largimi

36 3 0
                                    

12 korrik,2017

Zenkave te vazhdueshme mes dy vajzave u erdhi fundi.
-"Mendoj se ka ardhur momenti te bejme nje pushim te shkurter ,si thoni ju?",pyetje retorike kjo e Jonit drejtuar grupit te punonjesve qe po konsumonin dreken.
Ai vazhdon:"Iris,Fion ,mbaroni shpejt dreken edhe te dyja ejani ne zyren time.Sa me shpejt ,aq me mire!".

Indriti ,duke patur hallin e Fiones ,fillon te sillet cuditshem edhe te ule syte pertoke.

-"Mos u merzit mor shok,dihej qe do te na vinte fundi edhe neve,ashtu siç u ka ardhur edhe te tjereve para nesh .Ne do i mbajme kontaktet ,te pakten une po njehere",shprehet Fiona teksa afrohet per te perqafuar Indritin.

Pasi perfunduan dreken vajzat u nisen drejt zyres.E çuditshmja ishte se si Iris ,ashtu edhe Fiona nuk po flisnin me inat ndaj njera-tjetres,perkundrazi,me sinqeritetin e tyre te zakonshem ,nisen te tregojne nje ane tjeter te tyren.

-"Fustan i bukur,me pelqen",shtoi Iris.
-"Faleminderit,e vleresoj meqe e the ti.Edhe ,ti ke shije ne veshje ,keshtu qe faleminderit".
-"Kam menduar gjithnje a do te gjeja nje rivale te denje ne kete vend te merzitshem.Me vjen mire qe ndonjehere edhe miqte mund te jene rivale .Ti je nje rivale e denje.Dua te them,ishe.Te dyja ishim".
Fiona ndalon.E kupton se ku po shkonte biseda edhe mendon:"Mori fund,gjithe perpjekjet e tua per te qene e suksesshme ,moren fund."

Te dyja perballe deres.

-"E keni te qarte besoj,ketu jane dosjet me punimet tuaja me te mira ,atje matane keni edhe Cv tuaja,pak me anash ,ne te djathte ndodhen edhe pershtypjet e kompanise si edhe rekomandime te vendeve boshe te puneve te reja ku ju do filloni ".-Nisi te shpjegonte me imtesine me te madhe shefi,por pa ia hedhur syte vajzave,sikur te mos i kishte patur kurre pjese te shoqerise se tij.

-"A u kuptuam?",vazhdoi Joni.
Iris dhe Fiona miratuan me koke,pa nxjerre asnje gjysme zeri.Ato e kishin parashikuar kete gje ,e kjo po ndodhte.
-"Perpara se te largohemi duam t'ju themi diçka ",shtuan ato.
-"Po? Pak shpejt ju lutem,me duhet te largohem deri diku edhe nuk kam shume kohe"
-"Faleminderit per gjithçka ",kaq thane ato e me pas dolen.

Pershendetjet e fundit normalisht qe do te ishin me te tjeret.Perqafimet nuk munguan ,ashtu si fjalet e fundit motivuese qe tani nuk vlenin me.

Nderkohe qe vajzat takohen me shoqerine,Joni del me nxitim nga zyra ,ne dukje i shqetesuar.

-"Çfare do kete ndodhur? ,nisin ata me hamendesime.
-"E vetmja qe mund te them eshte se kam nje parandjenje qe po vjen fundi ",pergjigjet Iris me siguri ne vete.
-"Te njejten ndjenje kam dhe une",thone ata njezeri.

A do te ishte kjo nje parandjenje e keqe qe mund te tregonte se diçka nuk do te shkonte siç duhej? Si po ecnin planet e Jonit ne lidhje me kompanine?
Cilat do jene arsyet e shqetesimit te tij?

-"Mos vrapo ,gjithsesi nuk ke ku shkon",degjohet kercenimi i ardhur nga nje ze i ashper burri qe nuk dihej nga vinte.
Ersi vazhdonte te vraponte nga frika,zemra i rrihte fort e frymemarrja i shpeshtesohej çdo hap e me shume ne vazhdim.Ajo e dinte se ai ishte kthyer per te ,ajo e dinte se donte te ishte prane tij.Jo,Ersi nuk donte te ishte prane tij,ishte thjesht nje iluzion i krijuar prej manipulimeve te shumta ,nisur qe prej universitetit.Si nje vajze naive ajo u kthye ne karremin perfekt.Ende e ndiqte nga pas ne ate pyll te dendur,duart e tij te mbuluara me nje boje te kuqe,si e kuqerremta e gjakut njerezor.
-"Çfare do nga une?"
-"Te dua ty,dua te jesh ti dhe une,te jemi ne ".
-"Largohu,ndihme ju lutem ,ndihme"-therret Ersi por ,askush nuk afrohet ta ndihmoje.

-"Jo,jo,,me ndihmoni"-therret  akoma ajo.

-"Ers,ç'pate? A je mire moj shoqe? ",e zgjon me ngadale Alesia ate nga gjumi.
-"Fale zotit ti je ketu me mua,kisha shume frike se ai erdhi edhe,edhe u ndjeva keq ,shum ...shume keq"-Ersit nisi t'i dridhej edhe zeri,kuptohet se kishte pare nje makth te paharrueshem kollaj.

-"Nga kush ke frike ti moj? Po une ketu,dy metra goce per ça jam he? Ai s'eshte asgje para aftesive te mia ne boks moj vajze,dale dale se s'me njeh mire akoma ti mua.Kam frike thote,hajde moj ketu te perqafoj cik une ty se me kishte marre malli po lere friken nga ai i neveritshmi ti.Une thashe ça perbindeshi po shikon kjo ne enderr,kjo na paska frike nga ai pitbulli qe s'te kafshon.E papare je ti Ers per ate Zot".

-"Ahaha,he me edhe ti si ben,po te isha vetem une kur te zgjohesha ne mengjes? Do trembesha edhe do filloja te qaja ose do perplasesha me murin ."
-"Ahahaha,do perplaseshe me murin normal,si gjithnje moj ngordhalaqe".
-"Qesh ti qesh po po te isha vetem une?"
-"Ja qe s'je e nuk do jesh asnjehere vetem.Ke mamin ,me ke mua,ke klientet qe presin per porosite edhe ti me ben akoma filozofi me ate personazhin tend te kukullave ,si quhej?"
-"Nuk e di,domethene nuk e dime si e ka emrin ,dhe emrat i nderron ai lloj robi".

-"Perderisa te ka çmendur dhe ty qe ishe me e mençura e lagjes,ja vlen te quhet i çmendur ai.Nejse,jemi paksa vone per pune,pakez si shume me thene te drejten".
-"Ale,po sikur mos te vij une sot? Jam shume e merzitur ,edhe kjo endrra me beri me keq.Behet gje po mos te vij?"
-"Jo moj jo,ti i ke nderruar nja 6 pune deri tani ,e shtojme e kete edhe e bejme numer tek ,7.Apo s'eshte edhe numer artistik keshtu he ,po ca flet o goce po vishu aty,ben tjetra si kalama ."
-"Nuk vij dot moj,jam e stresuar.Le te me pushojne nga puna,aplikoj te ndonje tjeter,e kam bere edhe me perpara,s'kam pse e ndryshoj tani zakonin ,apo jo e dashur Alesia?"

-"Bej si te duash,ishalla nuk te pushojne nga puna.Do u them qe je semure ,ama do te shkosh neser ne pune ,me premton?"-kerkoi kete nder te vogel Alesia prej saj.
-"Neser eshte e shtune o debile,ik me le rehat te fle tani".
-"U harrova ,epo mire.Shihemi zemer".

Gjithe diten ka menduar per ate makth e per ndjenjat e çuditshme qe i ishin shkaktuar nga ajo,per Jonin e kurioziteti per jeten e tij.Fjalet e se emes i rikujtoheshin aq shpesh sa deshironte mos ti kishte degjuar asnjehere.Ndihej e lodhur edhe donte vetem te flinte,kaq do ishte plani per ate dite.
Kurse plani per Jonin  do te ishte komplet ndryshe.


Jeta e dikujt do te vendosej ne rrezik.





Arredimi i zemres.✔Where stories live. Discover now