Prisni

56 7 0
                                    

Sikur të kishte një mundësi të vetme ...

Fernando së bashku me të shoqen mbërrijnë në ceremoni.Të gjithë të tjerët i hedhin nga një vështrim gjykues,për të vetmen arsye:"Zenka midis tij e Jonit".

-"Nuk ishte ide e bukur për të qenë pjesë e kësaj katrahure"-shprehet Fernando ,shoqëruar me një psherëtimë.
-"Tani është tepër vonë për ta menduar prapë"-i thotë gruaja atij.

-"Shpresoj që Aroldi të vijë sonte.Më ka marrë malli për shakatë e tija "-dëgjohet Joni duke folur me Ersin e cila,dukej si e shpërqëndruar.
Pasi e vë re këtë detaj,ai zgjedh ta pyesë:"Ers,çfarë ka?"
-"Hm,asgjë"-përgjigjet ajo me ngurrim.

Por,dukej se diçka po e mundonte më shumë sesa ai mendoi.

-"Hej njerëzz!!"-afrohet Indriti me karizmën e tij të përhershme ndaj miqve e kolegëve të vetë.
-"Mirmbrëma do ishte nje përshëndetje brenda normave të mbrëmjes,madje do ishte akoma edhe më normale"-i kthehet Joni atij me buzëqeshje .

Ersi habitej për atë shikim e atë buzëqeshje.Mendimi se e vriste mendjen kot për ato çfarë kishin ndodhur në debatin e Fernandos me Jonin shtoheshin më tepër kur shihte atë buzëqeshje.

-"Indrit çkemi"-përshëndet Fiona me gëzimin se po e shihte përsëri.
-"Hey,qenka bërë e mirë njëra sonte ,ahah"
Mos me rastin e festës apo ,ndonjë arsye tjetë më e veçantë?-Provokon ai Fionën si për ta sikletosur .

-"Duket çdo gjë në rregull"-flet Ersi me zërin e saj të ulët.
-"Ti si ndihesh?"-pyet për të dytën herë Joni.
-"Eh ashtu,paksa e emocionuar por,që do kalojë kur ti të dalësh në podium e të japësh fjalimin tënd të mrekullueshëm".

Ja edhe Aroldi po afrohej drejt mikut të ngushtë.

-"Le të vijë në skenë themeluesi i "Jonart",Jon Deiu"-thëŕret Iris .

-"Shko,tregohu atyre se cili je!"-kurajon Ersi atë ,e lumtur për suksesin e tij.
😊

-"Përpara se të ngjitet ai maskara në podium,kam unë diçka të rëndësishme për të thënë"-dëgjohet së largu zëri i Fernandos.

Të tjerët kthejnë shikimet e habitshme nga ai.

Arredimi i zemres.✔Where stories live. Discover now