1.Pergjigje numer nje!

117 8 21
                                    

blue__writer1

1.Libri qe ajo po lexon aktualisht eshte i Efiola dhe titullohet 'Magji per dashurine'.

Libri ne fjale,eshte nisur ne mars te 2018 dhe ka perfunduar ne gusht te 2018.Ne pamje te pare do pergezoja autoren per coverin,pasi eshte i thjeshte dhe i kendshem.

 Se dyti,do ta nisja analizen e kesaj historie nga pershkrimi ne fillim.Autorja ka vendosur nje pjesez dialogu mes personazhesh per te dhene ndonje informacion qe ka te beje me historine ose ndoshta edhe jo.Me pelqen fakti qe nuk ka perdorur 'historia flet per...' apo dicka te ngjashme.

 Nisja e historise me martesen me shkuesi deri tek rastesia e kendshme e dhendrit ne fjale,me pelqeu vertet shume.Me kujtoi romance-komedite qe familjarizohen menjehere ne mendjen e lexuesit.Pra,me terhoqi historia qe ne pjeset e para.Ngacmimet e vazhdueshme mes personazheve kryesor,Kris dhe Alan jane te lezetshme dhe shume komike.E bejne me interesante historine duke e bere lexuesin kurioz se per cfare do zihen ne pjesen e radhes.

 Duket si nje histori e sistemuar mire,e shkruar drejt dhe pa gabime.Ajo c'ka do te pergezoja gjithashtu eshte perdorimi i 'ë' qe rrallehere,perfshire dhe mua,perdoret ne wattpad.Mund te jete ndoshta me praktike mosperdorimi,por fakti qe e shkruar te gjithe historine me kete format,vlen per tu komplimentuar.

 Nje tjeter element qe me pelqen nga kjo histori eshte macja,pema,lokali apo detaje te tjera si keto qe jane prezente ne trajtimin e kesaj historie.Me teper,fjalia 'ta hengri macja gjuhen' qe ishte si mbyllje e nje bisede papushim mes dy te rinjve qe zihen,i jepte nje ngjyrim interesant.Fakti qe kishin gjithmone nje pergjigje ne zenkat me njeri-tjetrin e krejt papritur macja i hante gjuhen,tregonte se kimia mes tyre ishte goxha e dukshme.

 Shfaqja e Teos ishte e pritshme,qe nje ish i dashur do dilte diku aty,krejt papritur per te prishur terezine.Fundja,s'dinte te bejne me mire gje tjeter ishat.Sikur te mos kishte ndodhur asgje.Bukur.Emri 'simba' nga ana tjeter ishte perle.

 Historia vazhdon mire,me pjesen ne shkolle.E pritshme per kohen kur eshte shkruar.Ne ne wattpad kemi patur manine qe ne ate periudhe te shkruanim histori te tilla me shkolle.Me pelqen stili qe ke perdorur,por fakti qe ke vazhduar te shkruar pjerretazi mori pak 'shije' tjeter.Dua te them,mua me kenaqte syrin te shkruarit drejt.Gjithsesi,nuk eshte ndonje problem i madh,pasi ishte retrospektive dhe nuk e ndryshon faktin qe historia po me pelqen.

'Tullumbace e lumtur,flake ne klase,nxenes te djegur'-wow! As ne mendimet me komike ndonjehere s'do e mendoja kete perle.Dua te them,eshte gjeniale.Leo,Alan,Teo nje treshe qe s'behet me qe nga kohet e arta te treshes,haha.Dhe nje pyetje,Leo dhe Teo jane gje kusherinj? Apo nuk i bie te kene lidhje farefisnore kur emrat u rimojne? Nejse.

 Alan ka qejf te inatos Kris dhe une do doja te isha ne vendin e saj.Pike.Po une a mund te vije nga dhoma 'jone' ? Ku mund te prenotoj ? Zonja autoreee..Djali ende do te dije arsyen pse vajza i tha Leos te behej i dashuri yt.E di edhe bufi! 

  Historia vazhdon me lojen 'e vertete apo guxim' qe eshte pikerisht aroma e zenkes se radhes dhe asnjehere nje loje zhgenjyese.Por perse jo ?? Shpresat e mia shuhen pikerisht ne kete moment te librit.Dehidratim' dua edhe une qe prisja lojen tjeter,faleminderit!Njerezit kthehen nje dite te martuar..a thua te me vije ndonje ftese mua? Se mua s'me eshte kthyer ndonje.

 Kreativiteti ne lojen 'JAM' me shkriu se qeshuri.Komplimentet e mia!Puthja ne faqe ishte mbyllja perfekte.Vazhdimi i perballjes me ishin,nuk ishte i pershtatshem ne kete moment.Fundja,ne ate moment mbaron punen Alan.Mund te bisedonte me kete te fundit.Megjithate,nuk u habita nga justifikimet tipike te dikujt qe pendohet pas shume kohesh.

 Dhe magjia me ne fund ndodhi.Alan ishte aty per ti vene vulen miqesise se famshme,qe ndonese me erdhi keq qe perfundoi,mendoj se Teo si meriton as Alan as Krisin.Shpejt eshte per martese ne fakt do thoja edhe une o Alan,po ajo pune eshte sosur.

 Leo eshte ekspert qe i kerkon falje shtylles kur perplaset.Leo me pelqen.Leo eshte personazhi im i preferuar,prandaj eshte lidhur e me Danin.Teo vize per mua.Kaq kisha.Ela nga ana tjeter nje personazh ne minutat shtese,por qe nuk do ia dale te prish edhe aq pune mendoj.Fundja,ne po pergatisim fustanin e nuses,kusherirke.Je me vonese.

 Teo dhe Ela dy personazhe qe s'kane c'me duhen edhe nese me pare kane bere pislleqet me te medha.Dera eshte kater metra larg,djathtas e mund te dalesh nqs flet brockulla-fiks si ti kisha thene une keto fjale.Si mund te vazhdohet historia,'mund te dua edhe Teon' ? Te lutem,autore,kjo eshte nje nderhyrje jashte zone e gabuar.

 Nga njera ane,Kris s'ka faj,se sic e thashe dhe me lart ishat per te prishur terezine jane.Miqesia me ish te dashurin,nuk eshte zgjidhja e problemeve,e dashur.Nuk zgjidhet enigma se cilin do nga djemte duke fjetur te shtepia e ishit.Budallacke!

 Largimi i Teos ishte i nevojshem edhe me pare.Fundja qe ne ardhje s'do sillte ndonje fryt.Nga ana tjeter,ndarjet e nje shoqerie te mire e kane perjetuar edhe me pare kete ndarje,ndaj s'eshte ndonje fatkeqesi e madhe.Letra ishte prekese,por me nje lexuese 'pandjenja' sic jam une nuk me preku fare.Ta donte kaq shume,te mos e linte per asgje dhe ja.

Per ta permbyllur,kete analizen time te famshme,doja te te pergezoja per librin qe ke shkruar.Ja vlejti vertet ta lexoja.Gjithashtu,me pelqen fakti qe e nisa kete librin e ri me 'kritikat' per librin "Nje magji per dashurine".Ndihem ne faj ne fakt,qe kishte kaq kohe qe ishte shkruar dhe se kishte aq shume lexime e une se kisha lexuar ende.

 Gjithashtu,do te te 'kritikoja' vetem per dicka te vogel.Prisja dasmen ne fund e jo leter-mesazhin e Teos,por megjithate per te mos e cuar drejt klisheve,me pelqeu gjithsesi.Shume suksese ne librat e tjere! Efiola 

2.Librat e autoreve qe keni lexuar kur jeni bere pjese e wattpadit. blue__writer1 ka permendur disa autore te cileve do ti perzgjedh libra,qe jane permendur edhe nga te tjere dhe sikurse kam 'kritikuar' me siper do bej edhe per librat e tyre.Po ashtu edhe librat e blue__writer1 qe keni kerkuar.

-Uroj te mbeteni te kenaqur nga analiza ime,qe sic duket nuk eshte aq profesionale,por i lexoj historite tuaja me dashurine me te madhe.Faleminderit!Do ju kerkoja ti pergjigjeni te gjitha pyetjeve ne hyrje pasi 'kolazhet' do te perfshijne te gjitha pergjigjet ne komente.


Më thuaj Një KritikëWhere stories live. Discover now