17.Pergjigje numer shtatembedhjete.

55 7 23
                                    

iseeblueee -Enklea 

 Zgjodha te skutheroj ne komentet e disa prej jush tek pjesa e pare ku behet pergjigja e pyetjeve dhe vura re qe autorja ne fjale,kur kishte komentuar kishte pohuar se i ka fshire te gjitha historite e saj.Por nje smire brenda vetes me beri te klikoj ne profilin e saj dhe te ve re qe historite jane rikthyer...So lets go!

 Libri nis me pershkrimin e historise,qe ne zhargonin wattpadist konsiderohet 'prologu' ku pershkruhet shkurtimisht se Enklean,personazhin kryesor do e martojne me zor.Kendshem dhe thjesht.Zonjusha po behet gati per dasem,te trashegohesh nuse! Pjesa e pare prezanton edhe Leon e nje situate mes tyre,per te treguar qe jane personazhet kryesore.

Ghaaa biznesmen i njohur ne Fier.Keta nga Fieri moter,te detyrojne te martohesh qe ne fillore,keshtu qe mos u habit shume.Pra prezantimi i personazheve qenka dhe me i detajuar ne pjesen dy shoqeruar me foto.Keto ide kane qene 'virale' ne fillim kur jam bere une pjese e wattpadit ktu e 9 vite me pare dhe realisht kisha shume pa pare nje gje te tille.

Pjeset vijojne me situata ne shkolle tipike.Ku ne gjithe klasen,per cudi,Leo dhe Enki do mesojne se bashku.Duke marr parasysh se eshte nje liber i 2021 dhe keto klishet jane ende,me ben te ndihem mire fakti qe lexuesit ne njefare menyre nuk 'shqetesohen' ,perkundrazi lexojne cdo histori te tille me shume endje.

Shiko mund te te fal cdo gje tjeter,por te fusesh keto formulat kanceroze te matematikes ne histori,nuk ta fal zonja autore.Pse na e ben jeten malore dhe ne wattpad??  Dialekti fierak qe perkthen fjalen 'dije' ne 'dje' eshte epik.Leo dhe Mateo jane nje dyshe fantastike qe e qajne kengen e Don Xhonit dhe Meritoni do i merrte padiskutim ne studion e tij.Dhe c'kam nje ndjesi qe kjo goca qe sec i dha nje ndjesi ndryshe,do jete te festa qe do jete e ky.

Veshja ne feste aq serioze sikur punon ne zyre kontabiliteti,nuk mendoj se i pershtatet festes Enkle,por ti e di.Gezuar Orgesto edhe 100 tjera! Leo shpetimtari dhe puthja padashje me qellim jane nje skene filmi favorite,qe ne 127447856235623 seriale ta kemi pare,prap na ben pershtypjen e na shijon si ta shihnim per here te pare.Njehere Orgesti,njehere Leo,njehere Mateo,njehere Edi,prap Leo...Enkleaaa!! Bej pak pauze se u lodha nga dera ne dere.Per ty e kam!

Ci do cuni vethet? Boh.Aaa qe te ngjaj si keto koreanet,kapish.'Une e jap veten per nje koka kola' po edhe une per 1 kafe.Me duhet ta pranoj qe keto pjeset ndonjehere jane te sterzgjatura,me ze gjumi.Me fal po c'eshte kjo vajze qe i propozon djali dhe pranon kaq thjesht? Je ne metro ti mojj?? Dilni nga Dajti pse jo,meqe u zyrtarizuat tak-fak.Ncnc.

 I thote kalit dashuria ime kurse mua jo.Ghaaaaaaaaaaaaa SI TE NGELESH I DHJERE*TUTORIAL.Nooo eskursionet e gjimnazit.Me preke zemren,ndihem shume nostalgjikee.Dashurite e gjimnazit jane kaq te pafajshme dhe me te bukura.Leje tani zonja autore se me bere te qaj.Okej e vertete apo sfide eshte tipike loje eskursionesh,por me zyshen? TF?! 

 Profesorja si Hadi,LOT.Po tamam o Mateo,qe me mjes me keto deklaratat e embla.Pse do martohet moo? Prit te mbaroj eskursionin njehere,o xhaxhi babi.Kjo eshte si ajo pjesa neper telenovela qe sa mendon se ka mbaruar,ja shkrepin ca kthesa ne film,qe te duket sikur tani filloi.Ju lutem cifti nuk behet seks ne eskursion me zyshen.

Do martohesh per te ruajtur nderin,po ik se ju kam bere naften me keto traditat tuaja.Leo aty cun per mashalla.Xhaxhi babi ju lutem jo me dore goces,mos u bej prind mesatar shqiptar qe thote se druni e ben femijen te mbare.Embelsira e Leos do kthehet ne buke me kripe.Zoti Alban mirese erdhet po cik me vrull te madh e ke marr!

Albani dashka varur ne giliotine pa e menduar dy here.Gjyshii me i milii <3. Mami i Albanit nga ana tjeter i jep kuptim shprehjes 'Albani,bir bushtre'.Leo djalii we missed u too.Fjala burrit nuk i kthehet,ama nje grusht ballit e do ndonjehere kur e zgjat.Ti Alban po me sos durimin mua,kaq trap sa je.Enkle bej durim,bije!

 Nese te ben ai dicka,me thuaj se e vras une.Po mor Leo po! Shko pra bjeri plumb bythve,mos prit me te tregu Enklea kur e dhunon.Dita dasmes,te trashegoheni thuhet? He pra Leooo mme ne fund.Pra,bota po shkaterrohet dhe ju kerceni kengen e Alban Skenderajt? Haha supeeer!! Kusheriri nga Italia? Seriously daddy??? Oh le te shohim!

 Enklea moj budallaqe! Nuk ja vlen barra qerane o moteeer..Dhe keta jane te cuditshem fare,"Ca ka Enklea? " "Enklea vrau veten." Si te ishte komplet normale.As ne ferr s'do shkoni si familje.Ne nje veshtrim te pergjithshem,Enklea dhe Leo duhen shume,kane nje dashuri pertej normales,nje dashuri te pafundme dhe te bukur,por kane nje fat te tille qe i mbyll cdo dere qe mundohen te hapin.Praktikisht,seshte e shkruar te jeni bashke.

 Edhe Leo qe del gjithandej,kur Enklea eshte keq,por seshte ne momentin qe ndodh ngjarja,me duket nje perpjekje e kote.S'mund te justifikohesh me 'perse e bere' 'smund te rri pa ty' kur nderkohe e takon ne spital tjetren kur sapo ka tentuar te vrase veten.Ca burri je ti! Pra pas gjithe kesaj drame ju doni pushime ne Durres? Ore une ju mirepres,po te ishte sheruar vajza njehere.

 Nuk para ja kerkon femra mashkullit Enklea,por fundja kur ta kerkoi ai nuk deshe ti.Tani fle gjume se je me fasho akoma,s'ka dashuri per ty.Mire ja bete seks,po pastaj? Xhaxhi babi jua prish terezine.DASHURIA SHKON E VJEN,NDERSA MARTESA QENDRON.Ne parim je i sakte,por me rastin e dhendrit qe keni zgjedhur ju,nuk qendron.Sorry not sorry!DHUNA NUK FALET-dhe ti zonja autore e the shume bukur.

 Dhuna,detyrimi,nderi i qelbur,shkaterroi endrrat e nje 18 vjecare,qe ne jeten e saj kishte vetem dashurine e pafajshme te nje adoleshenteje.Pff! Eshte mekat qe keto situata jane ende te verteta,te pranishme..Pra ky u gezua qe ti mbete shtatezene dhe papritur u be engjell? Prandaj eshte mekat,se ca familje ne Shqiperi mendojne se nderi i familjes pastrohet duke u shumuar me dike qe se do.Pff!

 GO ENKLEAA!Ti mundesh sepse je nje femer,nje vajze,nje grua e forte! Nese mendoni ende se nje femer nuk mund te jetoj pa nje mashkull,ju ftoj te gjitheve te shkoni ne te semes.Nga ti i pari xhaxhi Ilir! Leo edhe ti ! Sepse vetem nga ty se prisja,po keshtu je dhe ti.Hedh gurin,fsheh doren.Nuk eshte faji i femres edhe kur merrni fryme ju meshkujt po ik!

 Do kthehem per ty,do kthehem per ne.Ai qe te do vertet thjesht nuk largohet asnjehere,Leo,edhe sikur fundi i botes ti rendoj mbi koke.Enklea as ty s'te meriton per mendimin tim.Gjyshi i Albanit eshte personazhi im i preferuar.Enklea ti dhe Ori jeni heronjt e kesaj historie kaq te bukur.

 Fundi i historise ngjason pak me historine time Distimia,por ne rastin e ketij libri eshte Enklea,eshte nje grua e forte dhe MAGJIKE me gjithe dashurine e madhe qe i dha vetem Zoti e askush tjeter per ti ndricuar nje jete qe nuk kishte asnje shprese dhe per kete mendoj qe eshte akoma edhe me e bukur se imja.Eshte thjesht fundi me i pershtatshem qe mund te kishte kjo histori,pasi sic e permenda Enklea nuk meritonte as Albanin(KURRE) dhe as Leon.

Versionet e lumtura do ishin pa diskutim nje fund me i lumtur per Enklean dhe Leon qe do e donin njeri-tjetrin cdo dite te jetes se tyre si te ishte e para.Por dua te qendroj tek fundi i vertete,pasi per mua eshte i duhuri.Per ta konkluduar,kete kritike te tejzgjatur do thoja qe ke bere nje kryeveper.Ata qe nuk e pelqejne jane thjesht njerez qe nuk e kane lexuar deri ne fund apo thjesht kane paragjykuar shume gjera qe ne thelb te historise jane te panevojshme.Mesazhi ishte shume i forte dhe fatkeqesisht edhe aktual ne nje vend si Shqiperia.

Zonja autore shume suksese! Je vertet nje duararte! Me historine me mesazhin me te bukur ndonjehere per mua,do uroja te gjitha nenat,grate,vajzat,femrat dhe krijesat e bukura qe ka falur Zoti te cilat jane perballur me veshtiresi ne jeten e tyre,por qe nga ana tjeter jane ringritur mijera here edhe me te forta.Falenderoj mamit tim qe me beri vajzen qe jam sot ! Kaq kisha dhe ju lutem mos me beni te qaj...puthjee♥ (8 marsi eshte neser,e di.)

Më thuaj Një KritikëWhere stories live. Discover now