Diell.

40 4 0
                                    

Te ardhurat po shtoheshin çdo dite e me shume ndersa,punonjesit po humbisnin energjite e tyre te vetme .

-"Me ne fund do te pushojme pak ,te pakten keshtu shpresojme ",ishte fjalia qe degjohej neper korridoret e kompanise.

Ersi ,perpara disa javesh u largua nga ai vend me qellim qe te qendronte larg dramave .Mirepo,Joni dhe figura ,emri i tij e fama e ndiqnin ngado.Ne çdo reviste flitej per historine e tyre,per ato qe ishin fakte e ato qe thjesht fliteshin si thashetheme ne kafenete e rrugicave me te njohura te qytetit.

Kjo e trembte Ersin qe prej dites se pare te fillimit te historise,qe njerezit do flisnin per te ,e do e gjykonin pa e njohur mire .Makthi i saj ishte shnderruar ne realitet.Nje makth perndjekes  mbi 5 vite.

Lexuesit e historive romantike do mendonin se libri vazhdonte me ritakimin ku personazhi i Ersit rikthehet per te njeqinden here tek Joni pasi nuk mund te jetoje dot pa te.Ne te vertete,Joni nuk mundej te jetonte dot pa te,edhe pse nuk vazhdoi ta kerkonte.
Ata thjesht po ndiqnin rruget e tyre ,secili ne pune te veten.

Kompania vazhdonte te korrte sukses.
Indriti kishte kohe qe mendonte sesi te kontaktonte me familjen ,Iris po mundohej te tregohej e sinqerte me veten çdo moment qe do te dilte perballe pasqyres.

Joni gjendej po atje ku e kishin lene disa kohe me pare,ne zyren e zymte te tijen.Mendimet qe i vertiteshin tanime ishin vetem per te shtuar privilegjin e sipermarrjes ,me deshire te triumfonte perpara Fernandos.Ky i fundit as qe donte t'ja dinte per te ardhurat e per konkurrencen ne sipermarrje,dukej sikur ishte lodhur me shume sesa mund te mendonin te tjeret.Ne fytyre dukeshin gjithnje syte e tij me disa te nxira,nga pagjumesia e lodhshme .
-"Mos ma vini re,kam nje femije qe qan çdo nate ne shtepi edhe duhet te kujdesem per te"-u thoshte ai punonjesve .

-"Me duket shume vazhdim qesharak ",u shpreh njera nga vajzat e vogla duke degjuar historine.

-"Une mendoj se Ersi dhe Joni duhet te martoheshin apo dicka e tille",ia ktheu shoqja.

-"Me degjoni pak,sado te enderrojme ne sesi do vazhdoje historia ,asnje nuk e di mire .T'ja leme ne dore autores,ajo me siguri qe do te na e ribashkoje çiftin".

-"Po nese nuk ka nje fund te lumtur?"-vazhduan vajzat te ankoheshin.

-"Atehere edhe une do pendohem qe e nisa si histori,nuk do doja te rrefeja nje fund te trishte"-tha ajo ne fund.

Po shume shpejt dukej per fundin .Perpara ekzistonte kohe e gjate per te diskutuar mbi endrrat e te dyve.Ersi ,ende pakez e ngathet e naive ,do te enderronte per lulet ,kopshtin e saj me lulet shumengjyreshe ,dielli qe agonte çdo mengjes,uji i paster i detit ,kenget e reja te fqinjes se saj aspak te talentuar ,ushqimet e kulturave te ndryshme ,me te cilat eksperimenton çdo moment qe ndihet e uritur.
Nuk ishte gati per tu larguar nga detajet e te perditshmes,tani ishte mesuar keq.

Fiksimi i saj me i fundit ishte te qendronte duke pare sesi dielli agonte e derisa te perendonte ,nese te tjeret flisnin me Henen gjate nates ,Ersi shprehej vetem duke e pare Diellin ,pa patur nevoje te flase.Mendoi se me mire te shihte sesi ditet kalonin ,sesa te mendonte sesi do te kalonin.E urrente planifikimin e gjerat do i ecnin ashtu sic do te ishte e shkruar.Donte vetem te shijonte momentin,edhe nese momenti do te perfshinte surpriza te pakendshme...

Arredimi i zemres.✔Where stories live. Discover now