4.Pergjigje numer kater!

70 10 14
                                    

3.Libri i pare i child_of_poseidon_03 eshte 'My Other Self'-Vetja ime tjeter.

 Libri eshte i vitit 2022.Me ne fund nje liber 'i fresket' haha.Por prap ndihem ne faj qe nuk e kam lexuar.Fundja,ne kete liber po 'reklamoj' libra qe nuk i kam lexuar apo votuar,por mos mendoni se nuk kam lexuar asnje liber ne wattpad.Nejse..

 Persivali me duhet ta pranoj qe eshte nje tjeter emer i padegjuar.Wattpadistet qe kam zgjedhur deri me tani me kane habitur me emrat e personazheve.Girl,si e ke mbajtur mend deri ne fund?Pershkrimi ne fillim ka shume pikepyetje dhe pergjigjet jane brenda ne liber,keshtu qe eshte nje ide e mire qe ne njefare menyre e ke lene si enigme.

  Hyrja nis me shpernguljen e familjes se Persivalit.Do kisha dashur me teper hapesire ne te shkruar.Ndoshta i shkruan ne telefon apo laptop,serisht te shkruarit me hapesira bie me teper ne sy.Megjithate ndarja ne paragrafe e ka kompensuar disi.

 Ajo c'ka ve re tjeter eshte perdorimi i trepikeshit(...) ne mase.Ndonjehere mund te perdoret ne peshkrime apo kur kerkon te tregoj dicka qe vazhdon,por nuk e di cfare te kuptoj kaq shume sa e ke perdorur haha.

 Sherret ne familje per shkak te varferise jane nje ceshtje delikate,te cilen e ke trajtuar mire.E folura mes tyre eshte disi ofenduese karshi njeri-tjetrit,por te pakten nuk e ke cuar ne stade edhe me ekstreme ofendimi.

 Trepikeshi qenka ne vend te pikes.Dua te them,fundi i nje fjalie nuk ekziston,gje qe ne histori te tilla,duhet te ishte i pranishem.Ne rregull,tregon se historia dhe ndjesite qe perjetojne personazhet vazhdon e vazhdon.........ama eshte e nevojshme nje pauze ose nje ndalese.

 Vdekja e te emes nuk mendoj se ishte zgjidhja me e duhur qe ne fillim te historise.Fundja,s'kane nxjerre akoma plackat nga valixhet.Haha.Gjithsesi,frika e Klares dhe perjetimet e Persivalit jane mese normale.Trendafili me i bukur i bahces se Persivalit u vyshk.Pershkrimet jane fantastike,por nqs sdo kishe perdorur pikat e pafundme.

 Nje vella 'i ri' eshte nje fillim i mire per jeten post vdekjes se mamase.14 vjec Persi qenka gati te merrka freret e jetes,ndersa une kur isha 14 vjec kisha inat pse Bloomi ishte kryetare e Winx-ave.Perjetimet e Persit dhe flashbacks me shenja dhune apo te tilla si keto,jane trauma femijerie keshtu qe do jene se s'ben te pranishme.

  Naiv,shume i paster per kete bote te ndyre.Si te ma thoshte mua,qe sapo jam lare.Se nuk mendoj qe ka ndonje kuptim tjeter kjo fjalia.Ose te pakten nese ka,nuk mendoj qe eshte e duhura per te treguar se sa djale i drejte eshte Persi ne kete bote te shtremberuar.Haha.

 Para droge eshte zgjidhja me e duhur.Fundja te shesesh qe ne moshe te vogel e te fitosh,kjo po qe eshte biznes.Te pakten nuk ke besuar te tjeret,kur te thone se te studiosh per finance apo mjekesi ben leke.Nuk ben jo e di une.E tani qe u be 16 vjec ngeli vetem.C'eshte kjo shoqeri bespreme? Shoku shiti droge ti e le vetem...o zot dhe eshte akoma 16,sa e sa tradheti do kaloj ne jete!

 Letra e famshme me ne fund doli ne pah.Pse se lini djalin te luaj ne pianooo?Henri me duket burre i mire,se di perse.Nikolai dhe Celeste s'me bindin shume.Dhe me ne fund,Persi u be 18 vjec.Vazhdon akoma historia e tij dhe ai vazhdon akoma te jete me i vogel se une.

 Nena nuk ka qene e qete ne varr dhe e ka perndjekur.Khe-khem kjo histori po fillon te me tremb.Ndoshta perjetimet jane te thella per humbjen e saj,por mendo pak per lexuesit frikacak qe tani s'do i zere gjumi naten.Te shkreten leter gjejeee se na ngrive gjakun!

 Me behet qejfi qe ne leter shkruhej se leket e mamase i takojne Persit se u rropat me droge.Me pelqen qe nuk ka klishet tipike 'do te te dua' 'te shkruajta kete leter per te te thene se sa te doja'...Nana dhe gjyshi bravo! I shpetuan jeten Persilvanit dhe endrrave te tij.Ne moshen 20 vjecare Persi u be i pasur pa shkolle,pa studime,thjesht me nje testament.Ndersa une jam 21 dhe po jam shpirt ne fakultetin e biznesit...Jeta s'eshte telebingo per te gjithe.Nejse :(

 Tani fundja pasuri e katandi i ke,te duhet nje nuse.Zonja autore,nese fundi nuk eshte Persi 30 vjec me nuse e kalamaj,kjo histori nuk ben,po ta them qe tani.Klara qenka cmendur nderkohe qe i vellai eshte vip.C'paradoks!

 Njeriu ka kohe te mendoje per nje fund te lumtur,por nuk ka kohe te gjej nje menyre per te jetuar bukur...Ishte fjalia me e bukur ever.Fundja,i ke thene te gjitha.Ne qeniet komplekse qe quhemi njerez nuk dime te jetojme vazhdimin e momenteve,por mendojme per fundin e tyre.

Po Liamin besprem ce deshe prap? Nejse,nga fakti qe s'ke njeri tjeter,nuk rri njeriu vetem.Persi u be nje muzikant i njohur dhe i suksseshem,qe per mendimin tim e ka merituar qe i vogel.Fundja,per arsye se e ka te trasheguar,muzika ka lindur per Persi dhe Persi per muziken.

 Me pelqen fundi,ku shprehesh me nje paragraf motivues se si njerezit duhet te zgjojne brenda vetes ate VETEN TJETER,ate qe na bene me te forte,kur jena na perplas me njerez e situata.Ke bere nje liber shume te bukur,edhe pse me shume .......haha! Ndonese disi i sterzgjatur prap kishte lezetin e vete te lexoja historine e Persit 14,16,18,20vjec si dhe Persit te sotem.

Te lumshin duart dhe suksese!! Si liber i pare nga ty eshte fantastik!

Më thuaj Një KritikëDove le storie prendono vita. Scoprilo ora