2.Pergjigje numer dy.

80 11 31
                                    

1.Duke qene se blue__writer1 e ka fshire historine e saj te pare,vendosa te lexoj nje nga historite e saj🫶 'Edhe yjet dashurohen me ty'-e sygjeruar edhe nga ergita_h .

 Historia ne fjale eshte e vitit 2021,jo shume e larget,por prape te me falni qe une i lexoj kaq vone.Nuk e di se si,por te gjitha historite e deri me tanishme kane qene te 'hershme'.Gjithsesi,vazhdojme!

 Atehere,doja te vija ne dukje nje detaj qe pothuajse te gjithe coverat e librave te tu jane me ngjyra,me femije,peisazhe.Duke mos e ditur per cfare flet historia,te japin nje ndjesi sikur jane libra e tregime tipike qe kemi lexuar kur kemi qene te vegjel.Nuk eshte ndonje 'kritike' perkundrazi te kthen pas ne kohe dhe te jep nje fryme femijerie shume te ngrohte.

 Me pas,do vazhdoja me pershkrimin e historise.Jep disa fjali qe tregon se per cfare flet historia e me pas nje pjesez te saj.Per mendimin tim duhet te zgjidhje ose njeren ose tjetren.Jo se kjo gje eshte ndonje 'gabim' i madh,por thjesht do ishte pak me surprizuese ose lexuesit do ishin me kurioze per ta lexuar nese do ishte vetem nje fjali ose disa.

  Fondaela eshte emri me i veshtire e i cuditshem qe kam degjuar me pare.Kam pasur gjithmone shume mendime ne zgjedhjen e emrave te personazheve,por mesa duket s'ia paskam qelluar asnje emri te vecante.Te gjitha historite e kane nga nje emer te vecante e kjo gje me ka befasuar.

 Me duhet te te pergezoj per menyren se si shkruan,kaq drejte,paster,me kryeradhe qe ndonese ndonjehere e perdor vete se kisha perdorur ndonjehere kaq estetikisht.Pershkrimet jane fantastike qe ne pjeset e para.Me pelqen qe je fokusuar me shume ne detaje dhe ne pershkrime se sa ne dialoge.

 Pjesa ku flet se si e ka mardhenien me babin eshte e kendshme,deri kur thote se justifikimi i babait ishte i tmerrshem.Vajze,edhe ne kur kemi qene te vogla na jane 'mohuar' nga babi disa gjera,por ja ku jemi sot.Dua te them,s'eshte se s'do dish kurre te mbledhesh nese ngel njehere ne matematike apo jo? Nuk vdiqe domethene,aktore do behesh se s'ben.Ne mos sot neser ka dite plot.

  Amara me pelqen si personazh per faktin se eshte enderrimtare,por edhe me kembe ne toke.Ja e shikon qe e zgjedhura ishe ti.Oh kjo historia me dha nje ndjesi nga ato fanfiction me OneDirection qe shkruaja dikur aq e lumtur qe krejt papritur ne fantazine time Niall Horan e dinte qe ekzistoja dhe me ftoi per kafe.Me mungojne keto libra dhe pikeee.

 Me pelqen ky sistemimi i pjeseve me tituj pa numra.Se di pse me bene te mendoj se cfare mund te tregoj pjesa,por ne ca raste edhe gabohem duke u befasuar nga ajo cfare shkruhet.

 Nuk me ka ardhur askush deri tani te me thote 'kam pershtypjen qe ti mund te kendosh si Rihanna'.Mbase eshte nje nga keto here qe ka gabuar intuita Skellcit.Kjo situate u be si ato deshirat per te shkuar ne eskursion,po nuk i thoje dot mesueses qe s'te le babi e me mire te vinte duke thene 'skemi leke,s'mundemi'.Per hir te Zotit,Amara! Yt ate nuk do te te vari deshmore nese behesh aktore e Hekurudhave.

 Mos i beni edhe aq shume presion.Fundja 18 vjece eshte...prit pak?Sa? Po pse i thoni goces 'you suck' o brezi i mbaruar.Dashka e vellau te behet aktor.Te gjithe ne teater,pa babin normalisht.Babi qenka diktator.Aktrimi te ben me leke o babi Amares.Apo se di ti?

Me pelqen fakti qe e gjithe situata rrotullohet tek mardhenia prind-femije,duke trajtuar situata ndonjehere edhe reale,te perditshmerise sone qe shumica prej nesh i kane perjetuar me prinderit e tyre.Dua te them,nuk eshte se Valeri eshte i keq,por menyra se si ja transmeton femijeve te tij te miren qe do ti drejtoj ne te ardhmen,nuk eshte e duhura.

  Edhe mardhenia vella-moter eshte trajtuar shume bukur,ku gjithesecili mbeshtet tjetrin ne endrrat e deshirat duke folur pa frike.Ne fund te fundit,cfaredo qofte lidhja mes Amares dhe Nikolait,nuk do gjejne moter apo vella me te mire per njeri-tjetrin.E shkuara e tij duket e dhimbshme,por fakti qe e kujton me sportivitet duke thene se 'e shkuara eshte e shkuar e kupton' e kuptoj.Dhe me pelqen.

  Nje vrejtje e vogel per keto shprehjet 'you suck' 'its okay' e se di cfare tjeter mund te dale ne ndonje pjese.Nuk jane ndonje e share apo ofendim,por shqipja qe ti ke shkruar,pershkrimet,dialoget,gjithe historia eshte kaq fantastike,sa keto shprehjet jane sa per syrin e keq le te themi.Per mendimin tim,duhet te mos ishin prezente,por its okay! Haha!

 Dua te theksoj qe titujt e pjeseve jane poezi.Une nuk e di sa bukur i ke qendisur keto pjese historie.Je kaq e talentuar per ate zot.Rrallehere epiqendra e historive eshte mardhenia moter-vella,prinder-femije,perpos romancave qe jane ne cdo histori,ideja jote me duket gjeniale.Mesazhi i historise eshte i qarte 'Duhet te ndjekim endrrat,por duhet ti besojme intuites sone'.E nga ana tjeter 'Degjoni fjalen e vellait,motres apo prinderve'.Duartrokitje !!

 Ne jete numerohen hapat qe ben,jo hapat qe hedh! Ishte disi e thelle,por me ke lene pa fjale.Dua te them,perpos pershkrimeve te bukura,i shoqeron ndonje pjese edhe me shprehje te shkruara me te pjerreta per ti vene vulen.

Dashuria eshte gjithmone me probleme.FAKTE! Amara urime! E dija qe ne fillim,qe yt ate aq i pati nervat dhe do te te linte.Anvolea eshte nje tjeter emer qe ty bravo te qofte qe e ke mbajtur mend per ta shkruar.Aalto dhe Anvolea jane personazhe te filmave ...hm,as neper filma si kam degjuar! Aaaaa titulli filmit! Sa bukur! Aleksei po ashtu i kendshem.

 Nair eshte emri im i preferuar nga personazhet.Dhe ja ben mu qe ti Amara e pelqen keshtu qe mos na lodh koken.Edhe une per Olafin bej tifo edhe pse Frozen sme ka pelqyer asnjehere.

  Historia e fustanit ishte kaq romantike.Kisha nje ndjesi qe Valeri thelle-thelle eshte burre i mire.As une nuk rri me njerez qe deri dje perqafonin mua e ndersa sot te tjere.Bravo!Nuk i thuhet nje vajze 'pleher filmi' e aq me teper kur eshte e bija e Valerit.Djalo,ajo eshte zene me te atin per shume gjera,ty s'te ka gje fare,po ik! 

 Aleksei e terheq fjaline me lart ku thashe se je i kendshem.Je cdo gje e keqe pervecse i kendshem.Zoti Valer,per ty vlen e njejta gje.Dhe dashuriaaaaa doli me ne fund.Niar dhe Amara jeni si zogj.Edhe yjet dashurohet me ty Valer,po te paskan vjedhur qiellin! Drama ka pushtuar kete liber ...Ejprill,Aleksei,personazhe qe bejne me koken e vet e nuk te degjojne.Boll qave per to o Amara se s'te meritojne.Mba Niarin e je ne rregull!

Per ta mbyllur,fati eshte nje psikopat.Sepse te ishte ndonje 'zoteri' i mencur ti kete perlen qe ke shkruar do e kishe botuar qe para 2 viteve qe eshte publikuar.Kaq kisha! Faleminderit dhe te lumshin dockat ! ❤️ Ishte historia me e plotesuar dhe me e bukur qe kam lexuar ndonjehere..

Sukseseee!! Se shkruajta shumeee...ika!

Më thuaj Një KritikëWhere stories live. Discover now