Shume afer.

48 3 0
                                    

Dita e re nisi me zenka ne kompani.
-"Ma jep pak dosjen e muajit te kaluar se nuk kam shume kohe ne dispozicion",i thote Iris Fiones me nervozizem.
Fiona nuk flet .
-"Hej,a te kane lene veshet apo ca? Te thashe te me sjellesh dosjen pra.Hej ?"
Fiona ende nuk flet.Dukej kembengulese ne heshtjen e saj acaruese per Iris.
Kjo e fundit cohet nga karrigia ku ishte ulur ,kthehet me fytyre nga Fiona ,me nje veshtrim nxites sherri.
-"TE THASHE TE ME SJELLESH DOSJEN,CILEN PJESE TE KESAJ FJALIE NUK KUPTON?!"
-"Tani qe u cove mund ta marresh vete ate qe kerkon,nuk ke perse te ma japesh mua si urdher,si thua per pak levizje ne vend qe te rrish gjithe diten aty ulur si princeshe?"
-"Ua ua ,Fiona na qenka bere e shkathet.Çne? Ç'paska bere vaki? Apo tani qe erdhi vera te ka bere mire moti?",vazhdoi te fliste Iris me nervozizem.
-"Me jep dosjen ,tani!"-vazhdon ajo me po te njejtin veshtrim si perpara.

Dhe ,dosjen per te cilen nisi sherri e mori vete Iris.Mesa kuptohet ,Iris s'ka patur ndonjehere nerv ta coje nje debat deri ne fund ose te pakten ,me shume flet kot sesa nxjerr nje perfundim te favorshem per veten e saj.Nejse.

Si perfundim keshtu nisi edhe mengjesi i asaj dite me vranesira.

-"Mirmengjes ma,si je?"
-"Ersi zemer,jam shume mire po edhe ti nuk na ke folur fare keto dite ,si ke qenë? Me ka marre malli te te shikoj.E di ,po mendoja qepare kur po flisja me hallen ,po ta takoja edhe njehere vajzen ,asgje tjeter nuk dua keto kohe".

-"Do te shihemi shume shpejt,me beso.Une mire ,jam duke u marre me jeten ,nuk kam ndonje plan ndryshe ,ti e di sa pune nderroj une derisa te gjej te duhuren .Jam kaq afer gjetjes se punes perfekte ,keshtu mendoj gjithnje.Pastaj del qe nuk kam asnje mundesi te mire.Por ,jam mire.Te telefonova sepse doja te te degjoja zerin ,mos u shqeteso ,nuk ka asnje problem ".

-"A je e sigurt? Lexova gazeten dje ne mesdite dhe me ra ne sy nje lajm per Jon Deiun,ate shefin tend .Me duket se po i shtohen parate çdo dite e me shume dhe ai çdo dite e me shume del ne fotografi me nga nje te dashur te re.Bije,mos je e merzitur nga ky njeriu? Me thuaj se neqoftese eshte i vertete ky dyshim ,shkoj e i ve flaken asaj nderteses edhe ke ka brenda saj.Ti e di qe e bej."

-"jo jo ,gjerat jane shume mire.Jeta ime nuk rrothullohet brenda rrethit te tij dhe ,s'do ishte mire te beje burg per nje person qe nuk vlen as dy qindarka.Ka njerez te tjere qe do ia bejne gropen ,mos u merakos."

-"A vertete ka armiq shume ?
-"Perse kujton ti se u largova une ,mama? Ja ,ngaqe ishin shume te zgjuar ata perreth meje.Nuk behet biznes  apo çfaredolloj pune me ata ,me beso.I rrofshin parate edhe fama ,po shtepite qe do arredojne mbesin per te deshiruar.Edhe shtepia jone e vjeter ne fshat ia kalon ideve te tija" magjike ".

-"Aman se kur me kujtohet lageshtia e shtepise sone ne fshat me vjen per te qeshur e per te qare ne te njejten kohe.Uu,harrova te te them une ty".

-"Po ?"
-"Moj ,ishte fejuar edhe ajo mbesa e Asijes .Jam shtangur kur e pashe me ate djalin ,shume djale i mire me thene te drejten.Eh,te gjitha jane rregulluar ,jane me nga nje femije apo me shume ,jete e lumtur."
-"Me behet qejfi per to.Nejse ,me duhet ta mbyll pak telefonin ,te marr une me vone ,pacim".

Gjithnje qe flisnin bashke hapej i njejti diskutim.Ersi ,si nje vajze jo shume fatlume ne dashuri ,e kishte te veshtire te besonte se do ishte ndonjehere si ato shembujt e vajzave te lumtura qe e ema i tregonte.Per Ersin ,e vetmja dashuri ishte ajo per njeriun qe tani as emrin nuk donte t'ja degjonte.Prandaj i shmangej te folurit me te emen.Nuk deshironte te ndihej keq ngaqe s'po gjente dot paqen ne dashuri.Por ,edhe mamin e bente keq kur nuk e merrte ne telefon.Duhet te gjente nje rruge te mesme,me patjeter.

Fernando nderkohe,po luan me vajzen dhe po mundohet te jete shakaxhiu me i mire ne syte e saj.Ai vertete e donte familjen,jetonte per te.
-"Atehere,kjo ketu ishte Ana? Po Elsa cfare e ka Anen?"-nisi te pyese ai vajzen ,duke qeshur me lehtesi.

-"Ana edhe Elsa jane  motra!"-pergjigjet ajo.
-"Bravo,e sheh? Ti je e zgjuar dhe i njeh mire shoqet e tua te filmave ."
-"Po ti i njeh mire shoket e tu babi?"

Fernando hedh veshtrimin nga e shoqja e teksa leviz syte sa andej ketej pergjigjet-"I njihja dikur bije ,e kur s'i njoha me ,u kthyen ne armiqte e mi".

-"Ç'do te thote fjala armiq? Apo eshte nje shoqe qe te ka bere dem?"
-"Armik eshte dikush qe te ka dashur dhe te eshte larguar ,ose te ka bere dem,siç e the ti,zonjushe bukuroshe"-ia ktheu ai akoma me butesi.
-"Ju te rriturit jeni shume te çuditshem,keni ca fjale qe as ju nuk i dini mire ".

Te tre qeshen.Epo,vajza kishte te drejte,jo te gjitha fjalet e perdorura nga te rriturit duhet te perdoreshin patjeter.Mesa dukej ,fjala armik shtonte me shume konflikte sesa togfjaleshi "jo nje mik".

Gjithsesi,ai e dinte se ndihej mire ne pranine e bashkeshortes dhe vajzes.E kishte enderruar gjithnje kete moment,momentin kur mbidhet familja per te qeshur se bashku,jo si ne vitet e tij te femijerise.









Arredimi i zemres.✔Where stories live. Discover now