13.Pergjigje numer trembedhjete!

51 7 3
                                    

"Lista e Mekatareve"child_of_poseidon_03 

 Historia qe do te kritikoje kete here eshte pikerisht nje liber qe ma kane stersygjeruar .Mendoj qe kjo ndodh vetem per nje arsye dhe s'ka shpjegim tjeter "Autorja eshte talent".Nuk e kam vene asnjehere ne dyshim kete gje,kjo per faktin se kam lexuar edhe liber tjeter nga ajo dhe me ka pelqyer.

 Libri ne fjale eshte 'Lista e Mekatareve' qe mesa po ve re,autorja po eksperimenton ne te shkruar duke e perkthyer edhe ne gjuhen angleze,por jo vetem.Burime te fshehta nga instagrami,hehe,me kane bere te kuptoj sikur kjo histori do te botohej.I mean,dicka qe nuk e mora kurre guximin ta beje per nje liber ne wattpad,por kur shoh autore qe guxojne,ndihem shume e lumtur si te ishte libri im.Suksese!!

Ja nisim me coverin,qe me jep pershtypjen e 'Eves dhe Adamit' se di perse jane te vetmit qe me kujtohen nga historia e frutit te ndaluar.Por lets see.Prologu eshte i shkurter,me disa fjali te permbledhura,por kam pershtypjen qe tregon shume ne ngjarjet qe do te vijojne me pas.

'Cila stine mban emrin tend?'-nje enigme ne fakt qe nuk e kisha menduar ndonjehere,por qe me duket goxha intriguese.Fundja,une di qe jane 4 stine dhe asnjera nuk quhet Daniela.Apo jo? 

Selia dhe Donovan jane padiskutim personazhet kryesor,libri eshte ndare ne kendveshtrimet e te dyve,qe secili trajton nje ane te tyren te historise.E para eshte Selia.Hyrja dhe prezantimi i ketij personazhi behet se bashku me te atin e saj,qe eshte i vetmi thesar i cmuar ne jete.Ata te dy kane qene me te lidhur se kurre,qe kur e ema e Selias i la,por kete here do ti duhet te largohen edhe nga njeri tjetri.

Konektikat eshte emri me i veshtire i nje vendi ndonjehere.Mund te na e thjeshtoje jeten duke thene ne Kamez te New Yorkut,por ti e di xp.Pra,ne 3 milion libra ku nje vajze perplaset padashje me nje djale,ti zgjodhe ta perplasje me nje vajze tjeter.Perse jo!Yales nuk eshte universitet eshte plazh,ne nga Shqiperia te pakten keshtu e dime.He mi Xheni c'na trembesh se maksimumi ne Konektikat gjeja me e frikshme jane katunaret e zones.

Ne te njejten dhome eshte vrare nje studente si ti.Ore mbase se ka ate risk dhe i radhes qe duan te vrasin eshte djale.Pse e tmerroni gocen kot? Moter qe floket mos te futen neper ushqim e kakao vend e pavend,mund thjesht ti kapesh me ndonje llastik,them se do funksionoj.Kafja dhe gjaku kane ngjyra te ndryshme,por zoti Roxher behet strabik sa per te te trembur Seli,mos u merr fare me degjo mua.

Donovaaaaan mi amor! Dedektiv dhe nje person qe nuk i flitet pa pire kafen.A ka me te persosur? Do thoni ju cfare e ben te vecante dike qe nuk i flitet pa pire kafen,epo keshtu jam edhe une dhe mendoj se eshte nje cilesi qe na dallon.Haha! Nuk e dinim fare qe kafen ja derdhe ti Selias,as qe na shkoi neper mend.Po te isha si ty e kisha marr edhe nje tjeter fundja.

Donzo dhe Xhoni plak jane epike.Keto fotot me molle ne krye te pjeseve,po ashtu.I mean cfare ideje!Me mekin! Fakti qe gatuan vete,ben aktivitet fizik,i ben te gjitha vete ne jete,vlen per tu duartrokitur,por te isha si Kameruni qe e merr ne 7:45 dite shtune,jojo,nuk mundem pa te share. Kjo Rebeka qe ka vdekur do jete ajo e shtepise ku jeton Selia.

Babi ka arritur te beje vete biskota! Avash mi Selia se ka lindur para teje,normale qe di kaq gje.Thjesht ka pertuar gjithe jeten e vet,njehere mami,njehere gruaja e njehere vajza.S'do shume mend kjo pune! Une mendoj qe ti Selia je nje yll e bukur.Te tjeret jane te shemtuar dhe mund te digjen ne turren e druve vete nese kane deshire.

Dy shoqe duhet te ta shpetojne menderen kur te vi vrasesi te shtepia jote te te vrase.Hahaaa! ishte shume e keqe nga ana ime,por fundja keto listat e gjimnazit me bejne te qesh shume.Miqesia vdiq ne aksident me motorr,moter.

 Ja e shikon qe e gjeta per Rebeken.Fundja une dhe Donzo jemi dedektive te zote.Me duket interesant fakti qe sa here humb jeten nje vajze e re 'ose ka pasur te dashur te fshehte' 'ose e ka kerkuar vete' etj budallalleqe si keto.Ju lutem meshkuj te nderuar nuk rrotullohet bota rreth jush.Fundja,duhet tju kishte marr leje edhe para se te vdiste.Duh!

Ti dhe Viki jane kaq antipatike.Edhe ti Selia luaji kembet e mos me qaj shume.S'eshte e nevojshme te kesh shoqe e te trrembesh nga mospelqimi i te tjereve.Ku eshte krenaria e femres per veten? Juhuuu! Takimi i pare mes Selias dhe Donovanit eshte kaq cute.Une nuk do ja paguaja kafen sidoqofte.Tiu do u benka si Dono.Heh! Si afrohesh as te maja gishtit po ik.

Kur nje shoqe te fton ne shtepi,ne radhe te pare i cohet ndonje limonate apo biskote per qoke dhe ne radhe te dyte ulesh dhe bisedon si njeri.Nuk ju ngeli Tianit dhe Vikit dedektivat fundja.Kemi Donzon per ate pune,yje..Une them qe edhe shefi te mos e krruaj shume se Donovani eshte mbret.Kaq.Pjeset vazhdojne me pakenaqesite qe shfaq Selia ne jeten e saj te re ne Konektikat,se fundja kur te thashe une studio ne Kamez,deshe New Yorkun.

Ja me ne fund molla e famshme dhe enigma ime qe ne fillim se perse dreqin ishte nje molle.Pra fajin e kane keto gocat qe vdesin.Tipike! Po pse Tianin more se gjyna.Po te pakten nje viktime mashkull. Nejse keto bisedat mes personazheve kryesor,Selias dhe Donovanit jane te kendshme.Fundja edhe do kisha ndenjur edhe 1 dite tjeter si Selia haha.Dhe e dashur,mos ja permend te dashurat Donzos,se nuk me pelqen te ekspozohem.E kemi lene te fshehte.

Selia shko te babi beni ndonje tave me biskota me mire.Dhe enigmen e molles si Eva dhe Adami vetem dy dedektive te zote si une dhe Donovan mund ta zbulonim fundja.Apo jo shpirt? Jo me molle pra,ishin me te mira me kakao si heren e pare.Molla madhe gjithandej ncnc! 

Rruget me Selian nuk do mbyllen asnjehere Donovan,per sa kohe qe vrasja e te emes se saj,Tianit,Rebekes,e te tjerave te dale ne drite.Kemi pune perpara dhe shalli i Selias do te te sjell fat.Detyra e zemres eshte te pompoje gjak,por kur kemi Donovanin perballe neve vetem flutura nga pompojne,mi Selia.Nuk ka qepur ndonjehere mish njeriu me muskuj barku,fundja mund te flirtoje ne ndonje moment tjeter,ndonese e di sa e veshtire eshte ta shmangesh.

Kush dreqin eshte Natalie? O Dono mos na zhgenje tani .Edhe ti Selia s'ke pse perqafon Kamerunin,mos u beni corap.............Ky liber po me mahnit!

Pra,ju djemte jeni te gjithe budallenj?Nuk eshte ndonje justifkim bindes fakti qe nuk mund te doni nje vajze tjeter qe nuk eshte fiksimi juaj.Nderroni teori dhe ne do ju besojme.Selia mos u merzit zemer e vogel se autorja nuk eshte kaq e keqe sa te te vrase edhe ty deri ne fund,por mua ama po ma merr shpirtin me kete histori.

Nena e Donovanit do jete me origjine shqiptare,se po u fiksuan qe nje nuse nuk ben per djalin e tyre,nuk ben dhe pike.Mundesisht te mbajne meri prej vitesh,si edhe ne rastin konkret.Pije mami goten e kosin *vibes*. Okej nena po jo te na vrasesh Natalien.Qyqa po kjo Xheni,gjalle je mi? Jo nuk qenka.Nejse.

Na ke konfuzuar me mollet dhe mekatet sa nuk e di a mund ta pi nje kafe nderkohe qe po e perfundoj leximin? Apo do me vrasin dhe mua? Ncnc zonja autore une kam hyre thelle ne kete liber,por fatkeqesisht nuk kam ndonje Donovan qe te me ndihmoje.Fal Zotit po e lexoj te perfunduar se nuk mendoj qe do kisha kaq durim per te pritur se cdo ndodhe ne pjesen tjeter..Zoooottt!!!

Pjeset e fundit po me bejne te 'pendohem' qe e nisa.E theksoj fjaline me te zeze qe thashe me siper.Do te kisha dashur nje fund te lumtur,pas gjithe ketyre vuajtjeve,por me duhet ta pranoj se fundi ishte me i pershtatshmi ndonjehere per kete histori.Veprimi 'heroik' per te qene i lare me shpirtin e Selias,ishte me te vertete nje mbyllje kolosale.

Me duhet ta pranoj qe ishte nje liber fantastik,qe e lexova me nje fryme.Koheve te fundit i jam perkushtuar me teper librave me vrasje,enigma dhe atyre psikologjike,dhe kam vene re se sa te talentuar jane disa autore ne trajtimin e tyre.Dhe ti e dashur autore,je nje nder autoret me te talentuara qe kam lexuar ndonjehere...Une te uroj shume suksese ne librat e tu te tjere! Dhe dicka te fundit,nese ato lajmet neper instagram qe pata hulumtuar ne fillim rezultojne te verteta,do e kem padiskutim ne biblioteken time kete kryeveper...Kissess!!


Më thuaj Një KritikëWhere stories live. Discover now