14.Pergjigje numer katermbedhjete.

44 9 5
                                    

urfavautore - 'Me shikim te pare'

 Autorja eshte nje autore e re ne wattpad,qe nuk ka shume qe eshte bere pjese e wattpadit.Por sikurse jo shume autore te rinj,ajo ka postuar historine e saj te pare menjehere sapo eshte bere pjese e wattpadit.Ajo c'ka vlen per tu komplimentuar eshte guximi qe sido te pritet shkrimi i saj,ka gjetur kurajon per te shkruar nje histori deri ne fund.

Libri quhet 'Me shikim te pare' dhe ne dukje,duket se shume wattpadiste e kane perqafuar shkrimin e saj.Pershkrimi i librit tregon se historia flet per nje vajze dhe mafian angleze.E kam theksuar gjithmone qe wattpadi eshte i tejmbushur me keto histori,por prape se prape lexuesit jane te afeksionuar shume rreth ketyre historive.Nuk jane zhaneri qe mua personalisht me terheq,por gjithsesi po e hedh nje sy.

Pjesa e pare tregon se Kristia eshte personazhi kryesor,qe ka nje jete tipike gjimnazisteje.Nga ana tjeter,jeton me njerkun e saj dhe te emen.Do te me pelqente qe fjalite me te zeza per te sqaruar nje emer personazhi apo dicka tjeter,te mos i kishe te pranishme.Duket sikur jane nje publicitet i vogel nga libri dhe te bejne ta humbesh teresisht perqendrimin ne te lexuar.

Si hyrje e historise them se lexuesi ambjentohet shpejt me njerkun,tipin e tij,shkollen e Kristias,Devin,nxenesin e ri dhe te gjitha keto ngjarje ndodhin shume shpejt.Do te te keshilloja te mos shkruaje nje histori me shkurtime chati 'bkr' 'fr' apo te tilla si keto,ne menyre qe historia te behet me terheqese.Pa diskutim qe njerku eshte nje tip perversi,por per kete do te kisha dashur ta pershkruaje pak me teper.Te kujtoje ndoshta nje situate te ngjashme apo dicka te tille qe Kristia dhe ai jane perballur.

Them se personazhet takohen ne ambjentin tipik qe wattpadi e do shume ne cdo histori,ne bankat e shkolles.Me jep pershtypjen qe ky Devi ndoshta ka te beje me mafian angleze,por per te mos bere si dedektive madhe qe ne fillim,vazhdojme leximin.

Do duket sikur jam ndonje eksperte e madhe,por nuk dua te te le kete pershtypje.Mendoj se ndonje pike duhet diku neper fjali,pasi duket sikur fjalite nuk kane fund dhe te merret fryma gjate leximit.

Praktikisht,qellimi i Devit eshte realist per nje djale ne moshen e tij.Interesi jane notat.Lol sa e papritur! Se fundja rralle kemi te tille djem sot.Brezi sa vjen e iken per lesh.Ndonese po ta analizosh tipin e tij,do thjesht te marr shkollen 'jo se i plas per vajzen qe si hiqen nga mendja' hehe.Arbeni nga ana tjeter eshte nje personazh qe do share me liber shpie,por ktu jemi per te folur me edukate. 

Theksoj qe te shkruarit me shkurtime nuk e ben historine fort terheqese.Aq me teper kur jane keto tipiket biseda mes djemsh.Fundja,do jene pak gangstere,por per mendimin tim do te tingellojne me bukur me fjalet sic jane.

Kristia dhe Devi takohen 'rastesisht' ne diskoteke.E pritshme dhe e stisur.Kam pershtypjen qe e gjithe kjo eshte nje plan.'Zemer' dhe 'jet' mes ciftit per 2 dite qe flasin jane kaq femijenore.Ne ate moshe te gjithe mendonim se dashuria zgjaste pergjithmone dhe ishte kaq e pafajshme.Heh!Te me pyesesh tani per keto?As qe genjehem fare.

Edhe fjalori i ndyre eshte disi i tepruar.Mund ta pershkruaje si nje sherr te ashper mes djemsh ose te pakten ti kurseje disi te sharat,pak me te buta.

Kristia ja lejon vetem Deivit ta therras Kris,sic e ka thirrur dikur i ati.Une thashe c'kishe!Keto projektet te shtepia e nje shoku nuk jane shenja te mira,Kristia e dashur.Ke trauma qe nga njerku,moter,me kujdes.Kuptova nje detaj,qe rrallehere ngjarjet ne librat e wattpadit zhvillohen ne Shqiperi.Qe nga koncerti i Noizyt deri tek qendra tregtare TEG,zgjedhje disi ndryshe nga ajo c'kam lexuar rendom ne wattpad.

Dejvi thelle-thelle eshte cun mami,po ti Kristia s'di gje.Edhe dhuratat mamit ja ben nuk eshte se ka ndonje deshire te madhe ti bej gocave te tjera per te rene ne sy.Ti i ke rene ne sy keshtu qe,misioni eshte permbushur,s'ka nevoje as per dhurata.Me nje akullore nderrove mendim edhe ti.Haha!

Deri te kapitulli 10,ku edhe ti ke bere pyetjen 'si po ju duket' mendoj qe eshte si fundi sezonit te nje seriali.Ajo ka zbuluar padashje ca te fshehta te tij dhe ai trembet se mos nje vogelushe do ti prish planet e 'mbreterise' se tij.Interesante do thoja une.Kisha menduar nje rrjedhe krejt tjeter,isha disi skeptike ne fillim,por me surprizove.Me disa detaje dhe situata klishe,por jo aq klishe sa nje histori me mafia,qe mua nuk me pelqen.Pra,deri tani nje histori e kendshme.

Personazhi i Domenikut qe nga emri ja ben MUUUU qe eshte mafioz.Dhe eshte e padiskutueshme qe do dali ne cdo cep ku eshte Kristia.Hehe Dev game over! Dhe kur them ne cdo cep,cdo cep.Edhe ne banjo doli dmth.Fundja Domeniku ka me shume lek.Kuptoje diferencen,Kristia,ai paguan 50$ kafe.

Ky plani me pika per ti kerkuar falje Kristias me pelqen.Djemte e sotem as qe e cojne neper mend,keshtu mbani shenim nga Devi.Dhe vjen Domeniku na prish planet,por na krijon nje drame telenovelash juhuu.Dua ca kokoshka tani qe lexoj perballjen e tyre D-D.Nga ana tjeter ky bashkebisedimi me zyshen,ku Devi e pyet si te veproj per ta bere Kristian te kerkoj falje,eshte epik.I mean,lot.

Une mendoj qe kur nje mafioz si Devi betohet,duhet ta falesh Kristia.Je bere e imja qe kur refuzove te me jepje lapsin-kjo po qe eshte romantike,amore.Ky kompleksiteti qe meshkujt kerkojne nje femer te virgjer,le per te deshiruar.Se fundja djemte qe s'jane,nuk kane bere ndonje shkence,keshtu qe pusho o mafia.Kur nje vajze e paprekur,sic e doje ti,te thote te dua,thuhet 'te dua edhe une',jo te kam xhan sikur e ke moter te vogel.Ncnc!

Do doja te te keshilloja dicka per pjesen ku ke shkruar se per shkak te ankthit nuk mundesh ta vazhdosh librin.Une ta siguroj 100% qe te gjithe ne nje moment apo ne nje tjeter ne jete,jemi perballur me momente te veshtira,ku kemi dashur te heqim dore nga shume gjera.Une personalisht kam kaluar shume here situata me ankthin,dhimbjen,mos te ndjerit kenaqesi(anhedonia) e deri tek depresioni.Kam qare shume,kam qene shume e trishtuar dhe ne fund fare jam ringritur edhe me e forte.

 Fundja,pervec vetes askush nuk ta do te miren ne jete.Frikerat,emocionet e keqija,humbjet,rrezimet jane situata qe do perballemi gjithmone,por ajo c'ka ka me teper rendesi eshte forca qe i japim vetes per te ecur perpara...thene keshtu,jam shume e lumtur,qe pas kesaj pjese,historia ka vazhduar dhe ti e ke gjetur kurajon per tu rikthyer ne wattpad dhe per te shkruar,per tu futur ne boten tende,per te bere gjerat qe ti do. ♥

 Une kam shkruar per ankthin,depresionin dhe shume emocione te cilat sot i tregoj dhe i transmetoj tek te tjeret si force e imja,per ti dhene sadopak drite njerezve qe kane nevoje per mbeshtetje.Dhe per kete e di se cfare do te thote,kur ndihesh keq.

Dhe historia vazhdon me lidhjen e dy te rinjve qe jane me te dashuruar se kurre.Nje vajze e pafajshme me nje mafia budalla qe ben si trim kot.Praktikisht,femra e Devi Dukes ishte qe kur refuzoi lapsin ajo,po kto propozimet jane sa per formalitet hehe.Dua llokume une pra,meqe e moret si iniciative.

Praktikisht,dramat vazhdojne edhe ne pjesen e fundit.JO e fundit fare,por duke qene se historia vazhdon,eshte pjesa e fundit e postuar.Me duhet ta pranoj,qe kisha pershtypje tjeter,si nje histori tipike mafia me gjera te tepruara,me the te thashe,por derisa kam lexuar jam befasuar.Eshte nje histori klishe interesante me dy te rinj qe jane ne nje klase dhe kam shume sekrete te erreta ne jeten e gjithesecilit.Pra,nuk eshte nje histori me mafia e mirefillte,por ca detaje e situata i ka.

 Megjithate nuk eshte e merzitshme,por goxha interesante.Mua personalisht,menyra e te shkruarit me shkurtime dhe leksiku i shkujdesur ne fillim nuk me ngjiti shume,por kur e vazhdova ta lexoja kuptova qe eshte e gjithe historia me kete te folur tipike si shqiptare haha.

Nuk e di sa do i marresh parasysh keto analizat e kritikat e mia te sterzgjatura,por u mundova te bej me te miren.Sigurisht qe historia me ngjiti dhe nuk u pendova qe e nisa...Shume suksese ne vazhdim!! Ju ftoj ta lexoni sepse eshte goxha interesante.

Më thuaj Një KritikëOnde histórias criam vida. Descubra agora