A mundet?

116 13 0
                                    

Ndodheshin mbi nje shkemb te thepisur ,shume larg nga gjithcka dhe gjithkush.E frikesuar nga ajo pamje,Ersi mendoi se kishte ardhur momenti qe ai,personi i cili deri para disa viteve i shprehte dashurine fshehurazi te tjereve ,te bente vetem nje levizje duarsh dhe te leshonte trupin e saj drejt perjetesise se vdekjes.Mendoi se aq i pashpirt ishte bere saqe mund ta vriste me duart e tija,pa pritur qe dikush tjeter te bente dicka te tille.Mendonte se cili kish qene gabimi i saj.Nuk gjente pergjigje pasi frika i kishte pushtuar gjithe hapesiren e brendshme te trupit,i cili po dridhej e po behej kokrra kokrra nga mendimi i vdekjes.Se paku do donte qe vdekjen te mos e sillte ai ne jeten  e saj.Se paku te mos ia jepte ai ate moment,le te ishte vecse ai qe i theu zemren njehere,nje tjeter copetim s'mund te perballohej.E mendonte tani jeten si nje dite,nje jave e maksimumi nje muaj.Nje dite e mbushur me dashuri nga shikimet e tija te ngrohta ne auditor e jashte tij,shakate e lojerat e vogla te cilat i benin bashke thuajse cdo here qe i merrte malli per njeri-tjetrin.Nje jave e mbushur me fjalet e nxjerra nga goja e tij,cdo tingull qe ajo leshonte,si tinguj qe zbrisnin nga parajsa,e me vone,tinguj te Luciferit.
Nje muaj i mbushur me lotet e mallit,te mosinteresimit,te urrejtjes qe shihte ne syte e tij.Tani jeta i dukej e shkurter me shume sesa i qe dukur me pare.E dinte se ai do bente te pamunduren per ta bere te vuaje,mbase e kishte kete te drejte,perderisa e vodhi zemren e saj dhe e flaku ate tutje si nje orendi e pavlere qe mund te thyhet kollaj por,nuk mund te ngjitet me.
E Joni po mendohej se cilat do te ishin fjalet e duhura.Asnjehere nuk ka qene i zoti me fjalet.Te pakten keshtu ka menduar gjithnje.E vetmja gje qe ishte mesuar te bente mire ishte te bertiste kot me kot,edhe pse ai ne vetvete kishte kaluar nje femijeri dhe adoleshence te qete ,e fokusuar te librat e tek piktura.Qetesia e tij humbi ne momentin qe ajo i doli para.Dashuria dukej sikur e shperqendronte nga endrra e tij,prandaj ishte i detyruar ta bente....Te bente ate te largohej,te vuante e te mos kishte me deshire per te jetuar nen te njejten cati me Jonin.Dukej se ai ndryshoi shume,por a munden te ndryshonte aq sa te mund te permbushte friken e Ersit? A mundet te behet vrases dikush qe dashuron,te pakten profesionin e tij?

Arredimi i zemres.✔Where stories live. Discover now