AUTOKRITIKË (2)

47 7 8
                                    

Kritika e fundit per 2023.

Mendova ta mbyll me nje autokritike,pasi ndonese keshillojme te tjeret per te bere me mire,mendoj se ndonjehere duhet te kthejme faqen nga vetja per te reflektuar se ndoshta vertet jemi ne ata qe duhet te bejme me mire.

Ne kete rast,doja ta mbyllja 2023,per te theksuar qe ne 2024,kritikat tuaja do te vazhdojne gjithsesi.Mendova te zgjedh nje nga historite e mia per "gjykuar" per here te fundit,si nje reflektim e "C'mund te beja me mire?".

Historia ne fjale eshte "Distimia",libri i fundit i perfunduar i 2023.Mund ta konsideroj personalisht si nje liber qe me ka marr zemren,qe ne momentin qe e bluaja me veten time si ide,si teme,si situate.Ishte nje teme disi delikate,por ne fund te fundit,nuk do prekja 'personalitetin' e askujt.Perkundrazi,do te trajtoja nje diskutim,qe shume njerez do e cilesonin turp per ta treguar.

Eshte turp te pranosh qe je ne depresion,por nuk eshte turp te vuash nga depresioni.Eshte turp te thuash se ke mendime vraste,por nuk eshte turp te te plase koka nga dhimbjet.Eshte turp te qash mbremjeve te vona nga mendimet e sterzgjatura,por nuk eshte turp te vuash nga merzia.

E pra,ajo c'ka kam dashur te percjell nepermjet Distimias ka qene pikerisht keto ceshtjet tabu qe i korrespondojne depresionit.Fare mire mund ta konsiderojme si semundje apo si "psikopati",por asnjehere nuk mendojme vertet se kjo dhimbje e kokes e madhe vjen nga merzia.Asnjehere nuk e kuptojme se depresioni na ka bere te ndryshojme teresisht ne nje moment te jetes.E nga ana tjeter mendimet vrastare i cilesojme si nje enderr e keqe.

Distimia ishte historia e Alvin dhe Danieles.Te dy perjetojne caste ne jete qe i ndryshojne ata rrenjesisht.Konkretisht,Alvinit jeta i merr mamin e motren,e ndersa Danieles prinderit dhe vellane.Botet e dy te rinjve takohen ne cep te Distimias.Takohen ne perjetime,dhimbje,merzi,derisa nje drite e bardhe ne fund te tunelit tu jape force per te vazhduar jeten.

I japin krahe njeri-tjetrit.I japin krahe depresionit,te qarave,trembjes,humbjes,ringritjes.Gjithckaje...I japin nje mundesi tjeter jetes duke qendruar sa larg edhe afer.Hera-heres me zemer ne dore marrin vendime qe i ndryshojne disi rrjedhjen e varkes se jetes.

Ne fund,ku gjithcka eshte si me pare,i japin edhe njehere doren depresionit.Alvin zgjedh te vazhdoje endrren e tij qe femije duke u bere student i mjekesise.Zgjedh qe ne ate moment te jetes,ku kishte kaluar shumecka dhe tani ishte me i forte se kurre,te mos behet infermier,por pegadod ne fakultetin e psikologjise.

Me nete te tera,analize,kujtimesh,perjetimesh ne retrospektive,Daniela dhe Alvin i japin guxim psikologjise se njeri-tjetrit,duke u fokusuar 100% ne mesimin e kesaj dege.Daniela behet nje nene e lumtur me dy vajza te cilat marrin emrin e motres dhe mamit te ndjere te Alvinit,nderkohe qe ky i fundit vazhdon lumturisht,duke e mposhtur Distimian,ta shoqeroje ate,duke frymezuar persona te tjere me perjetime si ai.

Dhe keshtu,mbyllet Distimia,nje liber tjeter i zhanerit Spiritual,pas suksesit te 'Djemte Qajne' qe mbetet libri im i preferuar.Them se kam arritur te percjelle sadopak te gjithe analizen e bere me lart.Ata qe e kane lexuar dhe e kane pelqyer i falenderoj nga zemra❤️me keni dhene vertet suportin qe doja ne kete ide jo aq te diskutueshme per shkak te paragjykimeve.Fundja te gjithe ne ne nje menyre apo ne nje tjeter e kemi perjetuar depresionin..

Per ta perfunduar,uroj shume t'ia kaloni sa me gezuar ne ditet e fundit 2023.Shpresoj te keni arritur ti realizoni te gjitha deshirat,te keni qene mire me shendet,e nese jo,uroj qe jeta te jete treguar jo edhe aq e lige me ju ne 2023.E si rrjedhoje,uroj qe 2024 te jete viti i gjerave qe late pergjysme ne vitet e tjera dhe realizimi i cdo endrre te bukur qe deshironi❤️Uroj t'ju japi force,deshire,sukses,lumturi,dashuri e mbi te gjitha gjithcka qe ju do zemra..

Dhe dicka..mos u largoni nga watti ore!!❤️Jemi ketu prap neve...hugs&Kisses!  x Daniela x

Më thuaj Një KritikëDove le storie prendono vita. Scoprilo ora