Me fal,por eshte mendimi im

81 13 0
                                    

Neper korridoret e gjate te atij  vendi fshihej e verteta e hidhur e jetes se tij.Ose do e pranonte gjithcka,ose do te ngulmonte ne fshehtesi.

Pas atyre cka kishte degjuar pak me pare,Ers ishte ne gjendje te lendonte personin pergjegjes per dhimbjen e zemres se saj te brishte.Te besoje te dikush e te zhgenjeheshe.Kjo ndjesi...dhimbte jashtemase shume.Pra ,fjalet mallengjyese ,premtimet perrallore,sjelljet romantike,te gjitha krijonin nje vorbull te erret mendimesh pasi e verteta me e madhe varej neper rrjetat e krijuara nga fjalimi i sinqerte i Jon Deiu,njeriu me i urryer per te.
-"Ou,ju qenkeni bashkuar me kompanine tone,sa mire!!"-pershendet Ersi Fernandon me shenje miresjelljeje te shtirur.
-"Bukuria juaj nga afer shndrin akoma edhe me teper zonjushe!"-i kthehet ai Ersit duke i puthur doren ne shenje xhentilese ndersa shikimi i vrenjtur i Jonit nuk i shqitej atyre te dyve ne ato momente.
-"Epo ndoshta duhet te jeni i mire me vepra e jo vetem me fjale.Dua te them,me fjale te kepusni fare ama me vepra po tregoheni paksa kercenuesi i frikesuar qe shkon ne vendngjarje per te lenduar kedo te cilin eshte betuar te shkaterroje nga trute. Po pa problem,ne jemi mesuar me persona te cmendur si puna juaj,imagjino pak...kemi shef kete pitbullin qe komunikon me peshq"-shtoi me sarkazem ajo kundrejt Fernandos .I hodhi nje veshtrim sikur te ishte me mendime:"E perse vetem flet? Nese ke per ta vrare kete njeri psikopat ,e ke lejen ne xhep vella.Meqe ra fjala,vrite sa me shpejt te jete e mundur...ose jo,torturoje ne fillim e regjistroje procesin e tortures ,postoje ne rrjete sociale".Por nuk e tha kete.Pavaresisht shpirtligesise se Jonit,ajo ende ndiente per te.
-"Sikur te kuptoja arsyen e cudise ne pamjen tuaj qesharake gjate ketyre minutave per te cilat po flasim,do ndihesha e privilegjuar zoteri "i nderuar""
-"Ers qetesohu.Thjesht lere te largohet qe ketu sa me heret te jete e mundur"-peshperit Joni drejt saj me zerin e tij te ulet e krejtesisht relaksues.
-"Kush je ti Jon Deiu? Je gje babai im? Ah dhe po,as babai s'mundej te me ndalonte te shprehesha.Do perdorja karten e sistemit demokratik edhe nese do me akuzonit per viktimizim social.Me kushtet ku jetojme sot ,fjala e lire vlen aq sa jeta jote eshte ne fije te perit midis Parajses dhe Ferrit.Me shume mundesi,kjo e fundit do te te mireprese me gjithe te mirat e botes.Ty edhe kete shokun tend te sjellshem me gjasme."
-"Kjo vajze mund te jete e ngathet me verte,rrobat mund t'i kete vertete te vjetra si e pastrehe ama she's talking FACTS"-iu drejtua Iris pjeses tjeter te stafit.
-"Eshte si bishe .Shih si i del flaka nga syte shih .Alamet pasioni ka kjo femer per te verteten."-shprehet Indriti me buzeqeshje krenare teksa ben tifozllik per Ersin.
-"Mbarimi i historise dihet.Dy meshkuj te vuajtur nga jeta mbyllen ne nje zyre te zymte si bodrumi i gjysherve apo stergjysherve tane e me pas bejne thashetheme si plakat e lagjes derisa t'ia kepusin njeri -tjetrit me plumb ballit.E vajza qe besoi "princin e kalter pasanik" bie ne dashuri me nje princ qe vetem princ s'mund ta quash pasi e vetmja cilesi qe e ben te tille jane corapet me figura arushesh gjate pushimeve te drekes." -perfundoi Ersi se foluri .Largohet per ne zyren e saj pa kerkuar falje.

-"Me duket mua ,apo ajo ka degjuar biseden tone?"-pyet Fernando me konfuzitet.
-"Po normal qe te duket ty,s'ka si te ndodhi ndryshe kur e jeton jeten me makthe,dyshon mos ke filluar sheh edhe halucinacione qe te behesh tamam per spital pastaj.Mos ki merak fare,nje komposto pjeshke e ke te prenontuar qe tani nga une mik.Rendesi ka te shtrohesh njehere e mire atje e mos te ta shoh me surratin tend te tmerrshem".
-"Humori yt i zi Jon eshte fiks si shpirti yt.I zi dhe i pavlere.Meqe edhe keta te tjeret mendojne poashtu te njejten gje,dinjiteti  yt ka ikur,ka marre bileten e vajtjes per mos t'u kthyer me.Por mos ki merak,do shkoj ta vizitoj ate ne Ferr kur te jem rruges per te ngjitur shkallet e Parajses miku im i ngushte".
-"Patetizem.Njehere na ben drame ajo mbreteresha e ngathet e drames ,tani me duhet te degjoj edhe fjalet e nje burri te deshperuar per vemendje .Te isha ne vendin tuaj ,do isha ende ne Instagram duke kontrolluar nese ndonjera nga ish te dashurat e mia supermodele ka bere pelqim apo koment ne postimin e fundit ku dukesh i lumtur me bashkeshorten e vajzen tende te mrekullueshme.Patetizmi yt ta shpif."
-"Po behesh kalama seriozisht.Pa ditur jeten e te tjereve s'mund te kontrollosh kete te fundit.Nese do isha une ne vendin tend do e qepja gojen kur perballe do te me dilte armiku im qe ka ardhur per hakmarrje sikur te vinte per vizite familjare ne pushimet e fundvitit.Tani,shko sajoi genjeshtrat e rradhes te dashures naive e vazhdo behu Joni qe ke qene sahere.Hajd,kam pune me serioze per t'u marre sesa te debatoj me ty"-u shpreh Fernando perpara se te dilte nga dyert e asaj kompanie ne dukje te qete...

Arredimi i zemres.✔Where stories live. Discover now