Vazhdim (1)

96 11 37
                                    

2.Autoret e preferuar qe kur eshte bere pjese e wattpadit per blue__writer1 nder te tjerat eshte Gisela_P. Ne analizen e radhes,do lexoj librin "Ku eshte Roberta?" e sygjeruar edhe nga Efiola .

 Libri ne fjale i perket vitit 2020,jo edhe aq i vone,por shume i degjuar.Te them te drejten,shume ma kane sygjeruar dhe ja ku erdhi momenti ta lexoj.Po e nis me faktin qe eshte mister/drame dhe eshte nje zhaner qe e lexoj rrallhere ne wattpad.

 Coveri i librit eshte thjesht fantastik.Do vija ne dukje edhe faktin qe ka 15 pjese.Ndonjehere ca mistere zgjaten e sterzgjaten per te arritur ne nje perfundim qe ishte ditur qe ne fillim,por uroj qe ti kesh zgjidhur keto 'halle' me kete histori te themi te shkurter.
Kapitulli pare me trailerin ne krye eshte nje detaj qe se kisha pare qe ne fillimet e mia ne wattpad ne 2015.Dua te them,qe atehere wattpadistet preferonin ta shoqeronin historine me nje trailer.Nuk po them se eshte dicka e keqe,perkundrazi,traileri ishte i bukur.

Me pelqen fakti qe perdor me teper pershkrime dhe me pak dialog.Ne zhanerin mister qe ka historia,detajet zbulojne te fshehtat keshtu qe eshte nje zgjedhje e duhur e te shkruarit me pershkrime te zgjatura.Nga ana tjeter,personazhet Sejxhi dhe Pati jane emra te padegjuar me pare.Nje zgjedhje po ashtu jo klishe.

Nuk te premtoj dot qe do e mbaj mend kete emrin Guinden deri ne fund dhe realisht nuk e di ku i bie.Haha te me falesh! Fredi pertac eshte perla e pjeses se pare te historise.Nuk e di se si,por eshte nje gjetje gjeniale nga ana jote.

Doja dicka me dramatike si hyrje,por eshte mire.Ndoshta misteri me i madh ende s'ka ardhur.Gjithashtu mendoj se duhet ti beje nje ndarje disi me paragrafe sic bej edhe une komentin,jo kaq ngjitur shume fjali se bashku.

Megjithate,pershkrimet jane detajiste dhe te sakta.10 pa yll per pjesen e pare.Pati dhe indiferenca ndaj humbjes se kusherires eshte vertet nje detaj domethenes.Ose te pakten keshtu mendoj une nga pjesa e dyte e tutje.Jam kurioze sa 'profesioniste' do jete shkolla me policine per te gjetur se ku eshte Roberta.

Fundja,Roberten po kerkojme.Alo? Roberta? Nuk me degjon ende.Vazhdojme😂.Pati qenka nje personazh shume i cuditshem.Se di pse me jep pershtypjen qe e ka varrosur kusheriren ne oborrin e shtepise e pa te keq shkon ne shkolle e perkedhel Xhonatanin.Shume gjakftohte! Sejxh ik sa je ne kohe!

Majllsi me duket nje personazh rastesor qe thjesht pati nje lidhje me Roberten jo se krejt papritur nje dite deshi dhe e rrembeu.Mesazhi i historise deri tani eshte qe po kerkojme nje vajze qe i ka bere te tera ne jete😂.

Do theksoja serisht pershkrimet jane fantastike,por serisht me duhet ajo ndarja ne paragrafe per te marr fryme.Fundja jane te lidhura,por duhet pak hapsire nga nje kalim ne tjetrin.

Me mahnit deshira e Sejxhit per te gjetur Roberten e per tu bere nje police e zonja,por lerja shtetit me mire kete pune se fundja ne Guinden do kete shtet.Xhoni qenka cik si i deshperuar per dashurine platonike qe ndjen.Byrzylyku mendoj qe s'eshte ndonje detaj kaq i mistershem se di perse.

Me pelqen vetbesimi i profesorin ne pjesen ku thote se une e doja dhe ajo me donte,por profe a nuk mendon se duhet te gjesh nje grua? Libri i 'Hamleti' pervec Te rrosh a te mos rrosh s'ka ndonje mesazh tjeter.Apo jo?

Si mund te behet perkujtimore pa vdekur njeri? Pati fundja ja ka vene vizen qe kur ishte e gjetur le pastaj te zhdukur,por ideja.Protesta e shoqerise duket me vend,por mesa duket shoqe e shoke ne Guinden s'paska drejtesi.I ngjanka Shqiperise si vend.

Xhonatani dhe Sejxhi duken nje dyshe fantastike derisa inatxhorja Pati vjen ne mesin e tyre.Vazhdoj ta theksoj qe eshte nje personazh shume antipatik.Nuk e di si nuk je acaruar kur e ke shkruar.

Pjeset e radhes,ku analizon blogun dhe Halmetin jane pjese te pritshme,por jam shume kureshtare se cfare fshehin secila.Sejxhi duket e zonja,por prap mendoj se ana tjeter e medaljes,eshte me e zgjuar.Sapo Xhon dhe Xhi' duan te zgjidhin ndonje gje,Pati del problemi ne fund.Nuk di me c'ti shaj ketij personazhi.

Dramat e Patit jane te lodhshme.Investigimet e shoqeve,Xhonit dhe Sejxhit tregojne deshiren e madhe per ta gjetur Roberten,po duket sikur sa here kerkojne arrin serisht ne piken zero.Vajzat e mira nuk vdesin,thote Xhoni.Dmth Roberta paska vdekur.Pse na lodhni kot kur e paskeni gjetur pergjigjen?😂

Xhonatani mban mend pervjetorin e puthjes me Roberten.Me falni,po ku ka te tille djem? Nuk mund te puthesh ne nje vend me dy vajza te ndryshe,Xhon,mos me zhgenje.Megjithese me pelqeu.Kercimet jane te pritshme,kur e gjeni te putheni po te Liqeni Arushes.

Por jam e mendimit,qe ti Sejxh,c'deshe qe i hyre kesaj pune qe ne fillim? Fundja,ju rrofte se Fred Pertaci doli me guximtare se gjithe policia shtetit.Kulmi i historise vazhdon me 'Ku eshte Roberta',he pra ku?

Roberten e paskemi kerkuar kot dhe them se ja paskam zgjidhur enigmen qe ne fillim.Mesazhi ishte fare i qarte "i joti ta ben gropen me te madhe".Nuk i mohohet fakti qe Roberta ne jeten e saj i beri te gjitha e s'ishte ndonje shenjtore,por vdekja ishte e trishte.

M'u duken interesante sqarimet per emrat e rastesishem,gjetja e vrasesit ne fillim e me pas ajo qe vendose te shkruash.Ishte nje liber i shkurter,por i kishte te gjitha te perfshira dhe te sqaruara.Pervec 'kritikes' qe pershkrimet duhet ti ndaje disi ne te shkruar per te lene hapsira ne lexim,asgje tjeter s'kam.Libri ishte shume i bukur,Suksese! 🫶

a) Edhe Yjet Dashurohen Me Tyblue__writer1 do jete libri i radhes qe do lexoj❤️.

-Vetem me prisni disi,pasi do ua lexoj te gjitheve.Faleminderit per bashkepunimin tuaj!

Më thuaj Një KritikëWhere stories live. Discover now