1.Sygjerim numer nje.

76 6 29
                                    

 Historia e radhes qe kam zgjedhur te 'kritikoj' eshte e AriMari15 e titulluar "Nje PSIKONGJARJE".I perket jo me larg se ketij viti.Eshte nje histori e shkurter me kapituj te gjate.

 Si fillim do te pergezoja per stilin e te shkruarit shume te rregullt me paragrafe e me shenja pikesimi.Dukem si ndonje profesioniste e mbaruar kur theksoj kete pjesen e paragrafeve,po per mua qe ne pamje te pare me jepet ndjesia nese e lexoj dot apo jo.

 Titulli eshte i nenkuptuar,por jo dhe aq i fshehte.Them se historia ne fjale eshte nje ngjarje qe shpreh gjendjen shpirterore te dikujt deri ne ekstren.Te pakten kjo eshte pershtypja ime e pare.Nese gabohem deri ne fund,s'quhem per ndonje intuite gjithsesi.

 Coveri i thjeshte,jo aq i ngarkuar.Mua personalisht me pelqejne coverat e zhanereve spiritual te jene te thjeshta pa ndonje ekzagjerim si te ishte horror.Pjesa e pare eshte nje sqarim per lexuesit se ndoshta shqetesohen nga skena te caktuara.Autore e dashur,ketu ne wattpad lexojne lloj lloj historish e as qe e kane problem fare,keshtu qe mos u lodh ti paralajmerosh.

 Vidra eshte nje emer i padegjuar.Te pakten Frida e kemi degjuar.Nuk e di por ne cdo kritike qe po postoj po perballem me eksperte te vendosjes se emrave te personazheve.Une vuajj!!Edhe Bek,eshte emer i bukur.Kjo ideja per te vendosur kto pikturat ne hyrje te cdo pjese eshte e kendshme.Vidra mesa duket ja shpetonka koken sa here Bekut.

 Beku quhet Benxhamin? Qesha.Mesa po kuptoj eshte nje histori sic e permenda me siper qe tregon gjendjen shpirterore te dy njerzve ne kete rast,qe jane perfshire ne nje ngjarje dhe kane lene pas trauma.Une personalisht keto histori i preferoj shume.

 Fjalia 'Njerezit ndonjehere behen te bezdisshem' pershkruan gjendjen time shpirterore aktuale pasi jam mar me provime e me lloj lloj pedagogesh e studentesh hehe.Ndonese ne historine tende ka tjeter kuptim.Nejse.

 Dashuria e Bekut qenka nje e semure :( .Kjo vertet ma keputi zemren,ndonese bej si e pandjeshme te keto historite spiritual.Edhe ti Vrida je shume kurioze! Kureshtja vret dhe mecen.Beku merrka ilace nga halucinacionet,Juna vdiq kaq papritur.Me fal zonja autore po c'eshte ky liber?? Apo do thuash ti,te paralajmerova qe ne fillim.Megjithate,po e coj deri ne fund me dore ne zemer...

E vetmja deshmitare e ngjarjes vdiq.Ke ndermend te vdesesh dhe shume personazhe? Okej informimi i doktorit mbi gjendjen e Bekut tek Vrida eshte nje ide e mire,por a nuk duket sikur doktori po pyet Vriden si t'ia bej,kur Vrida eshte ajo qe po kerkon zgjidhje tek ai? Keto pyetje-pergjigjet e hedhura njeri pas tjetrit mes Vrides dhe Bekut me vdesin fare.

Funeral me lule e trendafila vetem ty te kam degjuar Vrida.Po sje as pak ironike.Duh! Nuk me bind si personazh se di perse jam me shume team Bek. Me pelqen fakti qe here eshte ne kohen tani e here kthehesh ne retrospektive per te qartesuar disa elemente te historise.

Ore shume e irrituar me duket kjo Vrida.Goce kemi edhe ne halle s'ke vetem ti.Se te eshte fiksuar te gjesh vrasesin s'kemi ne faj.Budallaqe! Nuk mund ta besoj qe akuzat ishin per Bekun.E ne fund dola une personalisht budallaqe qe lexova nje histori te trilluar.Te urreeeej autore! Okej jo s'te urrej,por ma punove bukur.

Uaaaaaaaaaaa!! Vrida te dija qe ne fillim qe nuk te zihej bese.E dija e dija!!! Nuk e di ne quhet nje liber drame,mister,spiritual apo horror POR ishte WOW! Kishte te nderthurur te gjitha zhanerat se bashku me nje trajtim te ngjarjeve interesant dhe nje fund te perkryer.Dua te them,as qe do e mendoja gjithe kete skenar fantastik.Vrida edhe njehere tjeter te urrej!

Libri ishte pertej cdo zhaneri qe kam lexuar ndonjehere dhe me terhoqi vertet shume.Ke bere nje pune te shkelqyer.Do e cilesoja si underrated,nder ato histori qe kane pak lexime,por jane te adhurueshem.Theksoj faktin qe ketu ne wattpad nuk vleresohet aq sa duhet puna e autoreve te rinj,megjithate une te uroj shume suksese!! 

Më thuaj Një KritikëWhere stories live. Discover now