Cili eshte problemi?

138 15 0
                                    

Ajo u largua ndersa ai priti zerin e saj te thoshte emrin e tij.Ja qe kjo nuk ndodhi ate moment.Ajo puthje do mbetej ne mendjen e Ersit per nne periudhe aq te gjate kohore ,saqe nuk mundej as ta shihte ne sy Jonin kur shpjegonte leksionet e dites.Dukej sikur sa me shume ai perpiqej te afrohej me te,aq me teper Ersi largohej me urtesi.Ndiente nje tufan emocionesh qe pershkonin shpirtin e saj te brishte me shpejtesi vrastare.Mirepo,keto ndjenja nuk ua tregoi askujt.I vetmi i cili e dinte per to ishte shkaktari i tyre.Vetem dy muaj pas ngjarjes se puthjes ne balle,frika se dicka e tille do te perseritej iu shtua akoma me shume Ersit kur degjoi se profesori po e kerkonte.Me siguri duhej te kishte nje tjeter kerkese vec asaj profesionales.Me bindje ajo e ndiente se te dy po perfshiheshin ne nje histori te pakuptimte e te mrekullueshme.

Drejtohet per ne daljen e auditorit kur...
-"Po kerkon dike dhe s'po e gjen dot?",u degjua peshperima e tij .
-"Une ...une thjesht po dal".
-"E shoh kete".
-"Me mire do ishte te qendronim ne distance ."
-"Vertete e deshiron kete Ers?"-pyeti ai me habi.
-"Mbase,nuk e di c'te them."
-"Diference moshe nuk ka ama.Nuk e kuptoj se cili eshte problemi.
-"Me duhet te iki"-tha ajo menjehere.
-"Te duhet te ikesh dhe te besh sikur s'degjon rrahjet e zemres? Je e sigurt qe nuk do te dish me per historite e dashurise? Arkitektura eshte art.Arti eshte dashuri.Pa te nuk ka jete.Besoj se kaq mjafton .

Arredimi i zemres.✔Where stories live. Discover now