Me fal!!

130 13 0
                                    

Mengjesi vjen me heret sesa mendonte ai.Ashtu si ferkon syte e pergjumur,shtriq krahet me pak muskuj te formuar prej palestres ,konsumon kafene e preferuar ,"perqafon" pamjen e mrekullueshme perballe tij,nje panorame magjepsese qe te le pa fryme.
Pavaresisht sesa i gezuar duket nga postimi ne rrjetet sociale,perbrenda ka nje ndjesi qe shume nga e ne e njohim si ndergjegja e dikujt i cili ka gabuar ne lidhje me dike tjeter.Iu kujtua dita e djeshme e aty e kuptoi se duhej te komunikonte me ate ,me dashurine e pare tijen mbase,edhe me te vetmen.
Por a do e bente kete? Si do sillej? Do tregohej akoma si dikush pa zemer,apo do rikthehej Joni i para disa viteve? Keto mendime po e lendonin shpirtin e tij,po e copetonin ne pjeseza te vogla te njejta me pjesezat e thyera te gotes se vodkes se konsumuar disa vite me pare kur momenti i dhimshem i nje ndarjeje te pakuptimte e  trishtuese pati ndodhur.
       PARA DISA VITESH.....
-"Ti e di se une jam shume e lumtur me pranine tende ketu por..."
-"Por nuk do e vazhdojme me.E di qe eshte e veshtire,eshte shume e veshtire per sa kohe ti ke ndryshuar qendrimin ndaj meje e dashur Ers.Me vjen keq ,s'mundem te vazhdoj ne ate menyre qe ti po propozon.Ose do vazhdojme te jemi bashke pavaresisht fjaleve te te tjereve,ose kjo pune nuk do vazhdoje mire.Mos e merr si refuzim ,ndonjehere duhet te bejme zgjedhje ne jete."
-"Por une po them se mund te jemi me te lumtur nese te tjeret nuk e mesojne kete.Pra ti s'e deshiron kete?"-u shpreh me zhgenjim trondites ajo.
-"Me vjen keq,neser do jap edhe doreheqjen nga puna.S'do mund te duroj te shoh ty e te mos ndjej dashuri."
-"Ti s'me do vertete.Je egoist dhe do vetem veten.Adhuron vetem profesionin dhe kur une dua ta mbroj kete te fundit ,ti mendon prape mendime te kota dhe as qe e merr mundimin te mos iu tregosh familjareve te mi per kete raport".
-"Perse jo? Perse mos te tregoj?"
-"Sepse ti je profesori im ta haje dreqi!!"
-"Ti je egoiste e jo une.Po mendon per fjalet  qe do te te thone ty e jo per shpirtin tim qe po vuan."
-"Provo njehere te jesh femer e te jesh pjese e nje mentaliteti te paemancipuar e me pas eja me thuaj perseri keto fjale".
-"Mjaft me! Morri fund ,ne rregull? Dashuria jone nuk mjafton nese do ecim po me te njejten hipokrizi tenden.Lamtumire Ers ,ke qene nje studente shume e mire."

TANI....
Po nga ato kujtime ai nis te lotoje perseri.Ndihet mjaft keq.As qe di te thoje gje tjeter vecse:"Me fal".Por a do guxonte ai te thoshte po te njejtat fjale perballe saj?

Arredimi i zemres.✔Место, где живут истории. Откройте их для себя