15.Pergjigje numer pesembedhjete.

57 6 19
                                    

 Si fillim dua te falenderoj te gjithe ata qe e kane perqafuar kete liber kritikash dhe ne njefare menyre kane vleresuar edhe 'aftesine' time ne te dhenit kritika.E bej me shume deshire,ndonese mund te jete e sterzgjatur ndonjehere e merzitshme.Por ajo c'ka me ben me teper te lumtur,eshte fakti qe 'ironite' apo 'kritikat' qe ndoshta mund te tingellojne si profesionalizem nga ana ime,merren ashtu sic jane,shaka te kuruara.Ju faleminderit!!

Klaudeta07 - Jepi fund!

 Historia ne fjale eshte nje histori e shkurter.Rralle kam pare histori te shkurtra dhe gjithmone kam theksuar se ata qe shkruajne histori te shkurtra jane shume te zote.Fundja,une nuk e di ne do e kisha 'fuqine' per te percjelle nje mesazh a per te zgjidhur enigmat qe trajton nje liber ne kaq pak pjese.Them qe eshte nje zotesi pasi kerkon shume perqendrim per ti gershetuar te gjithe elementet,personazhet dhe idene e historise,per le te themi 5 pjese sa ka historia ne fjale.

Libri nis me nje epigraf ne anglisht,qe me intrigon shume.Me ben kurioze per ata c'ka mund te trajtohet me pas dhe c'lidhje ka ky epigraf me historine.Ajo c'ka me pelqen qe ne prolog eshte estetika ne te shkruar.Une 'vdes' per paragrafet e shkurter,kryeradhen,hapesiren.Mendoj qe keto elemente e bejne nje liber te bukur per tu pare e me pas terheqes per tu lexuar.

Prologu nis kendshem me nje bisede mes shoqesh ne nje konvikt,mbi historine e mbretit Solomon.A do isha martuar me mbretur apo do luftoja per dashurine e vertet? Heh.S'do as men as kalem si pyetje! Mbretin,moter.Sot nuk ka ndonje dashuri te vertete qe ia vlen per te luftuar sic jemi mesuar ne te lexojme neper libra.Kjo moter njera moter tjetra me duket shume e kendshme.

Ideja e tatoos me ate shprehjen super te gjate me pelqen.Ndonese vete sdo e beja se eshte shume e gjate hehe,te dhemb.Vret me shume te jesh i huaj ne jeten tende apo e humbur ne jeten e huaj? Pyetjet enigme qe shkruan ne cdo 2-3 paragrafe me bejne te mendoj shume.Fundja,jane pyetje qe ne nje konotacion apo nje tjeter i kemi menduar qofte edhe njehere ne jete,por nuk na jane dukur kaq te rendesishme.

Edhe pjesa ku shkembejne instagramet eshte lot.Duket si publicitet mes paragrafeve dhe pyetjeve enigme.Kucova eshte e vogel apo e madhe? Une nuk kam qene ndonjehere na falni per injorancen moter.Jona dhe Jerini me pelqejne si emra dhe si personazhe.Kane bere ne njefare menyre te dy veprime dhe kane marr vendime qe do i bejne te pendohen,por...Dashuria qe mori  nga ai shikim nuk mjaftonte.Sigurisht! Dashuria asnjehere nuk mjafton.

Te kthyerit ne murgeshe nuk i zgjidh problemet,Xhoane.Fundja ai djali thjesht do te te largohet dhe ti do gjesh nje menyre tjeter per ti zgjidhur gjerat.Mendoj se po shkon drejt nje rruge pakuptim.Ne jemi historia e pambaruar e dikujt.Wow! Tunduese dhe e vertete.Urrejtja ben gjakun uje dhe dashuria ujin gjak.E thelle! Praktikisht me pelqen qe cdo paragrafe a situate perfundone me nganje shprehje si keto.Jane shprehje te duhura dhe goxha te bukura.

Ky diskutimi pse e le te premten dhe jo te enjten,qe kthehet ne nje analize psikologjike,me mek.Dhe mbyllet me konkluzionin se kur te vi e premtja,do thuash javen tjeter,me pas muajin tjeter e keshtu me radhe.LOOOOOTT!! Eshte si ajo shprehja qe 'Dieta fillon te henen' dhe kur vjen e hena...ghaaa!!

Me duket se te kam thyer zemren padashje>> Taksirat me kerku falje.Nooooo Xhoanee kjo eshte kaq e trishte!! Ka zgjedhur te heqe dore sepse nuk behet dot nene.Oh zot! As qe do me shkonte ne mendje nje arsye e tille.Po edhe te jesh murgeshe nuk eshte se do zgjidhesh gje.Jerini te do cum mojj!! O zot zonja autore perse na e bere kete dramee?? Dhe une qe e lexoj qe me mjes :( .

Shprehjet motivuese sado mijera te lexosh dhe ta mbushesh koken plot,probleme nuk te zgjidhin fare.Keshtu qe Xhoane jepi drejtim se fundja edhe po nuk e lexove tek librat e Oscar Uajlld qe qielli eshte blu,blu eshte per te qene.

Kur kam hequr dore nga ty,me 32 shkurt? AWWWWWWWWW Jerin ti je nje dashuri! Mos ja vi re Xhoanes se se kishte me verte jo,thjesht ishte me ato kete jave dhe mendonte budallalleqe.Ja jetoni te lumtur tani.Nga fjalet qe the u be me e bukur gjuha shqipe-ky po qe eshte romantizem.

Dhe perpos dashurise qe triumfoi ne fund,biseda mes vajzave eshte epike.Nisi ashtu dhe bidisi po njesoj.Fundet e lumtura klishe s'do i shkonin kesaj historie dhe per kete kjo biseda e thjeshte mes vajzave ishte e duhura.

Te lumshin duart autore! Mesazhi ishte i thjeshte,i paster dhe i bukur.Me pelqeu vertet menyra se si ke trajtuar cdo situate ne liber,cdo personazh,Kucoven dhe Tiranen.Eshte nje histori e shkurter,por sic e thashe ne fillim e trajtuar ne cdo detaj aq me profesionalizem.Te pergezoj! Dhe suksese ne histori te tjeraa ♥♥

Më thuaj Një KritikëDove le storie prendono vita. Scoprilo ora