
-"Atehere mirupafshim e dashur Ales"-pershendeti ai .
-"Mirupafshim  edhe ty ".

Jon Deiu,mashkulli i endrrave te çdo vajze ,pa e njohur mire personalitetin e tij .Identitete te rreme,fraza librash e filmash te kthyera ne realitet ,shprehur ndaj vajzave te ndryshme ,ne periudha te ndryshme te jetes .I prekur nga viktimizimi i familjareve  dhe tradhetia e te emes,ai ishte manipulatori i vertete,dukej qarte se situatat stiseshin prej tij.Kane ndodhur disa ngjarje ku jetet e tij e te Ersit jane kryqezuar disa here.Rastesi?
A vertete besojme tek rastesia?

Ditet qe kalonin perpara se Ersi te regjistrohej ne universitet,ditet ku mesonte sesi duhej te sillej si nje e rritur,dite te cilat shoqeroheshin me pranine e tij.Jon Deiu ishte gjithe kohes prane saj thjesht,Ersi u tregua e pavemendshme sikur nje femije naiv.
Joni qendronte shume afer pazarit te lagjes se saj,shihte çdo levizje,mesonte sesi ajo fliste,ndonjehere edhe e ndihmonte.Po ,e ndihmonte me qeset e renda te cilat Ersi nuk mund t'i mbante dot.Po,e ndihmonte sahere qe ajo shkonte atje.
Normalisht,me nje identitet ndryshe,me nje maskim te ri,çdo kryqezim te mundshem.
Dashuria me shikim te pare ne kete rast ishte me teper pjese e filmave apo serialeve,ne jeten reale ishte vetem nje plan.Ajo qe ende nuk eshte e qarte mbetet,a ekziston mundesia qe Ersi te kete kuptuar kete loje e ta kete vazhduar me deshiren e vullnetin e plote,aq sa a ekziston mundesia qe Joni te kete rene vertete ne dashuri me te gjate lojes se tij?


-"Do e fitosh ate qe do,besome. Une vertete dua shume qe ti te jesh e lumtur pavaresisht veshtiresive qe po kalojme,dua qe ne te kemi nje mundesi bashke,t'ua tregojme te gjitheve sesa ndjejme per njeri-tjetrin".

Ai ishte i mire me fjalet ,ose te pakten keshtu mendonte.Pa e marre parasysh sesi do te mendonte Ersi ,mamaja e saj zonja Zerine apo kushdo tjeter,Joni kerkonte qe te dy te mbanin duart e njeri-tjetrit perpara te gjitheve.

Kujtimet beheshin mike te mendimeve te tij edhe pse disa vite kaluan.Kujtime qe ai i kishte te vlefshme mbase per te kaluar ate pak kohe te lire qe mbetej nga puna ose mbase...te shpresonte per nje rifillim.

Arredimi i zemres.✔Hikayelerin yaşadığı yer. Şimdi keşfedin